Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shtepia e Bardhe dhe fantazmat

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 99
Join date : 22/12/2010

Shtepia e Bardhe dhe fantazmat Empty
MesazhTitulli: Shtepia e Bardhe dhe fantazmat   Shtepia e Bardhe dhe fantazmat Icon_minitimeFri Dec 31, 2010 10:50 am

Jenna Bush: Shtëpia e Bardhë është plot me fantazma

Shtepia e Bardhe dhe fantazmat Jenna-10



E bija e ish-presidentit amerikan, GeorgeW. Bush, Jenna Bush ka deklaruar se gjatë kohës që ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë ka parë fantazma.

E bija 27-vjeçare e George Bush ka thënë në show-n televiziv të Jay Leno-s, se rezidenca e presidentit amerikan në Washington është për plot fantazma. “I kam dëgjuar fantazmat. Flija, ndërsa nga dollapi i dhomës sime dëgjohej muzika e viteve ‘20 të shekullit të kaluar.

E dëgjova, u frikësova shumë, dhe ika në dhomën e motrës sime, e cila më tha se unë po sillesha çuditshëm”, ka thënë Jenna. “Mirëpo”, vijoi ajo “javën tjetër të dyja po flinim në dhomën time, kur në një moment ka cingëruar telefoni dhe na zgjoi nga gjumi.

Pas pak në filluam një muhabet të shkurtër, për të shkuar më pas të flemë, kur nga dollapi e dëgjua sërish muzika e operës. “Nuk mund ta besonim, mendonim se ishim marrosur. Jemi përpjekur që këtë gjë ta shpjegojmë në mënyrë racionale, mirëpo edhe personeli i Shtëpisë na ka thënë se edhe ata i dëgjonin ndonjëherë”, ka shpjeguar Jenna.

Ajo ka shtuar se nuk e ka parë fantazmën e ish-presidentit amerikan Abraham Lincoln, për të cilin thuhet se viziton rregullisht Shtëpinë e Bardhë, por ka thënë se do të kishte pasur dëshirë ta kishte parë atë. Flitet se fantazma e Lincolnit shëtit shpesh nëpër korridorin e katit të dytë të Shtëpisë së Bardhë, troket në dyer dhe qëndron pranë një dritareje të caktuar, me një dorë prapa shpinës.

Sa e famshme është legjenda për Lincolnin, flet edhe fakti se, ish-kryeministri i famshëm britanik Winston Churchill, nuk kishte pranuar të flinte në dhomën e këtij ish-presidenti, pasi gjatë një qëndrimi në atë dhomë kishte parë fantazmën e tij. Ish-Zonja e parë e SHBA-ve, Hillary Clinton, ka pranuar gjithashtu se në Shtëpinë e Bardhë ekziston një atmosferë e errët.

“Nganjëherë di të jetë e errët”, ka thënë ajo.

Para saj, një deklaratë të tillë e kishte dhënë edhe ish-presidenti Harry Truman, i cili në një letër drejtuar bashkëshortes së tij, kishte shkruar: Rri këtu në shtëpinë e vjetër dhe gjatë gjithë kohës dëgjoj fantazmat që ecin poshtë e lartë korridoreve. Në orën 04:00 të mëngjesit më ka zgjuar një e trokitur në derë. Dikush trokiti tre herë në derën e dhomës time të gjumit, dhe kur e hapa derën, aty nuk ishte askush. Ky vend i mallkuar është i rrethuar, dhe jam i sigurt në këtë gjë”, thoshte Truman.


Dhe kush si beson fantazmave


Prova qe fantazmat ekzistojne. Vertet?!



Shtepia e Bardhe dhe fantazmat 1



Per te gjithe ata qe besojne ose duan te besojne ne fantazmat, ja dhe nje arsye me shume. Nje konkurs i organizuar nga profesori Richard Wiseman i universitetit te Herdfordshajr (University of Hertfordshire) ka zgjedhur fotografine qe paraqet me qarte nje fantazme! Fantazmat kane terhequr gjithnje imagjinaten e njerezve, dhe per kete arsye jane studiuar ne disa aspekte, nga te cilet ai psikologjik eshte ndoshta me i rendesishmi.


Konkursi i zhvilluar me se fundi kishte si qellim dergimin nga ana e publikut, nepermjet internetit te fotografive ku shfaqeshin te ashtuquajturat “fantazma”. Me pas keto fotografi votoheshin nga vete publiku per te zgjidhur mis-Fantazmen.

Deri ketu asgje me shume e asgje me pak se shume ide te tjera qe shfaqen ne internet.

E cuditshmja, qendron ne menyren se si u percoll ky lajm nga mediat pak a shume ne te gjithe boten.

Duke filluar nga ky lajm nuk shpetoi pa u publikuar. Por teksa gazeta britanike e percjell lajmin duke shfaqur edhe njefare analize dhe shpjegimi parapsikologjik per fotot, nga ana tjeter qofte Corriere della Sera, qofte Top Channel e sjellin si fakt te sigurte ekzistencen e fantazmave pa asnje lloj shpjegimi. Ajo cka eshte edhe me e cuditshme dhe pak profesionale eshte siguria me te cilen raportohet lajmi.

Nese citojme artikullin e Top-channel (qe eshte pak a shume nje perkthim i keq i lajmit te Corriere della Sera): “Askush nuk ka goje te flase para fotos fituese ku ka dale…nje fantazme!”.

Pra nje prej pyetjeve qe e ka ndjekur njerezimin gjate te ekzistences se tij, dhe ka shqetesuar gjumin e miliona njerezve, qe nga femijet e vegjel deri tek Hamleti, sapo ka marre nje pergjigje. Nje pergjigje te provuar, te faktuar dhe qe me nje siguri shkencore raportohet nga dy burime mjaft te rendesishme informacioni.

Megjithe sigurine qe permban kjo fraze, asnje argumentim nuk jepet se pse personi i dale ne fotografi duhet te jete me patjeter nje fantazme. Perse nuk mund te jete nje person, nje vizitor qe duhej te ndodhej brenda ne keshtjelle? Lajmi i paraqitur ne burimet italiane (e cila denjon te pakten te vendose thonjezat ne titull) dhe shqiptare, duket qarte qe ka si qellim sensacionin, deshiren per te bere per vete dhe per te terhequr sa me shume lexues, te cilet pse te mos i besojne edhe fantazmave.

Krejt e kunderta ndodh tek gazeta britanike, e cila pervec stilit mjaft te qarte dhe terheqes shfaq edhe shpjegime mbi besimin ne fantazmat, mbi faktin se si eshte e mundur qe te shfaqen njerez te dyfishte ne fotografi etj. Duke filluar nga frika qe njeriu ndjen, dhe proceset qe shfaqen ne subkoshiencen e tij qe e bejne te krijoje qenie te paverteta perreth, deri ne problemet ne aparatet fotografike te cilat mund te mbivendosin imazhe per te krijuar pamje qe nuk ekzistojne ne realitet, gjithcka paraqitet e interpretuar dhe shpjeguar nga gazetari i The Times-it.

Nese do te merresha me analizen e problemeve te shtypit shqiptar, jam i sigurt se ndoshta ky lajm do te ishte i fundit qe do te me shqetesonte.

Megjithate siguria dhe thjeshtesia me te cilen pasqyrohen te ashtuquajturat “fakte” per vertetimin e nje prej pyetjeve qe per njepjese te mire te njerezve jane mjaft serioze, dhe fakti qe edhe kur kopjojne, kopjojne burimin e gabuar, me duken me te vertete
shqetesuese.

(Edhe) Ne kete rast deshira dhe nevoja per te publikuar, per te krijuar sensacion, ka mbizoturuar ne karakterin e paformuar te te ashtuquajtureve “gazetare”.

Very Happy Very Happy Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://galaxy-ks.n-stars.org
 
Shtepia e Bardhe dhe fantazmat
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A besoni se ekzistojne Fantazmat,Demonet,Xhindet?
» Shtepia e kuqe ne DURRES!
» Ritual per te larguar shpirterat e keqinj nga shtepia

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Paranormale :: Entitete-
Kërce tek: