Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 PLANETI SERPO

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TracK

TracK


Numri i postimeve : 110
Join date : 22/12/2010

PLANETI SERPO Empty
MesazhTitulli: PLANETI SERPO   PLANETI SERPO Icon_minitimeWed Dec 22, 2010 11:40 pm

PLANETI SERPO

Misioni i fshehtë në planetin e alienëve

PLANETI SERPO Serpo96

Pasi kaloi peripeci të paimagjinueshme dhe pasi kaloi masat e sigurisë të vendosura nga qeveria amerikane, protagonisti arriti të asistonte me kontaktin e parë me një anije kozmike gjigante aliene dhe në uljen e saj në tokë, pikërisht në një bazë pas malit që e përndiqte në ëndrrat e tij.

Pikërisht në atë vend, ai asiston së bashku me shkencëtarë dhe ushtarakë, gjatë zbarkimit të tyre në tokë. Alienë ngjyrë gri, jo të këqinj, por interesantë, ashtu si ne, me njohuri dhe të zhvilluar në raportet me qytetërimin të evoluar në galaktikë.

Protagonisti i injoruar në këtë pikë nga ushtarakët, i afrohet anijes aliene dhe njihet nga alienët e vegjël gri që ashtu si fëmijët e presin me festë të madhe, duke rritur kështu edhe entuziazmin në anijen bazë të tyre.

Dhe kështu, mes surprizës dhe kuriozitetit, dëshmitari ynë vendoset në vendndodhje në vend të një astronauti të NASA-s. Për botën e qytetëruar identifikohet nëpërmjet mirësisë së tij dhe këmbënguljes për të besuar në ëndrrën e tij, ambasadori i njerëzimit pranë alienëve eksplorues... Fantazi?

Duket sikur nuk është, edhe përse në fund të këtyre pyetjeve duken më pak se poetike. Duket në fakt që një ekip njerëzish ka vijuar për trembëdhjetë vjet efektivisht, nga viti 1865 - 1978, në një planet larg 42 vjet dritë nga ne. Ndoshta Spielberg, për filmin e tij, është inspiruar në një fakt që ka ndodhur realisht?

Përgjigjet e pyetjes kanë rezultuar komplekse. Rrëfimet mbi çfarë po tregojmë vijnë nga një zyrtar ushtarak i DIA (Agjensia e Mbrojtjes Inteligjente) në pension, që përshkruhet si anonim, dhe për një vit e gjysëm ka kontaktuar nëpërmjet e-mailit një funksionar të qeverisë amerikane të quajtur Viktor Martinez.

Informacionet e marra nga Martinez nëpërmjet një forumi privat ufologjik janë shokuese, edhe pse padyshim nuk mund të gjejnë një pohim të sigurt.

Të tilla informacione sot, gjenden të integruara nëpër artikujt e ndonjë faqeje interneti e kuruar nga ufologu Bill Ryan (www.serpo.org).

Megjithatë, pyetjet mbeten po aq interesante, edhe për shkak të disa komenteve të bëra nga ish-agjenti special i AFOSI (Zyrës për Investigime Speciale të Shteteve të Bashkuara. Air Force, aeronautika amerikane). Richard Doty, ky është emri i informatorit të dytë, që ka konfirmuar që lajmet e dhëna nga "anonimi" janë të vërteta, por jo të plota. Atëherë, çfarë po ndodh?

Është e mundur që Amerika të jetë plot ish-agjentë me ndërgjegjje të trazuar? Ndërsa ufologët tentojnë të diskreditojnë gjithçka, duke u bazuar në faktin e një veprimtarie disinformuese të bërë nga qeveria amerikane, ne mendojmë që kjo histori prezanton disa aspekte interesante e për disa kuptime, shumë iluminuese për kohën.

Ashtu siç është mënyra jonë e të bërit të gjërave, nuk pretendojmë që ajo që tregojmë është e vërteta absolute, por mendojmë që mund të jetë një pikë e vlefshme meditimi, që nëse ndodh, do të sqaronte shumë pika të errëta të ndodhive ufologjike të gjashtëdhjetë viteve të fundit.

"Anonimi rrëfen se si historia filloi pikërisht gjashtëdhjetë vjet më parë, në 1947. Ish-ushtaraku flet për UFO-crash, kohë në të cilën një anije aliene me dimensione të vogla u përplas në tokën e Meksikës së Re. Është e qartë referimi i incidentit të famshëm të Roswell, që ka bërë të shkruhen mijëra radhë, por sipas informatorit tonë, gjërat nuk shkuan sipas parashikimit, dhe me sa duket përplasjet kanë qenë dy.

Përplasja e parë është vënë re në jug-perëndim të Corona-s, jo larg pikës së qytezës së Roswell. Tjetri do të kishte ndoshur në Majën Pelona, në jug të qytetit Datil. Për të parin informacionet janë më të shumta, edhe pse sipas gjasave disa informata të lëshuara në kohë të ndryshme mbi alienët e Roswell rezultojnë të rreme, për të verifikuar çfarë ndodh në realitet.

"Anonimi" pohon që Ufo ishte përplasur duke provokuar një goditje shumë të thellë; dhe në momentin e mbërritjes së autoriteteve, gjetën pesë trupa alienësh të vdekur dhe një ende të gjallë, edhe pse i plagosur dhe i dehidratuar.

Alieni me gjatësi pak me shumë se një metër, me lëkurë të bardhë në gri, sy të zinj dhe kokë gjigante krahasuar me strukturën trupore, u kap dhe menjëherë u kurua. Atij iu dha ujë, të cilin e piu dhe refuzoi ushqimin.

Pas qëndrimit në bazën e Roswell, gjatë kurimit fillestar, entitetit biologjik, u transferua në laboratorët e Los Alamos së bashku me trupat e shokëve dhe disa pjesë të anijes të mbledhura nga njerëzit e aviacionit.

Në Los Alamos u morën masa që trupat të ruheshin në qeli speciale frigoriferike dhe përnjëherë filloi studimi për to: njëkohësisht, filluan tentativat për komunikimin me jashtëtokësorët.

Pas disa muajsh u vendos dërgimi në bazën ajrore të Wright -Patterson në Ohio, zyrat e përgjithsme të USAF (US Air Force). Atje alieni pati vizita të rëndësishme: shkencëtarë, politikanë e ushtarakë të rëndësishëm, mes të cilëve dhe Presidenti Truman.

Arrinte të komunikonte në anglisht nëpërmjet një mjeti special për përkthime, me të cilin mund të lidhej edhe me planetin e tij. U zbulua kështu se vinte nga Zeta Reticuli, yll me largësi 42 vite dritë në kostelacionin omonim të Reticulum, të dukshëm në qiejt e Australisë.

Nëpërmjet komunikimeve ndërhapësinore u morr vesh që një Ufo-crash ashtu si ai i Roswell, ishte ndeshur në Datil. Në gusht 1949, disa eksplorues zbuluan në një zonë shumë të zakonshme gjurmë të një Ufoje dhe lajmëruan menjëherë autoritetet. Urgjentisht një skuadër shpëtimi u nis nga baza e Kirtland, në Sandia, afër Albuquerque dhe mblodhi trupat e alienëve dhe mbetjet e tjera.

Ebe (entitet biologjik), e gjetur pas përplasjes së parë jetoi deri në 1952, por ishte mjaftueshëm për të kuptuar qëllimet e këtyre specieve aliene: u caktua, nuk u morr vesh asnjëherë, një takim në prill 1964 dhe në atë datë një anije kozmike u pa afër tokës, pranë Alamogordo-s, gjithmonë në New Meksico.

Ebetë gjetën mënyrën për të marrë me vete trupat e shokëve të tyre, vizituesve të tokës, të vdekur në 1947 dhe të shkëmbenin informacione të shumta, mes të cilave edhe për idenë e një grupi eksploruesish që do të dërgoheshin në planetet respektivë për të ndarë informacionet dhe njohuritë.

Amerikanët e kapën në ajër rastin dhe në 1965 lindi projekti Crystal Knignt, që parashikonte dërgimin për 10 vjet në Serpo, ky është emri i planetit të Reticolianëve. Ekipi do të përbëhej nga dymbëdhjetë persona, dhjetë burra dhe dy gra, të seleksionuar për kapacitetet e tyre mes radhëve të forcave të armatosura; tetë të US Air Force, dy të US Navy.

Ekipi njerëzor ishte formuar nga ekspertë të të gjitha disiplinave e që në kohë të shkurtër patën një stërvitje të tipit astronautik: pas gjashtë muajsh ishin gati për të hipur në bordin e një tjetër anijeve reticoliane që bëri uljen e rastit në Nevada. Operacioni, i quajtur përnjëherë Projekti Serpo, filloi.

Në Tokë, mbeti vetëm një Ebe e vetme, e cila u mbajt për të gjithë kohën e vizitës në zonën e njohur 51. Informacionet që Reticolani paraqiti rezultuan sensacionale: specia e tij, edhe pse me ngjashmëri të dukshme nuk paraqiste të ashtuquajturit "Gri", alienët që rrëmbyen njerëz dhe që kanë qëllime jo të qarta.

Gritë, që hasim shpesh janë alienë të ardhur nga Alfa Centauri, me largësi 4.3 vjet dritë nga këtu.

Por në këtë rast bëhet fjalë për qenie gjysëm artificiale, pa shpirt, që vazhdojnë të përcjellin eksperimente jo miqësore për humanët.

Të ndryshëm janë Reticolanët që duke qenë të ngjashëm fizikisht, kanë qëllime njohjeje dhe shkëmbimi kulturor, duke mos treguar sekretet e teknologjisë së tyre, ashtu si bëjnë Gritë klasikë.

Së bashku me ta, janë gjithsej nëntë raca aleine që po vizitojnë tokën. Një racë e ardhur nga kostelacioni i Luanit, një tjetër nga Epsilon Eridan, 11 vite dritë larg nesh. Reticolanët kanë një strukturë sociale komplekse, kanë një fe dhe një histori shekullore dhe që prej dymijë vjetëve më parë vizituan planetin Tokë për të analizuar ADN njerëzore. Në kohërat tona u kthyen në vitet '40, të tërhequr nga Lufta e Dytë Botërore. Incidenti i Roswell i bindi ata për nevojën për bashkëpunim me qeniet njerëzore....

Qendra e Testimeve Nevada, fton edhe sot eksperimente të të gjitha llojeve. Aty, në 1965 u realizua nisja e dymbëdhjetë humanëve në anijen reticoliane, të Projektit Serpo. Me të gjitha gjasat ajo duhet të rezultonte një foto identike e një Ebeni reticolian. "Grija" klasike e alienëve të ashtuquajtur rrëmbyes, por të paprovuar ende, në realitet do të bënte dallimin nga Eben dhe do të provonte që Alfa Centaurët kanë qëllime të ndryshme nga populli i ardhur nga Serpo.

Megjithëse ndërsa alieni i mbetur në Tokë, tregonte gjithë këto informacione, diçka nuk shkoi tek të transportuarit në Serpo. Nga dymbëshjetë të dërguarit, dy nuk mbijetuan (një doktor, i vdekur nga pneumonia dhe një oficer sigurie, që mbeti i vdekur si pasojë e një plage); dy të tjerë vendosën të rrinin përgjithmonë atje.

Dhe kështu, në 1978 kur tre vite me vonesë anija reticoliane solli në tokë skuadrën e projektit Serpo, gjithmonë në veri të Nevadës, vetëm tetë persona ishin në bord, shtatë burra dhe një grua. Pasi morën shokun e mbetur në duart e njerëzve, Reticolianët u kthyen në planetin e tyre. Por çfarë u bë me të kthyerit?

Sigurisht, Mëmë Amerika i trajtoi shumë keq, ashtu siç bëhet me të padëshiruarit.: I ndau dhe i mbajti në struktura ushtarake në gjendje izolimi total. Personat e projektit Serpo, u pyetën dhe u ripyetën në karrigen e të vërtetës shumë e shumë herë. Nuk ishte një kthim i lehtë në shtëpi ai i tetë personave të ardhur nga Serpo; në pikën që asnjëri prej tyre nuk mbijetoi, i fundit vdiq në 2002. Vijimi i projektit Serpo duhej të ishte projekti Bishop, por Presidenti i asokohe, Regan e anulloi në 1985.

Çfarë u ndodhi personave të dërguar në Serpo, për të marrë këtë vendim?

Çfarë ndodhte në "Tokën e Alienëve"

Ajo çfarë panë eksploruesit njerëzorë ishin shumë, por ishte e madhe dhe fortësia e provave që duhet të përballonin. Edhe pse në gjendje për të komunikuar me tokën, të dymbëdhjetë ishin absolutisht të vetëm nga pikëvështrimi organizativ: planeti ishte gjeologjikisht shumë i ndryshëm nga i yni, pak male, pa oqeane, me lumenj të nëndheshëm që shfaqeshin në vende të hapura.

Nxehtësia ishte ekstreme dhe duhej kohë për t'u ambientuar. Dita ishte 43 orë, por nuk ekzistonte errësira dhe as matja e kohës: qielli ishte gjithmonë i qartë dhe s'kishte mjete referimi për të kuptuar orën dhe as orët nuk funksiononin.

Edhe ushqimi ishte një problem: skuadra kishte marrë ushqime vetëm për dy vjet dhe që në provat e para u duk qartë që ushqimet aliene ishin të patretëshme dhe u shkaktonin të gjithëve probleme gastrointestinale. Qenë kështu të detyruar të ndanin ushqimin për tetë muaj të tjerë, më pas Reticolianët provuan të realizonin ushqime të ndryshme për të qenë komatibël me organizmin njerëzor.

Eksploruesit tokësorë nuk u mbajtën kurrë në izolim dhe nuk iu vu asnjë ndalim kalimi në planet. Ata ishin të lirë të shkonin ku të donin, me mbështetjen e një grupi alienësh me qëllim për t'i asistuar.

Në 1971, gjashtë vjet pas fillimit të misionit, njerëzit emiguan në një lokalitet më në veri për të vizituar toka të reja: këtu klima ishte më e freskët dhe klima vegjetative sillte më pak probleme.

Planeti numëronte rreth 650 mijë banorë, të gjithë të ngjashëm me Eben të Roswell. Fillimisht, kishin ngjashmëri të mëdha trupore, më pas dallimi u vu re nga zëri. Nuk flisnin anglisht, por përcillnin tinguj, zhurma që njerëzit ishin në gjendje t'i përkthenin në anglisht, duke realizuar dhe një fjalor gramatikor.

Alienët nuk flinin, por kishin tre periudha pushimi gjatë ditës serpiane, nuk hanin mish edhe pse në Serpo kishte shumë kafshë, mes të cilëve gjigantë të ngjashëm me brontosaurët, e nuk ishte e mundur të kuptoje moshën e reticolanëve dhe as ata nuk ishin në gjendje ta thoshin, duke qenë se nocioni i kohës ishte i panjohur.

Ebenët nuk kuptonin obsesionin tonë për "orët" dhe na përcaktonin "të çuditshëm"; megjithatë u gjetën varre, shenja që ishin të vdekshëm. Në fund Ebenët ishin e vetmja formë jete e civilizuar në planet.

Rrëfimet e "Anonimit" (integruar nga një burim tjetër që përcaktohet "Anonimi II") mbarojnë këtu, por ka shumë për të diskutuar ende. Dëshmitari kryesor në favor të çështjes, Richard Doty, ish-agjent e AFOSI, nga ufologjikët një ngatërrestar pasi në 1988 mori pjesë në një emision televiziv në të cilin pohonte që Reticolianët ishin "Gritë" klasikë të përfshirë në rrëmbimet njerëzore: historia e Roswell do të ishte e vërtetë, por e vërtetë nuk është ajo çfarë pason.

Në këtë rast u përfol për një kontakt në bazën ajrore të Wright - Patterson dhe jo të Alamogodos; duke u përfolur një planet orbitues në yllin Zeta Reticuli me largësi 16 vjet drite jo 42! Në të vërtetë është e qartë që elementët e disinformimit mund të jenë prezent, por është e qartë që shumë referime gjejnë mbështetje në logjikën e shpjegimeve të natyrshme.

Është i njohur fakti që diçka ka ndodhur në përplasjen e Roswell; është edhe e ditur që objekte të paidentifikuara që ranë ishin dy dhe ndoshta edhe që një alien i mbijetuar arriti të fliste me të tjerët pikërisht në këtë planet.

Që të flitej për "Grinë klasike" ose për "Grinë e bardhë", nuk mund ta dimë: sigurisht duke u nisur prej vitit 1947, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpikën objekte të pabesueshme si laser, kevlar, teflo, fibra optike, raketa, materiale titani me rezistencë maksimale, për t'u ndalur me zhvillimin e pabesueshëm të informatikës dhe elektronikës.

Një progres ky që të çon në mendje për një ndërfutje të teknologjisë "ekstra-njerëzore", që ka prodhuar këtë pikë zhvillimi të pabesueshëm. E zëmë se kjo histori është e vërtetë: projekti Bishop do të ishte fshirë pikërisht sepse Reticolanët, të shtyrë nga njohuritë kulturore, nuk donin t'u transferonin njerëzve teknologjitë e tyre.

Por sigurisht një pjesë e vogël e teknologjisë, ndoshta ide, zbulime shkencore ose projekte inxhinierike, mund të jenë kopjuar në menyrë sekrete nga qeveria amerikane. Sipas ç'do të dhëne, të gjitha shpikjet aktuale kanë gjenezën e tyre në vitet '50...

Duke parë hapësirat qiellore, robotët ajrorë që pilotohen vetë, të sjell në mendje këto ide...Sido që të jetë, mendojmë për një çast për dy njerëzit e mbetur në Serpo. Çfarë do të ketë ndodhur me ta? Kanë kaluar gati 30 vjet... Do të jenë ende gjallë? Përse nuk vendosën të ktheheshin në Tokë? Por pyetja më intriguese është kjo: në vend të tyre, ju çfarë do të kishit bërë?

Projekti Serpo


PLANETI SERPO Serpo911

Se pari, më lejoni të prezantohem. Jam një punonjës tashmë në pension i qeverisë së SHBA. Nuk dua të hyj shumë në detaje për të kaluarën time, por kam qenë i angazhuar në një program special".

Ishte kjo deklarata e hapjes e dërguar nga një burim anonim në nëntor 2005, në drejtim të një grupi diskutimi në internet, që koordinohej nga Viktor Martinez, një i punësuar në administratën amerikane.

E-mailet zbuluan ekzistencën e Projektit Serpo, që supozohet se është një program shkëmbimi ndërmjet qeverisë amerikane dhe jashtëtokësorëve nga Serpo, një planet në sistemin e yjeve Zeta Retikuli.

Thuhet se programi e ka fillimin pasi dy UFO u përplasën në Rosuell dhe Korona në vitin 1947. Thuhet gjithashtu, se i vetmi jashtëtokësor që mbijetoi ka ndihmuar ushtrinë amerikane në vendosjen e kontakteve me Ebenët, qeniet e ngjashme me të në Serpo.

Ky lloj komunikimi çoi në një program shkëmbimi në vitin 1965, ku 12 ushtarakë të specializuar të ushtrisë së SHBA kanë shkuar në Serpo në bordin e një anije hapësinore të Ebenit, si pjesë e një misioni 12- vjeçar për të mësuar më shumë në lidhje me gjeologjinë dhe biologjinë e Serpos, si dhe për të mësuar më shumë për Ebenët.

Gjatë misionit, u mësua se Serpo është afërsisht 37 vite dritë larg nga Toka, ka dy diej, është pak më i vogël se Toka dhe ka një atmosferë të ngjashme. Megjithatë, nivelet e rrezatimit në Serpo ishin më të mëdhenj se të Tokës, kështu që ekipit iu desh të mbajë mbuluar trupat gjatë gjithë kohës. Ebenët kishin udhëheqës, por jo një formë reale qeverisjeje dhe jetonin në komunitete të vegjël, me një qytet të madh që funksiononte si pikë qendrore e qytetërimit të tyre. Popullsia totale në planet ishte afërsisht 650 000.

Ekipi me 12 pjesëtarë qëndroi në Serpo deri në 1978, kur shtatë burra dhe një grua u rikthyen në Tokë. Dy pjesëtarë vdiqën në Serpo, ndërkohë që dy të tjerë vendosën të qëndrojnë. Me rikthimin në Tokë, ekipi u izolua deri në vitin 1984. Nga të tetët që u rikthyen, të gjithë kanë ndërruar jetë tashmë për shkak të rrezatimit të tepruar të shkaktuar nga dy diejt e Serpos. Asgjë nuk dihet për të katërtët që mbetën prapa.

Të gjithë këto të dhëna e patën fillesën nga një burim abonim që thuhet se ka patur akses në kaseta audio të raportimit të atyre që u rikthyen në tokë (forma e shkruar përbëhet nga Projekti Serpo, 3000 faqe pjesë të të cilit mund të gjenden në faqen e internetit www.serpo.org).

Është një histori e bukur, një rrëfim që duket se ka një unazë të vërtetë brenda dhe një version që ka qarkulluar mes studiuesve të UFO-ve për më shumë se 20 vite. Por duke ditur aq shumë gjëra në lidhje me mashtrimet e mëparshme me UFO, a mund ta pranojmë si të vërtetë Projektin Serpo?

Një histori e vjetër, por edhe e re

Shkrimtarja dhe regjisorja Linda Moulton ka qenë e para që ka folur për një program shkëmbimi tokë/alienë në 1983, atëherë kur bënte kërkime mbi UFO-t: The ET Factor, një dokumentar të porositur nga rrjeti televiziv HBO. Në atë kohë, asaj i kërkoi takim reshteri i Forcave Ajrore, Richard Doty, i cili i tha se i ishte dhënë miratimi që ta lejonte të transmetonte informacione dhe pamje filmike sekrete të forcave ajrore të SHBA në dokumentarin e saj.

Një pjesë e këtij informacioni, sipas tij, përfshinte një program shkëmbimi njerëzish që u larguan nga baza e forcave ajrore Holloman në vitin 1964, për të shkuar në Zeta Retikuli. Regjisores iu tha se tre njerëz u nisën, por njëri vdiq në planetin e alienëve; njëri u çmend (por nuk pati informacione për fatin e tij); dhe një u rikthye në Tokë e tashmë jetonte në një ishull sekret, i mbrojtur nga ushtria e SHBA.

Doty premtoi që do të furnizonte Moultonin me materiale që do të konfirmonin ekzistencën e një race jashtëtokësorësh, duke përfshirë dokumente zyrtarë të qeverisë dhe ushtrisë, filmime dhe fotografi. Megjithatë, ai vazhdoi ta zvarrisë deri kur më në fund i tha se eprorët kishin vendosur që të mos nxirrnin më shumë informacione.

Pa provat e Doty, HBO hoqi dorë nga realizimi i dokumentarit në vitin 1984. Emri i Doty është shfaqur edhe në lidhje me të tjera sekrete qeveritare që lidhen me UFO, si për shembull dokumentet mbi MJ-12, kështu që nuk është habi të zbulosh se Doty (tashmë civil) ka gjithashtu lidhje me nxjerrjen e historisë së Projektit Serpo. Dhe vetë ky fakt e bën të dyshimtë historinë.

Përgjatë këtyre viteve, edhe studiuesve të tjerë të fenomeneve të UFO-ve u janë thënë histori të ngjashme mbi një program të fshehtë shkëmbimi mes SHBA dhe një race aliene, por burimet më të fundit kanë nxjerrë më shumë informacion mbi Serpo nga sa kish dalë deri më sot.

Pyetjes përse historitë e mëhershme kanë ndryshuar sa u përket detajeve, është thënë se informacioni është nxjerrë qëllimisht copa-copa nga ata brenda qeverisë që mendojnë se sekrete të tillë nuk duhen mbajtur nga publiku dhe se gabimet janë të qëllimshëm për të fshehur identitetin e atyre që nxjerrin informacionin.

Ka patur zëra për nxjerrje të fotografive që janë realizuar në Serpo nga ekipi i programit të shkëmbimit, por deri tani asgjë nuk ka dalë. Deri kur të ketë prova reale, fizike për ekzistencën e Serpo, kjo histori duhet të trajtohet si një tjetër rrëfim i paverifikueshëm për UFO, sado intrigues
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PLANETI SERPO
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Alarm,... planeti Tokë po vdes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Paranormale :: Ufologji-
Kërce tek: