Galaxy-KS
Regjistrohuni



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 BOTA E FSHEHUR NEN ANTARKTIK

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TracK

avatar

Numri i postimeve : 110
Join date : 22/12/2010

MesazhTitulli: BOTA E FSHEHUR NEN ANTARKTIK   Thu Dec 23, 2010 12:18 am

BOTA E FSHEHUR NEN ANTARKTIK

Shkencëtarët britanikë kërkojnë për forma të jetës të fshehura para më shumë se 400,000 viteve nën akullin e Antarktikut

Shkencëtarët britanikë do të nisin njërin nga misionet më guximtare ndonjëherë, që të kërkojnë forma jete të cilat ka gjasa që kanë mbijetuar për miliona vjet në një "botë të
fshehur" të ngrirë, nën një shtresë të lashtë të akullit.

Javën e kaluar, një ekipi të shkencëtarëve të Antarktikut i është dhënë leja të shpojnë shtresën e akullit të trashë dy milja, e cila ka mbyllur një liqe nën akull nga pjesa tjetër e biosferës për së paku aq gjatë sa "Homo sapiens-i" ka ecur nëpër Tokë.

Ata shpresojnë të gjejnë specie, të cilat kanë mbijetuar nën shtresën e akullit që nga formimi i saj, para midis 400,000 dhe dy milionë viteve. Gjetja e jetës në kësi mjedisi ekstrem do të ishte njëra nga zbulimet më të rëndësishme të shekullit, duke e ngritur mundësinë e kërkimit të jetës jashtëtokësore në Europa, një hënë e Jupiterit ku mendohet se ekziston jeta nën një oqean të ngrirë.

Shkencëtarët planifikojnë të përdorin një teknologji të sofistikuar të shpimit të akullit e zhvilluar në Britani për të depërtuar nëpër shtresën e akullit dhe për të hyrë në botën ujore të Liqenit Ellsworth në Antarktikun Perëndimor, njëri prej afro 150 liqeve nën glacialë që shkencëtarët i kanë gjetur me anë të radarit që depërton nëpër akull.

Liqeni Ellsworth, me madhësitë ngjashme me Liqenin Windemere, mendohet se është i thellë më shumë se 100 metra dhe fundin e ka të mbuluar me llum të trashë.

Shkencëtarët, të cilët e hulumtuan këtë, besojnë se është një kandidat i madh për jetë nën akull.

"Është një vend i errët dhe i ftoftë, i cili ka qenë i mbyllur nga bota e jashtme dhe ka gjasa se përmban forma unike të jetës," tha profesor Martin Siegert nga Universiteti i Edinburgut, hulumtuesi kryesor në projektin Ellsworth.

"Kjo është një gjë shumë e rëndësishme në eksplorimin polar: ekipi ynë do të jetë i pari që do ta eksplorojë këtë liqe të lashtë. Mikrobiologët mendojnë se liqenet e thella nën akullnaja janë mjedise unike ekstreme, ku mikrobet jo të zakonshme mund të adaptohen dhe të mbijetojnë.

Këto mjedise mund të jenë analoget më të afërta në Tokë me Europan, e cila ka një kore të trashë të akullit përmbi një oqean."

Ekipit britanik iu premtuan më shumë se 6 milionë sterlina nga Këshilli për Hulumtimin e Mjedisit Natyror dhe ekspertët po thirren nga një shoqëri e universiteteve, përfshirë atë të Bristolit dhe Edinburghut, dhe qendra specialiste si Qendra Kombëtare Oqeanografike e Britanisë në Southampton dhe Studimet Antarktike Britanike nga Cambridge.

Ata planifikojnë të çajnë drejt liqenit Ellsworth në verën antarktike të vitit 2012-13 me disa sonde shkencore të dizajnuara që të gjurmojnë organizma që jetojnë apo shenja kimike të jetës.

Do të jetë hera e parë që ndonjë shtet ka eksploruar këto liqene misterioze nën akullnaja dhe sondat britanike janë të dizajnuara posaçërisht në atë mënyrë që të jenë sterile dhe të parandalojnë kontaminimin mikrobial nga sipërfaqja.

Problemet teknike kanë penguar një projekt të ngjashëm të Rusisë që të depërtohet nëpër një liqe shumë më të madh të quajtur Vostok në Antarktikun Lindor.

Projekti rus gjithashtu ngeci më kontroversi, sepse ishte i bazuar në një teknologji shpimi jo sterile, e cila përdor vajguri si lubrifikant dhe e cila shumë lehtë mund të kontaminojë mjedisin e pacenuar të Liqenit Vostok.

"Rusët nuk do të vendosin një sondë në Liqenin Vostok; ata vetëm do të shpojnë deri në ujin e liqenit," tha profesor Siegert. "Por, ata po kanë probleme me shpimin e akullit dhe kanë ndalur punën sërish këtë sezon. Kur është në pyetje çështja se kush po udhëheq shkencën e kësaj pune, atëherë është projekti ynë sepse është Britania ajo e cila po e vendos një sondë brenda dhe po merr matje direkte dhe mostra, si dhe po merr sedimentet nga dyshemeja e liqenit; kjo do të jetë hera e parë."

Një konkurrencë e shëndoshë në mes të Rusisë dhe Britanisë ka shtyrë që secila palë të përpiqet të jetë e para që hyn në një liqen nën akullnaja. Por, profesor Siegert theksoi se nuk ka të bëjë vetëm me atë se kush është i pari.

"Konkurrenca është ajo e cila i jep shtytje shkencës. Por, nëse gara është e vetmja gjë e cila na shtyn, ne do ta bënim deri tani. Ne kemi punuar në këtë projekt për 10 vite.Është me rëndësi për neve dhe natyrisht do të ishte bukur të jemi të parët, por shkenca ka shumë më shumë rëndësi sesa të fitosh një garë."

"Ekziston një garë dhe do të gaboja po të thosha se kjo nuk e bën interesante," shtoi ai. "Në disa mënyra është motivuese, por kjo nuk është arsyeja pse po e bëjmë. Caqet shkencore janë aty ku ne po e vendosim vëmendjen tonë."

Edhe pse liqenet nën akullnajat e Antarktikut janë të groposura nën një shtresë jashtëzakonisht të trashë të akullit, uji i liqenit mbetet i pangrirë për shkak të nxehtësisë gjeo-termale që vjen nga thellë nëntoka, si dhe nga shtypja tejet e madhe e akullit, e cila e shtyn ujin poshtë; uji mbetet i lëngshëm deri në minus 1 gradë C.

Shkencëtarët besojnë se çfarëdo organizma të gjallë të cilat kanë mbijetuar në këto liqeje pavarësisht errësirës totale e kanë bërë këtë duke konsumuar mbeturina organike dhe ushqime tjera të cilat janë akumuluar në tokën e liqenit para shumë mileniumeve.

Nëse këto mikrobe ekzistojnë, ata definitivisht kanë evolvuar në izolim pothuajse total nga pjesa tjetër e jetës në Tokë, dhe për një fat aq të gjatë kohor sa që tani mund të jenë të ndryshëm nga format e ngjashme të jetës jashtë në sipërfaqe.

"Ne shpresojmë të zbulojmë se si mund të ekziston jeta në mjedise ekstreme dhe se si ka ndryshuar Antarktiku në të kaluarën, gjë e cila mund të na ndihmojë që të kuptojmë më shumë rreth vendeve tjera në Tokë," tha profesor Siegert.

Britania e para ka përdorur një teknologji të shpimit të akullit e cila përdorë ujë të ngrohtë për ta shkrirë akullin. Kjo ka përparësinë e sterilizimit të pajisjeve gjersa futet thellë në akull, por shkencëtarët gjithashtu planifikojnë të filtrojnë ujin që të largohen çfarëdo baktere të vdekura apo viruse të cilat mund të hyjnë nga sipërfaqja në birën e shpuar.

Kur të përfundon bira e gjerë afro 35 cm, shkencëtarët do të kenë 36 orë para se kjo të mbyllet. Sonda e parë do të kapë videoimazhe, mostra nga uji dhe sedimentet nga fundi i liqenit.

Një sondë e dytë "e gravitetit" do të futet që të shpon dhe të merr disa metra të sedimentit nga dyshemeja e liqenit.

Profesori Martyn Tranter, nga Universiteti Bristol, i cili do të mbikëqyrë analizën e ujit, tha: "Çfarëdo mikrobe që ushqehen me materialin në dyshemenë e liqenit do të japin një shenjë të posaçme kimike të cilën shpresojmë ta kapim në ujë.

Nëse gjejmë çka do që jeton nën akull jo vetëm se do të jetë shumë emocionuese, por mund të ketë implikime për jetën në mjedise të ngjashme të akullta, si ato në planete tjera.

Por çelësi i suksesit do të jetë dëshmia se çfarëdo mikrobe të marra nga liqeni janë banorë origjinalë, dhe jo vetëm rezultat i kontaminimit nga vetë shpimi.

Ndalesa e ardhshme:Hëna e Jupiterit

* Një e vërtetë universale në shkencë është se uji i lëngshëm është i nevojshëm për jetë dhe kjo është arsyeja pse përqendrimi i kërkimit të jetës jashtëtokësore është në Europa, një hënë e Jupiterit për të cilën besohet se e ka një oqean të ujit të pangrirë nën një shtresë të trashë të akullit.

Njëra nga dëshmitë më të fuqishme për oqeanin nën sipërfaqen e akullt të Europa-s u shfaq në vitin 2000, kur një anije hapësinore gjeti flukse në fushën magnetike të hënës e cila tregoi se uji po qarkullonte nën shtresën e saj të trashë të akullit.

NASA, agjencia hapësinore amerikane, planifikon të dërgojë një flotë të anijeve të vogla hapësinore në Europa që të gjurmohet kjo hënë për së afërmi.

Edhe pse sipërfaqja e Europa-s rri në temperaturë prej afro minus 160 gradë C, mendohet se uji nën shtresën e akullt parandalohet prej ngrirjes nga një fërkim tektonik i shkaktuar nga tërheqjet e forcave gravitacionale nën Juptierin dhe 12 hënat e tij.

Vrimat e ujërave të ngrohta dhe të pasura me minerale mund të jenë duke derdhur ushqime në oqeanin e Europa-s, duke u dhënë formave të jetës aty burime të pasura të ushqimit dhe energjisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
BOTA E FSHEHUR NEN ANTARKTIK
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Paranormale :: Ufologji-
Kërce tek: