Galaxy-KS
Regjistrohuni



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Incidentet më të famshme me UFO

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TracK

avatar

Numri i postimeve : 110
Join date : 22/12/2010

MesazhTitulli: Incidentet më të famshme me UFO   Wed Dec 22, 2010 11:15 pm

Incidentet më të famshme me UFO




Sondazhet zakonisht dëshmojnë se thuajse gjysma e popullsisë së botës beson në ekzistencën e UFO-ve dhe 5 përqind e popullsisë pranon se ka parë një objekt që mund të quhet UFO në një rast ose tjetër.

Nganjëherë, raportimi për UFO ka të bëjë me fenomene natyrore ose fenomene të zakonshme, por që keqinterpretohen apo nuk dallohen mirë, e në disa raste bëhet fjalë dhe për mashtrimi.

Por, duhet pranuar se në disa raste të dhanë janë shumë të forta për të dyshuar për një rast takimi me jashtëtokësorë.

Që në vitin 1450 para erës sonë, kur njeriu i lashtë shënoi në një copë druri vizatimet e “rrathëve të zjarrit” të zbritura nga qielli, ato kanë mbetur pa emër.

Prandaj quhen “Unidentified Flying Object”, (Objekte fluturuese të paidentifikuara) shkurt UFO.

Edhe pse janë bërë me mijëra dokumentarë për to, madje edhe filma artistikë me protagonistë aktoren Kim Bassinger, ato kanë mbetur pa formë. Sipas shkencëtarëve, të gjitha përgjasimet si qenie jeshile, me sy të mëdhenj dhe me kokë vezake, janë spekulime.

Disqet fluturuese kanë futur në punë investiguesit më të mirë, por pjesa më e madhe e rasteve të shfaqura kanë mbetur mister. Të paktën, hetimet rreth tyre kanë shërbyer për përmirësimin e fluturimeve me avionë.

Ndërkohë, raporte të pazakonta datojnë që në kohët antike. Krahas veglave të punës, apo figurave që tregonin për jetën e tyre, njerëzit e lashtë kanë vizatuar apo kanë gdhendur nëpër shpella, edhe objekte të çuditshme që i kanë vizituar.

Ndërsa agjencia e parë për hetimin e tyre është krijuar në 1948. Në vitin 1954 rregullorja e “Air Force” i konsideronte shfaqje të tilla si “kërcënim i mundshëm i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara”.

Një objekt fluturues i paidentifikuar ose ndryshe, “UFO” quhet çdo objekt i dukshëm, i cili nuk mund të identifikohet nga vëzhguesi dhe që mbetet i paidentifikuar pas hetimeve.

Në kulturën popullore, termi “UFO” shpesh përdoret për t’iu referuar çdo anijeje hapësinore hipotetike apo të paprovuar aliene.

Termi “pjatës fluturuese” përdoret po kaq shpesh. por raporte “UFO”-sh janë bërë edhe më të zakonshme kur janë publikuar fillimisht në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1947. Me dhjetëra mijëra raportimesh “UFO”-sh janë bërë që nga ajo ditë në të gjithë botën.

Megjithatë edhe më shumë pamje mbeten të paraportuara, për shkak të frikës ndaj shoqërisë dhe për stigmën shoqërore që rrethon subjektin e “UFO”-ve, dhe për shkak se shumë vende nuk kanë autoritetin zyrtar të sanksionuar për të marrë dhe për të vlerësuar raportet e “UFO”-ve.

Sapo një “UFO” identifikohet si një objekt i njohur (për shembull një mjet ajror apo një balonë), atëherë nuk klasifikohet më si një “UFO” dhe riklasifikohet përsëri si një objekt i paidentifikuar.

Viti 99 para Krishtit

Autori romak, Iulius Obsequens, shkruan se në vitin 99 para Krishtit, “në kohën e perëndimit në Tarquinia, një objekt i rrumbullakët si një glob, një mburojë rrethore, mori rrugën nga qielli nga perëndimi për në lindje”. Gjithashtu, gjatë mbretërimit të faraonit Thutmose III, gjatë vitit 1450 para Krishtit, ekziston një përshkrim i shumë “rrathëve prej zjarri”, më të shndritshme se dielli dhe rreth 5 metra në masë, të cilat janë shfaqur në ditë të ndryshme që zbrisnin nga qielli herë pas here.

14 prill 1561

Në 14 prill të vitit 1561, qielli mbi Nuremberg, Gjermani, thuhet të jetë mbushur me një mori objektesh që dukej se ishin përfshirë në një betejë ajrore. Sfera dhe disqe të vegjël thuhet se kanë dalë nga cilindra të mëdhenj. Këto ngjarje janë trajtuar si ogure të mbinatyrshme, engjëj dhe shenja të tjera fetare. Disa hetues kontemporanë besojnë se ata janë ekuivalenti i lashtë i raportimeve moderne të UFO-ve. Edhe më vonë Gjermania është shoqëruar gjithnjë në një farë mënyrë me disqet fluturuese e thuhej se Hitleri ishte i fiksuar me to.

17 nëntor 1882

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur më 17 nëntor të vitit 1882, i cili është vëzhguar nga astronomi Edward Walter Maunder, nga “Greenwich Royal Observatory” dhe nga disa astronomë të tjerë evropianë. Maunder raportoi një “vizitor të çuditshëm qiellor”, i cili kishte formën e diskut, formë siluri, formën e aksit apo ndoshta si një aerostat zepelini. (Kështu përshkruhej në vitin 1916). Ishte më e shndritshme se shfaqjet e dukshme mëngjesore, cepat i kishte të përcaktuar mirë dhe ishte i zbehtë në qendër, në ngjyrë të bardhë në të gjelbër, rreth 30 gradë i gjatë dhe 3 gratë i gjerë.

28 shkurt 1904

Në 28 shkurt të vitit 1904, tre anëtarë ekuipazhi të “USS Supply”, 300 milje në perëndim të San Franciskos, të raportuar nga lejtnant Frank Schofield, që më vonë është bërë kryekomandanti i Flotës së Betejës së Paqësorit. Schofield shkroi për tre objekte të kuq të shndritshëm dhe rrethorë të cilët fluturonin në një formacion skalioni që është afruar pranë reve, më vonë ka ndërruar kurs dhe është “ngjitur” mbi re, duke u ngritur menjëherë larg tokës pas 2 ose 3 minutash. Më i madhi kishte një pamje të dukshme, sa për gjashtë diej.

5 gusht 1926

Më 5 gusht të vitit 1926, ndërsa udhëtonte në malet Humboldt të krahinës Kokonor të Tibetit, Nicholas Roerich raportoi se anëtarët e ekspeditës së tij kanë parë lart në qiell një shqiponjë, të cilën po e vëzhgonin, “diçka të madhe dhe të shndritshme që pasqyronte diellin, si një vezë gjigante që lëvizte me një shpejtësi të madhe” (nga ditari i udhëtimeve në Altai-Himalaja, i publikuar në vitin 1929). Edhe pse Roerich nuk e thotë se çfarë mendonte se do të kishte qenë objekti, në pasazhet më poshtë diskutohen dëshmimet teozofike të civilizimeve të lashta dhe teknologjinë e tyre.

25 shkurt 1942

Më 25 shkurt të vitit 1942, Ushtria Amerikane gjurmoi një mjet hapësinor në radar mbi Los Anxhelos, në krahinën e Kalifornisë. Anija qëndroi lart edhe pse ndërkohë kishin kaluar 20 minuta. Ajo vazhdonte të rrinte pezull dhe ushtria nuk arriti t’i avitej pasi objektet e paidentifikuara duket se gjithmonë ndërhyjnë në sistemin e avionëve që i ndjekin. Origjina e anijes nuk është identifikuar asnjëherë. Incidenti më vonë u bë i njohur si Beteja e Los Anxhelosit ose sulmi ajror i Bregut Perëndimor.

1946

Raportime për shfaqjen e dritave të çuditshme në qiell apo objekteve fluturuese të paidentifikuara ka pasur gjithnjë. Por, në vitin 1946, ka pasur më shumë se 2 mijë raporte të anijeve të paidentifikuara në vendet skandinave, së bashku me raporte të izoluara nga Franca, Portugalia, Italia dhe Greqia, të cilat më vonë janë quajtur “breshëria ruse”, dhe më vonë si “raketa fantazmë”, për shkak se mendohej se këto objekte misterioze ishin teste ruse të raketave të kapura gjermane Vi dhe V2. Më vonë doli se nuk ishte ky shpjegimi i saktë dhe fenomeni mbetet i pashpjeguar.

Roswell, 1947

Incidenti “Roswell” përfshin gjetjen e materialeve të një objekti të paidentifikuar në Roswell, Nju Meksiko në SHBA, 1947. Që prej asaj kohe ky rast është kthyer në objekt spekulimesh e hipotezash nga më të ndryshmet. Ekzistojnë hipoteza të ndryshme në lidhje me atë që ka ndodhur në të vërtetë atje. Forcat ushtarake të SHBA-së pretendojnë se mbetjet që u zbuluan në vendin e aksidentit ishin ato të një balone sekrete që ishte përplasur. Sidoqoftë shumë ithtarë të UFO-ve vazhduan të besojnë se objekt i përplasjes ishte një UFO. Incidenti u kthye në një legjendë urbane dhe Roswell njihet si incidenti më i njohur që ka lidhje me UFOt.

19 shtator 1976

Deri në vitin 1976 thuhej se UFO-t ishin shumë rezistentë për t’u kapur nga radari, duke lënë të kuptohej se ishin më shumë imagjinarë se jashtëtokësorë. Gjithçka ndryshoi kur në orët e par atë agimit më 19 shtator, 1976 pilotët luftarakë të avionëve iranianë u dërguan të ndjekin një UFO që manovronte në mënyrë të çmendur në qiellin mbi Teheran, pasi shumë radarë e kishin kapur. Ajo që ishte akoma më mbresëlënëse është se objekti çrregullonte sistemin e avionëve sa herë i afroheshin dhe ky rast shënohet si një prej takimeve të llojit direkt me UFO-t.

30 mars 1990

Mbrëmjen e 30 marsit avionët e NATO-s u përpoqën që të ndiqnin disa UFO në formë trekëndëshe mbi Belgjikë. Ajo që ishte mbresëlënëse në këtë rast ishte se këto objekte lëviznin me një shpejtësi të tillë dhe bënin ato lloj manovrash që do e vrisnin pilotin që ishte brenda. Këto objekte të paidentifikuara fluturuese u panë nga shumë dëshmitarë në tokë, por ato u kapën dhe kullat e kontrollit dhe nga radarët e armëve në bordet e avionëve të NATO-s që po i ndiqnin duke i fotografuar e duke e bërë këtë rastin e fotografimit më të mirë të UFO-ve.






Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Incidentet më të famshme me UFO
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Paranormale :: Ufologji-
Kërce tek: