Galaxy-KS
Regjistrohuni



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Alienët - Ekzistenca e tyre mund të vërtetohet dhe me anë të matematikës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TracK

avatar

Numri i postimeve : 110
Join date : 22/12/2010

MesazhTitulli: Alienët - Ekzistenca e tyre mund të vërtetohet dhe me anë të matematikës    Wed Dec 22, 2010 11:01 pm

Alienët - Ekzistenca e tyre mund të vërtetohet dhe me anë të matematikës



Shkencëtarët janë në zbulim të mistereve më të padepërtueshëm. Dy studiues amerikanë, Frank Jennings Tipler dhe Frank Drake Donald, besojnë se ekzistenca e jashtëtokësoreve mund të shpjegohet dhe me anë të shkencës.

I pari e mbështetet këtë ide në dy libra me tituj “Fizika e pavdekësisë” dhe “Fizika e Krishterimit”. Për sa i përket studiuesit të dytë ai është shpikësi i ekuacionit që mban emrin e tij dhe nëpërmjet tij ka llogaritur numrin e qytetërimeve aliene në univers.

Kështu që të dy si Drake dhe Tipler janë kontaktuar për të shpjeguar teoritë e tyre.

Ekuacioni për alienët

“Jam i sigurt se jetë të jashtëtokësorëve në univers” – ka theksuar Frank Drake.

“Deri më tani, është e vërtetë, se ne ende nuk kemi identifikuar ndonjë shenjë të jetës së tyre në univers, por ka prova të mjaftueshme që të ketë një shans të madh në gjetjen e tyre. Megjithatë nuk kemi kërkuar mjaftueshëm për identifikimin e tyre”, - tha ai.

Për sa i përket karakterit dhe sjelljes së alienëve Drake thekson: “Nuk mund të themi me siguri nëse alienët janë qenie të mira apo të këqija. Megjithatë idetë e tyre rreth moralit mund të jenë shumë të ndryshme nga tonat dhe për këtë arsye mund të jetë moral në lidhje me besimet e tyre, por të pamoralshëm sipas parimeve tona.”

Fakti është se Drake qysh në vitin 1961, ka llogaritur numrin e qytetërimeve aliene në galaktikën tonë, në një mënyrë mjaft të afërt për të marrë mesazhet e tyre.

Fizika eksperimentale e mrekullive

Ndër faktorët e inkorporuar nga Drake në ekuacion e tij janë: numri i yjeve në galaktikë tonë ku mjedisi është në përputhje me zhvillimin e jetës inteligjente; pjesë e yjeve në të cilat sistemet janë të përbërë nga planetë; numri i planetëve në çdo sistem të përshtatshëm për jetesë; pjesë e planetëve ku jeta ekziston, pjesë e planetëve ku janë identifikuar prania e qytetërimeve inteligjente; qytetërime që kanë dërguar sinjale në hapësirë; jeta mesatare e këtyre qytetërimeve.

Sipas bioastronomit italian Kristian Cosmovici, i cili është duke shqyrtuar praninë e ujit në galaktikën tonë, planetët e banuara nga qytetërime jashtëtokësore janë rreth 5 mijë. Akoma më e thellë është zona e studiuar nga Tipler.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Alienët - Ekzistenca e tyre mund të vërtetohet dhe me anë të matematikës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Paranormale :: Ufologji-
Kërce tek: