Galaxy-KS
Regjistrohuni



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Konspiracioni dhe jashtëtokësorët,

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TracK

avatar

Numri i postimeve : 110
Join date : 22/12/2010

MesazhTitulli: Konspiracioni dhe jashtëtokësorët,    Tue Dec 28, 2010 8:21 pm

Konspiracioni dhe jashtëtokësorët,



2 sekretet 63 vjeçare të "Roswell"


Që nga 18 korriku i vitit 1947 kanë kaluar 63 vite, të cilat e kanë ngritur dhe ulur teoritë e jashtëtokësorëve prezentë në botën tonë, por edhe teoritë e konspiracioneve të mëdha të shteteve dhe sistemeve të ndryshëm mbi botën që jetojmë.

Në ditët e sotme në momentin kur 21 dhjetori i vitit 2012-të konsiderohet "fundi i botës" dhe koha e profecive Maya, po vjen akoma më fort dhe dueli në se "jashtëtokësorët do të shfaqen" përpara njerëzve dhe logjikës së tyre.

Megjithatë ngjarja më e madhe e cilësive teknike dhe të ngjarjeve me bazë datën 18 korrik të vitit 1947-të, tanimë e famshme në botë, ka të drejtën e saj të ngjarjes më të madhe fantastike dhe reale që përbën edhe teorinë e "kapjes së një disku fluturues jashtëtokësor dhe po ashtu kapjes së jashtëtokësorëve që kanë mbijetuar nga një crash i tyre në Roswell".

Janë disa agjenci të mëdha të botës, dhe ndër to edhe e famshmja CNN, por edhe shumë të tjera, që nuk ka shumë orë që kanë paraqitur një shfaqe të një UFO-je në aeroportin e Xiaoshan të Hangzhou dhe për këtë janë shumë foto edhe video dhe nga shumë specialistë deklarohet prerazi që nuk janë punuar nga profesionistë me "fotoshop" dhe nuk janë maskarallëqe idiotësh që mundohet të hedhin në qarkullim fals të pamjeve me UFO.

Sot nga shumë shoqata dhe institucione, që merren me të tilla çështje janë llogaritur një sasi prej 10.000 fotosh dhe afro 6000 video që nuk mund të konsiderohen false dhe absolutisht janë shumë me kredenciale, për të bërë edhe vërtetimin e një ekzistence mbi logjikën kundërshtare se "ne si qenie jemi të vetmit në natyrë apo botë".

Shikimi që i është bërë UFO-s në aeroportin e Kinës në Hangzhou është një tjetër histori që nuk mund të përjashtojë që legjenda ndoshta histori e "Roswell" tani edhe pse në prag pensioni për nga mosha, të bëhet një realitet.

Për vitin 2012-të dhe profecitë mbi "fundin" por për një fund të çuditshëm që më tepër konsiderohet fund i një epoke se sa "fundi i logjikës njerëzore dhe njerëzve në përgjithësi në planetin tokë", është një koncept tashmë i pranuar, sepse jo vetëm ndërrimi i poleve të planetit dhe jo vetëm arritjen për të qenë dyshues në vazhdimin e humanitetit, qëndrojnë edhe teoritë e shfaqjes së jashtëtokësorëve që sipas shumë njerëzve, janë midis nesh, por nuk duan të shfaqen.

Pikërisht ky lloj zhvillimi i një prezantimi të jashtëtokësorëve në vitin e famshëm 2012-të, po merr përmasa gjigande në shumë e shumë libra, programe televizive dhe raporte të ndryshme shkencore.

Nga të dhënat e fundit të shumë studimeve, por edhe analizave si CIA, por dhe KGB-ja dikur, në kohën e luftës së ftohtë, kanë ruajtur dhe dominuar sekrete të mëdha që kanë të bëjnë me shfaqe dhe "kapje" të "Objekteve Fluturues të paidentifikuar" ose më qartë "UFO".

Edhe rusët kanë Roswell-in e tyre dhe po ashtu edhe "Zonën 51" njësoj si amerikanët, dhe kjo tashmë, ka të bëjë edhe me një dëshirë të shumë shteteve të deklarojnë edhe raportet e tyre sekrete mbi këtë temë.

Një nga shtete e mëdha dhe me shumës sekrete është Britania e Madhe, dhe duhet thënë se hapja e dosjeve sekrete mbi "UFO-t" po bëhet përditë një element i rëndësishëm filmash, dhe jo vetëm në kinematografi, por edhe në diskutime politike, nëpër shtete që disponojnë edhe elementë të kësaj fushe me shumë interes.

Deri dje një trajtim i kësaj çështjeje ka pasur shumë skeptikë... sot ka më pak njerëz që nuk besojnë në "UFO", dhe në prezencën e tyre.

Nga 1 milion dhe 560 mijë video që paraqitura që nga vitet ‘50, janë skartuar rreth 90 % e tyre, por edhe nga kjo mbetje janë mbi 5000 video që nuk mund të kundërshtohen dhe janë kualifikuar si një repert i saktë nga ana dëshmuese dhe e vërtetësisë teknike, pa asnjë lloj manipulimi.

"Roswell" është sinonimi ku ka filluar dyshimi madh ku ushtria amerikane ka bërë edhe "capture" të një "disku" dhe pastaj e ka konsideruar një sondë, por... në fakt, janë shumë dëshmitarë që pastaj kanë folur në favor të një momenti që ka të bëjë me jashtëtokësorët.

"Roswell Daily Record" që është edhe gazeta e kohës dhe vendit ku 63 vite më përpara ka filluar edhe teoria që nuk jemi vetëm në planetin tonë dhe se "qenie të arsyeshme na survejojnë dhe ndjekin në jetën tonë" tashmë ka rëndësinë e një dalje në pension, por që për nga rëndësia po bëhet shumë e madhe.

Janë kualifikuar rreth 1000 foto si të vërteta nga shumë laboratorë të përpiktë shkencorë dhe nga shumë agjenci speciale të autorizuara për hetim është pranuar se "objekte të pa identifikuar" janë prej vitesh, dhe disa thonë prej shekujsh që ndjekin rrjedhën e jetës në botë.

Ka dokumente që vërtetojnë ndërhyrjen e tyre në jetën e njerëzve, dhe dëshmi që duan të thonë se jashtëtokësorët kanë pasur kontakte me njerëzit e kësaj bote.

Mirëpo mbi të gjithë historitë është ajo e Roswell... dhe kjo, sepse akuza e shumë e shumë specialistëve është se "qeveria amerikane" është që në atë kohë në lidhje me "entita" jashtëtokësore, ka përfituar prej tyre teknologji, dhe ka përfituar edhe zgjidhje dhe nuk tregon apo fsheh një të vërtetë, e cila mund të ndryshojë edhe fatet e botës së sotme.

Në këtë pikë aq sa e rëndësishme është teoria në vetvete të prezantimit të jashtëtokësoreve, ndoshta akoma më e rëndësishme është edhe teoria e konspiracionit dhe arsyes pse... është ky konspiracion.

Ka mbi 200.000 sit-e të mëdha të studimit, perceptimit dhe shikimit dhe denoncimit të objekteve dhe fenomeneve në lidhje me UFO-t.

Ka shumë e shumë organizime të tilla në çdo shtet të botës, dhe absolutisht në çdo shtet të Europës... përjashtuar Shqipërinë. Edhe një video që është deklaruar si e regjistruar në Shqipëri, tanimë është pronë e italianëve.

Pse kaq të rëndësishëm dhe pse edhe politikanët?

Winston Churchill ka qenë tepër i interesuar për UFO-t dhe në mbi 6000 faqe të dosierit britanik mbi shfaqen e tyre nga vitet 96-2000 shumë janë raste të jashtëzakonshëm, duke filluar nga ai i Stamford Bridge.

Zyrtarisht është pranuar se edhe Churchill i cili ka pasur në dorë dokumente dhe filmate të RAF dhe vetë politikani i lartë ka pasur një dosje të madhe në vitet 50-të.

Bill Klinton është një tjetër President i SHBA-së që ka pasur një interes dhe ka treguar ai vetë pjesë të "Arkivit të Shtetit" dhe ka bërë konsultime me shumë dokumente në vitet e presidencës së tij që kanë shkuar në rreth 14-të hetime zyrtare me shfrytëzim arkive për "UFO-t".

Nga kolosi televiziv MSNBC dhe gjatë një misioni "Live" ish Ministri i Mbrojtjes Hon Pauel Hellyer ka deklaruar se Presidenti George Bush ka përgatitur një "sulm kundër vizitorëve që ikin e vinë" dhe për këtë studimet dhe angazhimet e administratës së tij ishin për të përdorur "terrenin hënor" për të bërë një veprim të tillë.

Megjithatë sërish kjo tezë është përdorur politikisht për një "garë armatimi" edhe pse shumë studiues së fologjisë e dinë se e vërteta është shumë pranë.

Patjetër janë Presidentët Truman dhe Kenedi, por edhe Regan dhe së fundmi Presidenti Obama që janë shprehur dhe i kanë konsideruar UFO-t një realitet apo diçka që është një pjesë e studimit.

Janë disa filmate që kanë bërë xhiron e botës dhe nuk janë kundërshtuar dhe një prej tyre është ai "Haitit" ku dy objekte UFO, shfaqen lirshëm dhe afër, por dhe që tregojnë edhe pamjen e tyre krejtësisht pa asnjë fshehje. Ka mbi 20 filmate të NASA-së që nuk kanë të pa besueshmen, por krejtësisht të saktësueshmen dhe kjo tashmë dihet.

Janë rreth 100 filmate të cilat janë pronë e direktes dhe informacioneve reale në BBC, në FOX, CNN... apo edhe televizione të tjerë seriozë të botës.

Video që nuk janë kundërshtuar. Janë 32 video të cilat janë xhiruar në prani të një publiku të shumtë dhe që janë pranuar si reale nga ekspertë të ufologjisë dhe po ashtu edhe kundërshtarëve të kësaj shkence në rritje.

Sot në 63 vjetorin e Roswell, kemi të bëjmë me një botë plot me UFo dhe shfaqe të tyre deri atje se të shkatërrimit të një prove rakete apo të pranisë në rrëzimin e kullave binjake.

Në se janë apo nuk janë një e vërtetë shkencore kjo është për tu diskutuar, por që nuk është një realitet, kjo tani nuk është një dilemë. Ato janë një realitet dhe një konspiracion i madh, që ka mundësi të qartësohet nesër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Konspiracioni dhe jashtëtokësorët,
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Paranormale :: Ufologji-
Kërce tek: