Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Misteret e "Zones 51"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TracK

TracK


Numri i postimeve : 110
Join date : 22/12/2010

Misteret e "Zones 51" Empty
MesazhTitulli: Misteret e "Zones 51"   Misteret e "Zones 51" Icon_minitimeThu Dec 23, 2010 12:30 pm

Misteret e "Zones 51"

Misteret e "Zones 51" Area511t

Çfarë ndodh realisht në një zonë të largët në veri të Nevadës?

Për shumë vite me radhë, kanë vazhduar spekulimet në lidhje me atë që ndodh realisht në një zonë të largët të shkretëtirës së Nevadës. Duket disi e çuditshme që një hapësirë kaq e madhe toke mund të përdoret për t'i fshehur diçka publikut, por duket thuajse e sigurtë se diçka është duke ndodhur, të cilën publiku nuk duhet ta dijë.

Sipas linjës zyrtare, kjo hapësirë shërben për teste ushtarake. I vetmi informacion që kemi është gjeografik - dimë që ndodhet në veri të Las Vegasit. Përtej kësaj, hyjmë në një rrjet të tërë mbështjellash dhe komploti.

Pak njerëz e dinë se çfarë ndodh vërtetë. E ndarë përmes një zone ndalim-fluturimi, është krejt e pamundur që të marrësh informacion të besueshëm. Ushtria përdor masa ndoshta edhe të tepruara për të parandaluar çdo përpjekje për të hyrë. Nëse kjo është një hapësirë ushtarake për qitje, atëherë kjo është e justifikueshme, por gjithsesi ndalimi i hyrjes ngjan shumë i rreptë, për të thënë më të paktën. Zona është e rrethuar me gardh, ky i fundit monitorohet nga qindra kamera me qark të mbyllur, i denjë për t'u quajtur një Mur Berlini i kohëve moderne.

Shenjat në afërsi paralajmërojnë se forca vdekjeprurëse dhe dhuna janë të lejueshme ndaj atyre që tentojnë të futen. Rrugët përreth zonës ruhen nga automjete të bardhë me targa të qeverisë. Brenda tyre ka njerëz me uniforma të zeza dhe të armatosur rëndë. Për më tepër, rrugët janë të mbushura me sensorë lëvizjesh, të cilët transmetojnë edhe lëvizjen më të vogël në rrugë. Të gjithë këto masa nuk duket se flasin për një hapësirë të përdorur thjeshtë për qitje.

Dhe ne thjeshtë nuk e dimë se çfarë ndodh aty brenda, pasi askush nuk ka hyrë. Ajo që dimë, është se bëhet fjalë për një bazë shumë të madhe ajrore, e cila nuk është e rregjistruar në asnjë hartë. Disa eksplorues të guximshëm kanë rrezikuar jetën, duke e fotografuar nga kodrat aty pranë, kështu që ne kemi prova fotografike të ekzistencës së fushës së avionëve.

Sipas njërës prej teorive, kjo zonë është një qendër kërkimore për investigimin e UFO-ve dhe për prodhimin e të famshmëve helikopterë të zinj. Sigurisht, UFO-t duhet të dërgohen diku për investigime, përshembull pas ndonjë rasti si ai i Rosuell. Sigurisht, qeveria amerikane mund të jetë gjithashtu, duke u përpjekur të prodhojë teknologjinë që ka mundur të kopjojë pak e nga pak prej mjeteve ajrore të jashtëtokësorëve.

Cinikët mund të hedhin ujë të ftohtë në çështjen e UFO-ve, por realiteti i helikopterëve të zinj është i padiskutueshëm. Armët më vdekjeprurëse të qeverisë amerikane janë mbajtur, për një kohë të gjatë, të fshehura nga vështrimi i armiqve potencialë. Cilado qoftë arsyeja e prodhimit të helikopterëve ogurzinj, është tashmë e qartë se, publiku mbahet qëllimisht i painformuar në lidhje me këtë çështje.

Një mundësi edhe më trazuese, është ajo që ndoshta në këtë zonë po ruhet një formë jete jashtëtokësorësh, të cilët janë gjetur në mjetet e trye të transportit. Kush e di se çfarë ndodhi me trupat e jashtëtokësorëve pas Rosuellit?

Nëse është kështu, atëherë autoritetet duket se qëndrojnë ulur mbi një minë me sahat. Vetë fakti që jashtëtokësorët kanë arritur të vijnë në Tokë tregon se, teknologjia e tyre është shumë më superiore se e jona. Gjë e cila tregon se ne nuk mund të presim që ata të jenë përjetësisht të nënshtruar.

Kush e di sa kohë do të kalojë, përpara se sekreti i Zonës 51 të zbulohet për ne, teksa alienët do të dalin nga hapësira e tyre e kufizuar? Nuk ka asnjë dyshim që atje ka diçka, të cilën ne nuk duhet ta dimë. Të gjithë variantet të kallin datën.
Jon

Rruga për në Zonën 51

Misteret e "Zones 51" Area5118


Zona 51. Është institucioni më i famshëm ushtarak në botë që zyrtarisht nuk ekziston. Në qoftë se do të ekzistonte, ai do të gjendet rreth 100 milje jashtë Las Vegas në shkretëtirën e Nevadës, mbërthyer midis një baze të forcave ajrore dhe një vendi testimesh bërthamorë tashmë të braktisur.

Qeveria amerikane nuk pranon të flasë. Nuk mund të afrohesh me makinë pranë kësaj zone dhe deri kohët e fundit, hapësira ajrore mbi të ishte e kufizuar - deri në hapësirën jashtë atmosferës. Çdo përmendje e Zonës 51 redaktohet nga dokumentet zyrtare, madje edhe ato që janë deklasifikuar prej dekadash tashmë.

Ajo që ka bërë Grali i Shenjtë për ata që merren me teori konspirative, me UFOlogët që thonë se ndërtohen mjete kundër disqeve fluturues dhe se Pentagoni mban qenieve jashtëtokësore të ruajtura në gjendje të ngrirë. Një legjendë urbane thotë se Zona 51 është e lidhur nga tunelet nëntokësore dhe trena me objektet e tjera sekrete nëpër Amerikë.

Në vitin 2001, Katie Couric tha se 7 përqind e amerikanëve kanë dyshime mbi uljen në Hënë - ata mendojnë se filmimet janë realizuar në shkretëtirën e Nevadas. Miliona fansa të X-Files besojnë se vërtetë mund të jetë "atje", por më shumë të ngjarë ka që të jetë fshehur brenda hangarëve të Zonës 51 - ndërtesa që, edhe pse konfirmohen nga Google Earth, qeveria refuzon t'i pranojë.

Problemi është se mitet e Zonës 51 janë të vështirë për t'u diskutuar në qoftë se askush nuk mund të flasë për atë që ka ndodhur atje. E pra, tani, për herë të parë, dikush është i gatshëm për të folur - në fakt, janë pesë burra, dhe tregimet e tyre rivalizojnë edhe thashethemet më të egra. Kolonel Hugh "Slip" Slater, 87 vjeç, ishte komandant i bazës së Zonës 51 në 1960.

Edward Lovick, 90, kaloi tre dekada duke bërë testime me radarë të disa prej avionëve më të famshëm në botë (përfshirë U-2, A-12 dhe F-117). Kenneth Collins, 80 vjeç, një pilot eksperimental testimesh të CIA-s, ka marrë medaljen e Yllit të Argjendtë. Thornton "T.D." Barnes, 72, ishte një inxhinier projektimesh në Zonën 51 dhe Harry Martin, 77 vjeç, ishte një nga njerëzit përgjegjës për furnizimin me gjysmë milion gallonë në muaj të avinëve spiunë. Këtu janë disa nga tregimet e tyre më të mira.

Në 24 maj 1963, Collins fluturoi jashtë hapësirës së kufizuar të Zonës 51 në një avion spiun super të fshehtë me emrin e koduar OXCART, i ndërtuar në Lockheed Aircraft Corporation. Ai po fluturonte mbi Utah kur avioni nisi të lëkundet, më pas të rrokulliset dhe të shkojë drejt gremisjes.

Pothuajse 46 vjet më vonë, në fundin e vjeshtës së vitit 2008, i ulur në një kafene në Luginën San Fernando, Collins e ka kujtuar atë ditë me të njëjtën qartësi që kërkon një rrezik ndaj sigurisë kombëtare: "Tre vetë erdhën me makinë në drejtimin tim në një stacion. Pashë se prapa makinës së tyre kishin tendën e avionit. Më ofruan që të më çojnë tek avioni im".

Deri në atë moment, asnjë civil me një leje për objekte të sigurisë dhe fshehtësisë së lartë nuk i kish hedhur sytë në avionin që do të drejtonte në fluturim Collinsi. "U thashë që të mos i afroheshin avionit. U thashë që ai kishte një armë bërthamore në bord". Historia i shkonte shumë për shtat sfondit të Luftës së Ftohtë të atyre kohërave, pasi në Nevada kryheshin shumë teste bërthamore.

Të trembur, dy burrat e çuan me makinë Collinsin drejt patrullës vendase të autostradës. CIA e maskoi menjëherë aksidentin, duke thënë se bëhej fjalë për rrëzimin e një avioni F-105 të Forcave Ajrore dhe po në këtë mënyrë ajo ngjarje është e regjistruar edhe sot e kësaj dite në regjistrat zyrtarë.

Sa për ata që shkuan me makinë ta marrin, ata u gjetën se ku jetonin dhe iu kërkua që të firmosnin dokumente moszbulimi që lidheshin me sigurinë kombëtare. Sa për marrjen në pyetje të vetë Collinsit, CIA i kërkoi pilotit të dekoruar që të merrte serumin e të vërtetës. "Ata donin që të shihnin nëse kishte diçka që unë kisha harruar në ngjarjet që ndodhën në prag të aksidentit". Përvoja me Sodium-Pentothal shkoi pa asnjë problem, përveç reagimit të bashkëshortes së tij, Jane.

"Të dielën vonë, tre agjentë të CIA-s më shoqëruan për në shtëpi. Njëri ngiste makinën time; dy të tjerët më futën brenda dhe më ulën në sedilje. Isha në gjendje të marrë për shkak të ilaçeve që kisha pirë. I dhanë Jane çelësat e makinës dhe u larguan pa thënë asnjë fjalë". I vetmi konkluzion që ajo mund të nxirrte ishte që i shoqi kishte dalë dhe ishte dehur diku. "O zot sa e zemëruar që ishte", thotë Collins duke buzëqeshur.

Në kohën e aksidentit të Collins, pilotë të CIA-s kishin fluturuar avionë spiunë brenda dhe përreth Zonës 51 për tetë vjet me radhë, me misionin ekspres të sigurimit të të dhënave të shërbimit të fshehtë për të parandaluar një luftë bërthamore. Mbledhja e informacioneve nga ajri ishte një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të CIA-s, ndërkohë që pjesa tjetër e Amerikës ndërtonte bunkerë e vendstrehime dhe shpresonte për më të mirën.

"Nuk është quajtur gjithmonë Zona 51", thotë Lovick, fizikani që zhvilloi teknologjinë Stealth. Shefi i tij, projektuesi legjendar i avionëve Clarence L. Kelly Johnson, e quante vendin "Ferma e Parajsës" për të joshur njerëzit që të linin familjet e tyre dhe të vinin e të vendoseshin në shkretëtirën e Nevadës në emër të shkencës dhe të luftës kundër perandorisë së të keqes. "Piloti testues Tony Levier e gjeti vendin duke fluturuar mbi të", thotë Lovick. "Ishte një shtrat liqeni i quajtur Groom lake, që u përzgjodh për testimet për arsye se ishte i shehtë dhe shumë larg çdo gjëje. U mbajt i fshehtë për arsye se CIA testonte aty avionët U-2".

Kur francezi Gary Powers u godit dhe u rrëzua mbi Sverdlovsk, Rusi, në vitin 1960, programi U-2 humbi fshehtësinë e tij. Por CIA i kish tashmë në punë në Zonën 51 Lovickun dhe rreth 200 shkencëtarë të tjerë, inxhinierë dhe pilotë, të cilët do t'ua hidhnin radarëve sovjetikë duke përdorur lartësinë, dinakërinë dhe shpejtësinë.

Koloneli Slater ishte njëri prej gjashtë pilotëve që fluturuan në misionet OXCART gjatë Luftës së Vietnamit. Duke shijuar një sanduiç në restorantin kuban "Bahama Breeze" pranë Las Vegasit, ai thotë: "Unë isha rekrutuar për Zonën, pasi kisha punuar në Skuadronin e Fshehtë Macja e Zezë të CIA-s, i cili fluturoi në misione me avionë U-2 mbi territorin e Kinës. Pas kësaj, mua më thanë, 'Ju duhet të vini në Nevada dhe të punoni për diçka interesante që po bëjmë atje".

Edhe pse Slater e konsideron veten një pilot luftarak në zemër - ai fluturoi 84 misione në Luftën e Dytë Botërore - mundësia për të punuar në Zonën 51 ishte e pamundur për t'u injoruar. "Kur mësova për këtë avionin March-3 i quajtur OXCART, kjo ishte diçka krejtësisht intriguese për mua - kjo ide e fluturimit tri herë më shpejtë se shpejtësia e zërit!

Askush nuk dinte asgjë në lidhje me programin. Pyeta gruan time, Barbara, nëse ajo dëshironte të shkonte në Las Vegas dhe ajo tha po. Dhe unë thashë: 'Ti nuk do të më shohësh, përveçse në fundjavë", dhe ajo tha, "Për mua është mirë fare!" Tek kujton këtë, Slater qesh me gjithë zemër. Edhe Barbara qesh gjithashtu. Të martuar për 63 vjet, të dy rrallë i sheh veç e veç sot.

"Një vit më parë nuk mund të të thoja asgjë nga këto", thotë Slater. "Ndërsa tani nuk mund të t'i them me shpejtësinë e duhur". Kjo sepse në vitin 2007, CIA nisi deklasifikimin e programit 50-vjeçar OXCART. Sot ka një luftë të vërtetë në kërkim të dëshmitarëve që do të plotësonin boshllëkun e informacionit.

Vetëm shumë pak prej aktorëve origjinalë kanë mbetur. Edhe dy të tjerë na bashkohen mua dhe Slaterit për drekë: Barnes, një ish-inxhinier projektesh specialë në Zonën 51 bashkë me të shoqen Doris; dhe Martin, një prej atyre që mbikëqyrnin karburantin me përzierje speciale për projektin OXCART (karburanti normal shpërthen në lartësi, temperatura dhe shpejtësi shumë të larta), bashkë me bashkëshorten, Mary.

Për arsye se u është dashur të ruajnë fshehtësinë për dekada të tëra, edhe bashkëshortet e tyre janë të tronditura dhe të befasuara për shumë prej rrëfimeve të tyre të fshehta.

Barnes ishte martuar në moshën 17-vjeçare (Doris ishte 16). Për të mbështetur gruan e tij, ai u bë një magjistar elektronike, blente televizorë të prishur, i ndreqte dhe i rishiste për pesëfishin e çmimit fillestar. Ai shkoi nga një jetë në varfëri të hidhur në një fermë me lypës rrugëve të Teksasit, në blerësin e një shtëpie ëndrrash për nusen e tij të re, që para se të mbushin moshën për të votuar.

Si një ushtar i Luftës Koreane, Barnes tregoi një zotësi të çuditshme për sistemet e radarëve dhe të raketave Nike, që e bëri atë një objektiv kryesor për rekrutimin nga CIA - gjë që ndodhi kur ai ishte 22 vjeç. Në moshën 30-vjeçare ai kish në duar sekrete bërthamorë.

"Agjencia merrte njerëz që ishin më të mirët e një fushe të caktuar dhe na vuri së bashku për programet në Zonën 51", thotë Barnes. Si një masë paraprake të sigurisë, ai nuk mund të zbulonte emrin e tij të lindjes - përdorte pseudonimin Vetëtima. Të gjithë punonjësit udhëtonin me makina të veçanta, helikopterë dhe aeroplanë. Barnes dhe grupi i tij nuk flisnin me askënd. "Grupi ynë i projekteve të veçantë ishte ekipi më i fshehtë që nga koha e Projektit Manhattan", thotë ai.

Specialiteti i Harry Martin ishte karburanti. I përzgjedhur prej CIA-s kur ishte në Forcën Ajrore, ai iu nënshtrua testeve rigorozë psikologjikë dhe fizikë për të parë nëse ishte në lartësinë e detyrës. Kur kaloi, CIA e zhvendosi familjen e tij në Nevada.

Për arsye se OXCART duhej të furnizohej në mënyrë të shpeshtë, CIA i mbante furnizimet në impiante të fshehtë përreth globit. Martin udhëtonte shpesh në këto baza për kontrolle të cilësisë. Ai tregon për përgatitjet për një mision super të fshehtë nga Zona 51 në Thule, Groenlandë. "Ime shoqe më pa me çizme arktiku dhe me një pallto shumë të trashë dhe ajo e dinte që nuk duhej të pyeste se ku po shkoja".

Pra, çfarë mund të thuhet për ato legjenda urbane - UFO të studiuar në fshehtësi, tunele të nëndheshme që lidhin objektet e fshehtë? Për dekada me radhë, njerëzit në Zonën 51 menduan se do t'i merrnin me vete në varr sekretet e tyre. Në kulmin e Luftës së Ftohtë, ato kultivonin anonimatin, ndërkohë që ndiqnin disa nga projektet më të fshehtë të vendit. Teoritë konspirative iu lanë imagjinatës popullore. Por kur flasim me Collins, Lovick, Slater, Barnes dhe Martin, është e qartë se shumica e folklorit nxitej nga fakte reale.

Sa për legjendat e studimit inxhinierik të disqeve fluturues, Barnes thotë: "Ne në fakt, studionim shumë një pjesë të madhe të teknologjive të huaja, duke përfshirë edhe avionët gjuajtës sovjetikë MiG, pikërisht në Zonën 51 - ndonëse MIG nuk kish formën e një disku fluturues.

Sa për zërat e tuneleve të nëndheshëm, edhe këto kanë lindur nga e vërteta. Barnes ka punuar në një program raketash bërthamore të quajtur NERVA, brenda sallave të nëndheshme në Jackass Flats, në Zonën 51. Tre impiante të brendshëm ishin të lidhur me hekurudha, por çdo gjë tjetër ishte nën tokë", thotë ai.

Dhe thelbi i konspiracionit të Zonës 51 - se Pentagoni mban atje anije kozmike aliene, që ata i fluturojnë rreth hapësirës ajrore të kufizuar, - rezulton se është mjaft i lehtë për ta demaskuar. Forma e OXCART ishte e paprecedentë, me serbatorin e madh e në formë disku, projektuar për të mbajtur sasi të mëdha karburanti.

Pilotët civilë që fluturojnë mbi Nevada shihnin lart dhe vëzhgonin serbatorin e OXCART që fluturonte me 2000 milje në orë. Trupi prej titani i avionit që lëvizte me shpejtësinë e plumbit reflektonte rrezet e diellit në një mënyrë të tillë që i bënte të gjithë të mendonin se ishte UFO.

Në total janë kryer 2850 fluturime testues të OXCART në kohën që në krye ishte Slater. "Janë shumë shfaqje UFO", thotë ai. Pilotët civilë ia raportonin Federatës së Aviacionit Civil dje kur zbrisnin në Kaliforni, ata takoheshin prej agjentëve të FBI që i bënin të firmosnin për të mos folur". Por jo të gjithë e mbajtën gojën mbyllur, prandaj erdhën duke u shtuar zërat për UFO. Këto shfaqje shkaktuar zemërim në Nevada dhe zonat përtej dhe detyruan Forcat Ajrore të hapnin projektin BLUE BOOK për të regjistruar çdo ankesë.

Përderisa vetëm pak zyrtarë të Forcave Ajrore kishin lejë dhe dijeni për OXCART shumë prej shfaqjeve të UFO-ve shkaktuan alarme të brendshme ushtarakë. Disa gjeneralë beesonin se rusët mund të dërgonin mjete të shpejtësisë së lartë mbi qiejtë amerikanë për të shkaktuar paranojë dhe panik të përhapur për pushtim prej alienëve.

Sot, zbulimet e BLUE BOOK ndodhen në një mal 37 metër kub me dosje në Arkivën Kombëtare - 74 000 faqe raporte. Por, nëse kërkon nuk gjen gjëkundi të përmendet OXCART apo Zona 51.



Ca Shtesa te vogla per Area 51 .

Zona ushtarake ne te vertet shtrihet ne nje hapesire 26.000 kilometra katrore

Punetoret qe kane punuar ne zone, vinin nga krahina te largeta. Deri ne nje fare vendi ata transportoheshin me automjete dhe pastaj me avion te pasaçem deri ne destinacion i cili mbetej i paditur per ta. Mbeturinat e punes se tyre jane djegur brenda dites me kujdes me te madh me qelllim qe asnje pjese e mbetur te mund te indentifikohej. Dhe kur ka qen rasti qe punetoret kane dashur te padisin ne gjyq administraten, kjo ka qene e pamundur sepse padijet e tyre jane refuzuar nga gjykata me arsyetimin qe kjo zone nuk ekziston.

Ne dokumentin e pergaditur per Presidentin Duajt Ajzenhauer admirali Rosko Hillenkoter me 18 nentor 1952 me te tjerash thuhet:
"Eshte formuar nje grup prej dymbedhjete shkenctaresh dhe funksionaresh te larte, qe jane perfshire ne studimin e nje anije te hapesires, me kater trupa alienesh ne bord, te rrezuar ne afersi te bazes aeronautike ne korrik 1947..."

Ne nje udhetim ne Evrope ne vjeshte 1963 Presidenti Xhon Kenedi perpara nisjes i behet nje pytje nga Bill Holden qe ka qene asistent fluturimi ne avionin presidencial . Kur presidenti ishte sistemuar tashme ne avion, Holdeni iu drejtua me kete pytje :
" Me lejoni, Zoti President, t'ju pyes se cili eshte mendimi juar per UFO-t..."
Pergjiegjja
"Do te me pelqente te kisha mundesine t'i flisja popullit mbi kete argument, por per fat te keq m'i kane lidhur duart......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Misteret e "Zones 51"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» MISTERET E BUDES
»  Shtate misteret me te perfolura nga shtypi nderkombetar.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Paranormale :: Ufologji-
Kërce tek: