Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mbreti Dhe Djaloshi Besimtar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 99
Join date : 22/12/2010

Mbreti Dhe Djaloshi Besimtar Empty
MesazhTitulli: Mbreti Dhe Djaloshi Besimtar   Mbreti Dhe Djaloshi Besimtar Icon_minitimeWed Jan 05, 2011 9:31 pm

Mbreti rrinte ulur ne fronin e vet i kapardisur si kendes, e shkendijat dilnin nga syte e tij. Ushtaret dridheshin prej tij nga frika, sepse kishte zemer te forte si guri, a me te forte dhe me te ashper se guri.
Mbreti e levizi koken si shenje se magjistari mund te paraqitej para tij. Magjistari hyri i perkulur dhe me koke te ulur, u ndal para mbretit dhe tha: “I falenderohem zoteriut tim qe me lejoi te paraqitem para tij. Zoteri, kam ardhur t’ju them se jam plakur dhe se fuqia me ka leshuar. Kam frike se kur te vdes, edhe magjia ime do te vdese se bashku me mua. Urdheroni, zoteri qe te gjendet ndonje djalosh i zgjuar te cilit do t’ia kisha mesuar mjeshtrine e magjise!”
Mbreti tha: “Te faleminderit ty, o magjistar! Tere jeten tende e ke shpenzuar ne sherbimin tim! Ke qene besnik dhe i sinqerte, ndaj do ta kryej deshiren tende!” Mbreti urdheroi qe te plotesohet deshira e magjistarit. U zgjodh nje djalosh i zgjuar dhe me fytyre te bukur, te buzeqeshur, nje djalosh shpirtemire dhe mendjemprehte.
Magjistari, pas nje veshtrimi te shkurter, menjehere erdhi ne perfundim se ku djale eshte nje thesar i paqmueshem. Pastaj tha: “Mire paskan zgjedhur, po shoh se je i menqur, i qete dhe i zgjuar. Shpresoj se nuk mashtrohem!”
Keshtu djaloshi filloi te vinte qdo dite te magjistari, qe prej tij t’i mesonte bazat e magjise, por nuk e bente kete dhe gjithaq me deshire. Nuk e donte nje profesion te tille, por qfare te bente! Ky ishte nje urdher i mbretit te ashper dhe te pameshirshem, ndaj nuk kishte mundesi ta kundershtonte ate.
Nje dite, derisa po shkonte te magjistari, dikush e thirri nga pas si me turp. Ishte ky nje kryeprift qe jetonte i vetmuar ne nje banese te veten, e qe deshironte ta njoftonte djaloshin me te verteten dhe fene e All-llahut. Djaloshi pranoj te takohej me te dhe e hapi zemren e tij para mesimeve dhe keshillave te tij qellimmira. I vinte mire ta degjonte bukurine e fjaleve dhe mendjen e gjere te ketij njeriu te devotshem. Dhe keshtu djaloshi qdo dite kthehej ne kete shtepi te miresise qe ta mesonte urtesine, ne menyre qe te nxirrte nga ajo q’eshte e mire per kete bote dhe te kursente diq nga ajo per boten tjeter dhe per tere njerezit. Per kete nuk i fliste asgje magjistarit, qe te mos e gjente ndonje e keqe. Edhe ai njeri i devotshem e kishte keshilluar qe per kete mos t’i fliste askujt, derisa All-llahu xh.sh. t’i udheroje diq tjeter. Dhe mire kishte vepruar!
Pas nje kohe, djaloshi filloi te mendonte dhe te brengosej gjithnje e me shume. Deri kur do te mbetej me frike nga oborri mbreteror, magjistari dhe padrejtesia?! Si te largohej nga magjistari pergjithmone? Atehere, nje dite, i pa shume njerez te cileve diq ua kishte zene rrugen. Qfare po ndodhte atje?
U afrua dhe e pa nje shtaze te trishtueshme qe ua kishte zene rrugen njerezve. Te gjithe ishin te frikesuar. Djaloshi e mori nje gur, e ngriti dhe tha: “O Zot, nese tek Ti eshte me e dashur ajo qfare ben kryeprifti sesa ajo qfare ben magjistari, mbyte kete shtaze!” E pastaj e gjuajti ate shtaze me gur, e qelloi ate dhe ajo ra e vdekur per toke. Njerezit u habiten me ate se qfare beri, ndaj filluan te tubohen rreth tij. Djaloshi shkoi tek kryeprifti per t’i treguar se qfare kishte ndodhur. Ishte mjafte i shqetesuar; zemra sikur donte t’i dilte jashte gjoksit.
Kryeprifti e qetesonte djaloshin duke i thene: “ O bir, ti je sot me i mire se une. Kam degjuar se qfare ke bere. Dije se All-llahu xh.sh. eshte me ty! Besimtari gjithnje eshte ne sprove. Ndoshta do te gjeje ndonje gje e pakendshme, por behu zemerforte dhe i durueshem. E lus All-llahun e madherishem qe te te ndihmoje ne qdo gje!”
Djaloshi gjithnje e me shume behej i devotshem, ndaj njerezit e qmonin me shume. Filloi me ndihmen e All-llahut fuqipote t’i sheroje te verbrit, te semurit nga lebra dhe te semurit tjere.
Per kete degjoi njeri prej bashkepunetoreve dhe keshilltareve te afert te mbretit, i cili vazhdimisht i bente shoqeri mbretit. Kishte blere dhurata te shumta dhe te shtrenjta dhe shkoi tek shkoi tek djaloshi. I tha: “Sikur qe me sheh, une jam i verber! Nese me sheron, te gjitha keto gjera te bukura do te behen tuat!”
Djaloshi u pergjigj: “Une jam sikur te gjithe ju, nuk mund te sheroje askend. Ai qe ju sheron ju dhe mua eshte All-llahu xh.sh. Nese beson ne All-llahun, i Lartesuar qofte, une do te lutem qe te te sheroje!”
Atehere keshilltari i mbretit deklaroi se All-llahu eshte Nje, i Vetmi dhe menjehere u sherua, prandaj u gezua tej mase qe All-llahu xh.sh. e kishte sheruar. Kur u sherua u perul ne shenje falenderimi ndaj All-llahut xh.sh.
Diten e dyte, ai njeri erdhi tek mbreti dhe u ul prane tij si zakonisht, e mbreti u habit kur e pa se ky nuk ishte me i verber. Mbreti e pyeti: “Kush ta ktheu shikimin?” Njeriu besimtar iu pergjigj: “All-llahu, Zoti im i Lartesuar, Ai mua m’i ktheu syte”. Mbreti u hidherua dhe bertiti: “Ti a ke Zot tjeter perveq meje? Me thuaj, kush te bindi se ekziston ndonje zot perveq meje?”
Keshilltari, pas kembenguljes se mbretit, pranoi se kete e kishte bere djaloshi. Mbreti urdheroi qe ta sjellin djaloshin. Kur e prune, e pyeti: “Me thuaj bir, a thua magjia jote u be aq e forte saqe tani mund te sherosh te verberin, te semurin nga lebra dhe te besh gjera te tjera jo te zakonshme?”
Djaloshi u pergjigj: “Une nuk e sheroje askend, ndersa magjia nuk ka kurrfare ndikimi ne sherim. Askush perveq All-llahut xh.sh. nuk i sheron njerezit nga semundjet e tyre!”
Mbreti bertiti: “Do te te mesoj ty se si duhet te sillesh me zoteriun tend! Une jam zoti yt dhe nuk ka zot tjeter! Ndaj duhet te me tregosh se kush ta ka helmuar mendjen dhe te ka mesuar te flasesh keshtu!”
Mbreti urdheroi qe ta torturonin djaloshin derisa pranoi se ai ishte kryeprifti. Mbreti frikesohej se njerezit do te fillonin te adhuronin tjeterkend, e jo ate, dhe keshtu do ta humbte mbreterine. Ndaj urdheroi qe menjehere te ta sillnin kryepriftin. Kur e sollen ate, mbreti filloi te kercenohej duke i thene: “Ti, do me thene je kreu i turbullirave? A deshrion qe njerezit te jane te padegjueshem ndaj meje? A pretendon se ka Zot tjeter veq meje? Largoje kete ide. Ne te kunderten te pret vdekja!” Kryeprifti i refuzoi kercenimet dhe tha: “Zoti im eshte All-llahu, e ti nuk mund te me detyrosh me kercenimet e tua qe te largohem nga besimi im! Bej qfare te duash!”
Nuk kaluan as disa minuta e mbreti kerkoi qe t’ia sjellin nje shpate qe me te t’ia heq koken kryepriftit. Por, ai ishte i palekundur me fene e vet, duke i refuzuar kercenimet. Mbreti urdheroi qe t’i prehet koka, gje qe edhe u be.
Atehere mbreti iu drejtua keshilltarit te vet, duke i thene: “Me ty kam kaluar shume kohe dhe ty te kam shok. Te keshilloj qe ta lesh fene tende dhe te mbesim edhe me tej shoke!” Keshilltari e refuzoi kete. Edhe me ate u be sikur me kryepriftin.
Mbreti pastaj urdheroi qe t’ia sjellin djaloshin, dhe tha: “Largohu, o djalosh, nga feja jote? Do te ishte vertete keq qe nje djalosh sikur ti ta humbe jeten per shkak te besimit te gabuar. Mos u sakrifiko ne lulen e rinise tende; kthehu ne fene e baballareve dhe te gjysherve te tu!”
Djaloshi nuk u lekund dhe i mbeti besnik fese se vet te vertete, edhe pse e dinte se qfare i kishte ndodhur kryepriftit dhe shokut te mbretit, dhe iu drejtua mbretit duke i thene:
“E besoj All-llahun si Zot, dhe nuk kam Zot tjeter veq Tij. Beni me mua qfare te doni!”
Mbreti e urdheroi nje grup te njerezve te vet lojale qe ta dergojne djaloshin ne nje mal te larte dhe qe atje t’i kercenoheshin dhe t’ia terhiqnin verejtjen se nese nuk largohet nga feja e tij, do ta gjuanin ne gremine, ne menyre qe te jete shembull per te tjeret qe duan te bejne sikur ky.
Ne maje te malit, djaloshi e luti Krijuesin e vet: “O Zot, denoji ata per punet e tyre jo te mira!”
Menjehere mali u lekund dhe sherbetoret e mbretit rane ne gremine, e djaloshi u kthye me hapa te sigurte, me koke te ngritur. Kur e pa mbreti zullumqare, u qudit dhe u habit.
Duke bertitur tha: “Gjera te quditshme po ndodhin me ty. Ku jane njerezit qe i kam derguar me ty?”
Djaloshi u pergjigj: “All-llahu me liroi prej tyre. Mali u dridh dha ata rane ne gremine. Keshtu nuk arriten ta kryejne krimin te urdheruar nga ju!”
Mbreti u nervozua dhe i urdheroi ushtaret qe ta dergojne djaloshin ne mes te detit dhe ta gjuajne atje per ta mbytur valet e detit.
Djaloshi ne mes te detit te trazuar iu lut All-llahut xh.sh. per ndihme, dhe Ai ia pranoi lutjet djaloshit. Sherbetoret e mbretit qe te gjithe u permbyten, e djaloshi, e djaloshi u kthye me besim te forte dhe i sigurte ne ndihmen e All-llahut xh.sh. Sa e kendshme eshte pergjigjja e tij thene mbretit: “All-llahu me liroi nga ushtaret tuaj, te cilet u bene ushqim per peshqit!” Mbreti gati sa nuk pelciti nga hidherimi, kur djaloshi me plot besim ne All-llahun i tha: “O mbret, ju nuk mund te me mbytni, gjersa t’ju them se qfare duhet te beni per te me mbytut”. Mbreti pa u hamendur tha: “Do te veproje si te thuash!”
Djaloshi me tere zerin tha: “Tuboni njerezit ne nje vend te hapur dhe me lidhni per nje trung palme! Pastaj merrni nje shigjete nga qanta ime dhe vendosni ne hark, e pastaj thuani: “Ne emer te All-llahut, Zotit te ketij djaloshi!!! Pastaj, gjuajeni shigjeten ne drejtim timin. Nese veproni ashtu, do te keni sukses ne mbytjen time!”
Mbreti tha: “Po pranoj!”

I tuboi njerezit ne shesh e lidhi djaloshin per trungun e palmes. E mori shigjeten, e vendosi ne hark dhe tha: “Ne emer te All-llahut, Zotit te ketij djaloshi!” Shigjeta e goditi djaloshin besimtar ne temth dhe e mbyti. Vdes sikur deshmor. Fjalet e fundit i kishte: “La ilahe il – lall – llah – s’ka zot tjeter perveq All-llahut!”
Njerezit u binden me syte e tyre ne sinqeritetin e djaloshit dhe te gjithe e shqiptuan fjalen me te embel qe gjuha mund te shqiptoje: “E besojme All-llahun, Zotin e djaloshit!”
Nje fatkeqesi e rende e kishte goditur mbretin!!! Ndodhi ajo qe me se shumti i frikesohej. I tere populli u bene besimtar. As ushtaret, e as oborrtaret nuk mund te gjenin ndonje zgjidhje qe t’i shmangnin njerezit nga e verteta. Nuk arriten te gjenin menyre si t’i mashtronin dhe t’i largonin nga besimi i tyre ne Zotin e djaloshit.
Mbreti nuk dinte se qfare te beje. Disa nga shoket e tij i thane: “E sheh, ndodhi ajo prej qka me se shumti frikesoheshe! Nuk ishe sa duhej i kujdesshem. I tere populli u be besimtar. Urdhero te hapen hendeqe te medha, te mbushen me dru dhe te ndizet zjarri. Urdheroji ushtaret qe ta hedhin ne zjarr secilin qe nuk pranon te largohet nga feja e tij!”
Kur e bene kete, i erdhi rendi nje gruaje qe e mbante ne duar nje foshnje te posalindur. Kur e derguan te zjarri asaj filloi t’i dhimbset femija e saj, atehere femija foli dhe tha: “Nene behu e durueshme, ti je ne rruge te drejte!” Kur e ema e degjoi kete, u hodh ne zjarr se bashku me femijen. Mirepo, meleket i shpetuan dhe i derguan ne Xhennet, i cili u eshte premtuar durimtareve insha – All – llah !

POROSI NGA TREGIMI I MBRETIT ME DJALOSHIN BESIMTAR

1. Muslimani e fsheh besimin e vet, nese frikesohet se armiku mund t’i shkakoje atij dem.
2. Muslimani i lutet All-llahut xh.sh. ne situata jetesore, e sidomos nese e godet ndonje fatkeqesi, sikurse kishte vepruar djaloshi.
3. All-llahu eshte i Vetmi qe sheron, gjersa mjeku eshte mjet e jo ai qe sheron.
4. I riu musliman duhet t’i thirr te tjeret ne Islam, sikur qe kishte vepruar djaloshi qe e kishte thirrur keshilltarin e verber.
5. Muslimani eshte i forte dhe i vendosur ne fene e vet, edhe perkunder ngacmimeve qe i ndodhin nga te tjeret.
6. Kur e verteta behet e qarte, muslimani eshte i obliguar ta ndjeke ate, sikur qe vepruan te pranishmit ne ekzekutimin e djaloshit.
7. Zullumqaret dhe tiranet gjithnje e kane fundin e tmerrshem dhe punet e tyre te shemtuara gjithnje zbulohen, sikur qe ndodhi me mbretin e padrejte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://galaxy-ks.n-stars.org
 
Mbreti Dhe Djaloshi Besimtar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Djaloshi dhe Namazi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Islam :: Gjithcka reth islamit-
Kërce tek: