Galaxy-KS
Regjistrohuni



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Zbulohen sekretet e jashtëtokësorëve

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TracK

avatar

Numri i postimeve : 110
Join date : 22/12/2010

MesazhTitulli: Zbulohen sekretet e jashtëtokësorëve   Thu Dec 23, 2010 12:06 am

Zbulohen sekretet e jashtëtokësorëve

Përse SHBA, Anglia dhe Franca hapën dosjet për UFO-T

Kaluan rreth 60 vjet nga incidenti i UFO-ve në Roswell. Që nga ajo kohë raportimet mbi UFO-t u rralluan gjithmonë e më shumë, dhe tani tre shtetet më të mëdha të botës hapën një kapitull të harruar, apo më mirë shkundën nga pluhuri dosjet mbi UFO-t.

Ka një të përbashkët mes të tre shteteve në këtë arsyetim. Janë mediat ato që këmbëngulën, por edhe një ligj që bën të mundur hapjen e këtyre dosjeve.

Dhe sot pas hapjes së arkivave sekrete mbi objektet fluturuese të paidentifikuara, studiuesit e shkencëtarët janë mbledhur në qendra të veçanta, për të hedhur dritë mbi to.

Por përsëri shumë prej tyre mbeten të pazbuluara, ende nuk ka përgjigje për pyetje të tilla si: Ekzistojnë alienët? Jemi vizituar nga jashtëtokësorë? A ka parë ndokush vërtetë mjete të panjohura fluturuese?

Cilat janë dosjet e zbuluara nga SHBA, Anglia dhe Franca? A do gjejnë përgjigje këto pyetje e të tjera me hapjen e këtyre dosjeve?

Arkivat

Incidenti “Roswell” përfshin gjetjen e materialeve të një objekti të paidentifikuar në Roswell, Nju Meksiko në SHBA, 1947.

Që prej asaj kohe ky rast është kthyer në objekt spekulimesh e hipotezash nga më të ndryshmet.

Ekzistojnë hipoteza të ndryshme në lidhje me atë që ka ndodhur në të vërtetë atje.

Forcat ushtarake të SHBA-së pretendojnë se mbetjet që u zbuluan në vendin e aksidentit ishin ato të një balone top-sekrete që ishte përplasur.

Sidoqoftë shumë ithtarë të UFO-ve vazhduan të besojnë se objekt i përplasjes ishte një UFO. Incidenti u kthye në një legjendë urbane dhe Roswell njihet si incidenti më i njohur që ka lidhje me UFO-t.

Në vitin 1995, sipërmarrësi i videove, Ray Santilli nxiti debate të shumta me të ashtuquajturën “autopsia e alienit”, kur pretendoi se kishte xhirime të kryera në një kamp ushtarak amerikan, menjëherë pas përplasjes në Roswell.

Në fillim Santilli i paraqiti filmimet që dispononte në një audiencë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të mediave, studiues UFO-sh, etj, në Muzeun e Londrës më 5 maj, 1995.


Tetë dosjet e bëra publike përpara disa ditëve nga Ministria Britanike e Mbrojtjes përmbajnë qindra raportime për vërejtje objektesh të panjohura fluturuese në hapësirën kohore 1978 e 1987.

Mes mijëra faqeve që përmbajnë hasen dëshmi që luhaten nga hamendësimet e deri te ato më interesantet. Arkivat sekrete përmbajnë fakte për objekte fluturuese të paidentifikuara dhe takime e supozuara me alienët, ngjarje të ndodhura këto mes viteve 1978-1987.

Dosjet janë hapur për publikun duke u hedhur në web. Arkivat janë hapi i parë i një programi shpërndarjeje në 4 vjet të të gjitha dokumenteve për ufot, që nga viti 1978 e deri më sot. Në raportet e dhëna nga këto tre shtete konkluzionet janë përafërsisht të njëjta.

Ende nuk është arritur të gjendet shpjegim për një pjesë të konsiderueshme të tyre. Shumë ngjarje e raportime mbeten në hije e të pashpjeguara.

Në raport e qeverisë britanike shkruhet gjithashtu se lajmërimet për të tilla objekte të paidentifikuar të bëra që nga viti 1950 e deri më sot kapin një shifër prej rreth 11 mijë rastesh.

Kohët e fundit edhe Franca hapi arkivat e saj në lidhje me UFOT, por edhe në këtë rast nuk u zbulua asgjë që mund të tregonte se jashtëtokësorët kanë mbërritur tashmë tek ne.

Pasi agjencia kombëtare publikoi arkivat sekrete mbi UFO-t, hapi një faqe interneti që dokumenton më shumë se 1.600 pamje të rralla, të siguruara gjatë pesë dekadave.

Arkivi online që do të rifreskohet herë pas here me detaje të reja, paraqet raste të rralla të pamjeve të UFO-ve që vazhdojnë të shqetësojnë mendjet e shkencëtarëve të famshëm.

Pas 30 vjetësh publikohet një numër shumë i madh dokumentesh lidhur me rreth 1600 raste të studiuara nga Geipan, struktura e qendrës hapësinore franceze. Por 28 përqind e këtyre rasteve mbeten të pashpjegueshme.

Në Kanada, Departamenti i Mbrojtjes Kombëtare ishte marrë me raportime, pamje të çuditshme dhe hetime për “UFO”-t në të gjithë Kanadanë. Përveç hetimeve të kryera në fushat e drithërave në Duhamel, Alberta, ende incidenti i liqenit Falcon në Manitoba dhe incidenti në Shag Harbour në Skocinë e Re, mbeten “të pazgjidhura”.

Franca

Franca është vendi i parë që hapi arkivat e saj mbi UFO-t, në mars 2007. Pasi agjencia kombëtare publikoi arkivta sekrete mbi UFO-t, hapi një faqe interneti që dokumenton më shumë se 1.600 pamje të rralla, të siguruara gjatë pesë dekadave.

Arkivi online paraqet raste të rralla të pamjeve të UFO-ve që vazhdojnë të shqetësojnë mendjet e shkencëtarëve të famshëm.

Pas 30 vjetësh publikohet një numër shumë i madh dokumentesh lidhur me rreth 1600 raste të studiuara nga Geipan, struktura e qendrës hapësinore franceze. Por 28 përqind e këtyre rasteve mbeten të pashpjegueshme.

SHBA

Sipas agjencive më të njohura të lajmeve në botë, “BBC”, “Foxnews”, etj;, ekziston një kërkesë zyrtare ndaj qeverisë amerikane për të çelur të ashtuquajturin “Libri blu”.

Ai konsiston në hetimin e rivlerësimin e dëshmive të vjetra, në mënyrë që të sqarohet njëherë e mirë fenomeni i UFO-ve dhe ato ngjarje që nganjëherë dhe nuk besohen.

Sipas tyre ka ardhur koha që pamjet e qarta të sferave fluturuese, dritave të ndezura dhe objekteve fluturuese me shpejtësi skëterre të mos anashkalohen më.

AngLia

Ministria britanike e Mbrojtjes ka hapur arkivat sekrete në maj 2008, për objektet fluturuese të paidentifikuara dhe takimet e supozuara me alienet, ngjarje të ndodhura këto mes viteve 1978-1987.

Dosjet janë hapur për publikun duke u hedhur në web. Qeveria britanike vendosi hapjen e arkivit sekret me qellim kundërpërgjigjen ndaj një “labirinti zërash të hallakatur” mbi informacionet e mbledhura nga qeveria angleze në lidhje me fenomenin UFO..!


Incidenti “Roswell”, autopsia e një alieni



Incidenti “Roswell” përfshin gjetjen e materialeve të një objekti të paidentifikuar në Roswell, Nju Meksiko në SHBA, 1947.

Që prej asaj kohe ky rast është kthyer në objekt spekulimesh e hipotezash nga më të ndryshmet.

Ekzistojnë hipoteza të ndryshme në lidhje me atë që ka ndodhur në të vërtetë atje.

Forcat ushtarake të SHBA-së pretendojnë se mbetjet që u zbuluan në vendin e aksidentit ishin ato të një balone top-sekrete që ishte përplasur.

Sidoqoftë shumë ithtarë të UFO-ve vazhduan të besojnë se objekt i përplasjes ishte një UFO. Incidenti u kthye në një legjendë urbane dhe Roswell njihet si incidenti më i njohur që ka lidhje me UFO-t.

Në vitin 1995, sipërmarrësi i videove, Ray Santilli nxiti debate të shumta me të ashtuquajturën “autopsia e alienit”, kur pretendoi se kishte xhirime të kryera në një kamp ushtarak amerikan, menjëherë pas përplasjes në Roswell.

Në fillim Santilli i paraqiti filmimet që dispononte në një audiencë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të mediave, studiues UFO-sh, etj, në Muzeun e Londrës më 5 maj, 1995.

www.galaxy-ks.n-stars.org




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Zbulohen sekretet e jashtëtokësorëve
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Paranormale :: Ufologji-
Kërce tek: