Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Astromedicina

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 99
Join date : 22/12/2010

Astromedicina Empty
MesazhTitulli: Astromedicina   Astromedicina Icon_minitimeSat Jan 01, 2011 12:06 pm

ASTROLOGJIA DHE SHËNDETI

Astromedicina Astro10


Dega e astrologjisë, e cila merret me ndikim e trupave qiellorë në shëndetin tonë, quhet astromjekësi (astromedicinë).

Shenjat astrale renditen që nga maja e trupit për të vazhduar deri në fund të këmbëve me të njëjtin rend sikundër renditen në Zodiak.

Kështu, dashi është ekuivalenti i kokës, demi i qafës, binjakët të krahëve dhe pjesës së epërme të gjoksit, gaforrja ekuivalent i gjinjve, zemra i luanit, peshorja dhe virgjëresha të pjesës së mesit të trupit, akrepi ekuivalent i organeve seksuale, shigjetari i kofshëve, bricjapi i gjunjëve, ujori i pjesëve të nëngjurit, ndërsa peshqit janë ekuivalentë të shputës së këmbës.

Secilës shenjë duhet t’i jepet domethënia e planetit zotërues, sepse planetët i drejtojnë pjesët e caktuara të trupit dhe organet e tij. Mirëpo, që ta krijojmë një pamje mbi shëndetin e ndonjë personi nuk na mjafton vetëm shenja e tij solare dhe planeti i tij sundues.

Në bazë të orës së lindjes duhet të bëhet karta precize natale, pastaj të analizohet në tërësi horoskopi, duke u dhënë përparësi pjesëve të horoskopit që kanë të bëjnë me gjendjen shëndetësore.

Planetët dhe trupi i njeriut: Secilit planet i përket një pjesë e caktuar e trupit.

Në astrologji secila shenjë zodiakale udhëheq pothuajse të njëjtat pjesë të trupit sikundër edhe planeti i saj sundues (dashi she akrepi - Marsi, Plutoni; demi dhe peshorja - Venera; binjakët dhe virgjëresha - Merkuri; shigjetari - Jupiteri; bricjapi - Saturni; ujori - Urani; peshqit - Neptuni, gaforrja - Hëna, Luani - Dielli), ndaj gjatë analizës së shëndetit duhet t’i marrin parasysh si shenjat, ashtu edhe planetët.

Prandaj ky regjistër i planetëve dhe i pjesëve të trupit, që u përgjigjen atyre, mund të zbatohet edhe në shenjat e Zodiakut.

• Dielli: syri, zemra, qarkullimi i gjakut, shpina, sperma;

• Hëna: syri, psikika, limfa, gjinjtë, gjëndrat qumështore, mitra, lëngjet e trupit;

• Merkuri: sistemi nervor, veshët, mushkëritë, sistemi i frymëmarrjes, krahët, duart, bërrylat, gishtat;

• Venera: goja, faqet, fyti, lëkura, veshkat, vezoret;

• Marsi: koka, hunda, mjekra, muskujt, zorrët, rruazat e kuqe të gjakut, organet seksuale;

• Jupiteri: mëlçia, arteriet, gjëndrat;

• Saturni: eshtrat, thonjtë, dhëmbët, flokët, gjunjët;

• Urani: nervat, psikika, truri, nyjat;

• Neptuni: psikika, shputat, boshti kurrizor, rruazat e bardha të gjakut;

• Plutoni: sistemi reprodukues, gjëndrat, hipofiza, gjenet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://galaxy-ks.n-stars.org
 
Astromedicina
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Ezoterizem :: Astrologji-
Kërce tek: