Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 15 sekretet e lumturisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 99
Join date : 22/12/2010

15 sekretet e lumturisë Empty
MesazhTitulli: 15 sekretet e lumturisë   15 sekretet e lumturisë Icon_minitimeFri Dec 31, 2010 1:37 pm

15 sekretet e lumturisë


Përveç se të duash dhe të duhesh, duhet të shtohen edhe këto. Edhe ju mund tu kushtoni vëmendje këshillave tona, dhe do të shikoni që do të jeni më afër lumturisë në çift...

1. Jini i/e buzëqeshur

Problemi më i shfaqur në jetën martesore, është fytyra e ngrysur e njërit prej bashkëshortëve dhe sjelljet që pajojnë atë. Kjo sjellje, nxit konflikt dhe mosmarrëveshje në çift. E kthen shtëpinë në një ambient të vështirë për të jetuat. Përkundrazi, buzëqeshja është burim i harmonisë dhe i bashkëbisedimeve në çift. Një buzëqeshje nuk duhet të jetë shumë e vështirë...


2. Shtrëngojini duart bashkëshortit/bashkëshortes tuaj

A e dini se qëndrimi dorë për dore midis bashkëshortëve ul stresin e tyre? Sipas një studimi të bërë mbi çifte të martuar amerikanësh, rezulton se bashkëshortët tregohen më të qetë dhe më racional në përballimin e problemeve. Shtrëngojini edhe ju dorën bashkëshortit/bashkëshortes tuaj dhe do të shikoni që me kalimin e kohës ndjenjat tuaja do të dalin në pah akoma më shpejt.

3. Dashurinë që ndjeni shpreheni me fjalë

Për burrat është më e vështirë se sa tek gratë shprehja e dashurisë me fjalë. Burrat nuk e shprehin lehtë dashurinë. Pse duhet që të humbasim një dashuri që e kemi në zemër, për hiç gjë?

4. Lutuni së bashku Zotit

Uluni të dy së bashku dhe lutuni me zë për njëri tjetrin. Renditini fjalët e lutjes ashtu siç ju vijnë nga brenda. Mos vallë nuk jeni të sigurtë nëse dëshironi të luteni? Atëherë, uluni dhe falënderoni Zotin për të mirat që ju ka dhuruar. Shkruani çdo ditë tre nga gjërat e mira që ju ndodhin dhe pyesni se pse më ndodhi kjo gjë e mirë. Studimet tregojnë se ata persona që e bëjnë diçka të tillë, pas një periudhe jo më të gjatë se tre muaj, janë ndier shumë më të lumtur. Pas një studimi mëse 30 vjeçar mbi lutjen, shkencëtari amerikan në Universitetin e Harvardit, Herbert beson, shprehet se të gjitha mënyrat e lutjes, qetësojnë stresin dhe trupin e njeriut.

5. Mos ndërroni veshjen sapo të ktheheni në shtëpi

Njerëzit vishen bukur sa herë që dalin për të shkuar në punë apo për të shëtitur. Por, kur kthehen në shtëpi, menjëherë kërkojnë të vishen më komod. Ka nga ata bashkëshortë që kalon kohë e gjatë dhe nuk e shikojnë njëri tjetrin të veshur bukur. Bashkëshortët duhet të vishen e të mirëmbahen mirë jo vetëm për miqte dhe kolektivin, por edhe për njëri tjetrin. Zonja, po ju pse nguroni të zbukuroheni në shtëpi kur bashkëshorti juaj kthehet nga puna?

6. Mos harroni ditëlindje e bashkëshortes tuaj apo përvjetorin e martesës

Gratë kryesisht janë mjaft të ndjeshme për datëlindjet, për përvjetoret e martesës apo për data të caktuara. Madje, ato mund të pyesin edhe për ditën kur jeni njohur për herë të parë, për ditën e fejesës, apo pse jo edhe për ditën kur keni vendosur të martoheni. Por ju, të paktën mos harroni ditëlindjen dhe përvjetorin e martesës.

7. Lini shënime dashurie

Shkruani shënime dashurie dhe lërini në vende që edhe bashkëshorti apo bashkëshortja juaj të mund ti shikojë. Në fletushka të vogla, shkruani fjalë të bukura. Kjo do të ndihmojë në atë që bashkëshortët të kuptojnë akoma më mirë dashurinë për njëri tjetrin.

8. Vishuni sikur do të shkoni në shëtitje dhe uluni në shtëpi

Është shumë e rëndësishme që bashkëshortët të vishen bukur dhe të bëjnë njëri tjetrin të ndihen të vlerësuar në ambientin familjar. Kjo gjë sot duket se nuk funksionon. Ata vishen bukur për të shtiru apo për të takuar miqtë e shokët, dhe nuk vlerësojnë njëri tjetrin. Edhe ju, të paktën një ditë në javë vishuni bukur, por mos dilni nga shtëpia. Qëndroni dhe kaloni kohën me njëri tjetrin.

9. Mos flisni me urdhra por me mirësjellje

Kur një person flet me tone urdhëruese, patjetër që do të përballet me kundërshtimin e atij që ka përballë. Kjo bëhet akoma më e hidhur në marrëdhëniet në çift. Në vend të saji duhet të flitet me tonë mirësjelljeje. Kjo nuk të cenon ty ndonjë të drejtë, përveç se kthehet në një investim harmonie dhe lumturie. Në këtë mënyrë, ti do të tregosh bashkëshortit/bashkëshortes se jeta është e përbashkët dhe për të dy.

10. Mëngjesin hajeni së bashku

Kur në jetën e çiftit përzihen fëmijët dhe puna, takimi dhe ndarja e halleve midis tyre duket sikur merr fund. Ju, të paktën duhet të përpiqeni që kur të jeni së bashku me familjen, të shfytëzoni më së miri këtë kohë. Kjo mund të jetë edhe koha e ngrënies së mëngjesit. Pse jo, mund të lini disa minuta nga gjumi i mëngjesit për të përgatitur së bashku mëngjesin dhe për të gjetur kohën për të biseduar kokë më kokë.

11. Hani darkë kokë më kokë jashtë

Mos mendoni se të bie më lirë në shtëpi veçanërisht tek çiftet që kanë fëmijë, problemi më i madh që shfaqet është mos gjetja e kohës për të qenë vetëm për vetëm. Angazhimi me fëmijët i lodh si nënën ashtu edhe babain. Qoftë edhe një orë të vetme, ju mund ti lini fëmijët tuaj tek një i besuar, dhe të dilni për të ngrënë diçka sëbashku kokë më kokë. Kjo do ti jepte më shumë forcë lidhjes tuaj. Ajo për të cilën ju keni nevojë, nuk është darka që do të hani, por situata që ju lë të bisedoni për disa minuta rreth atyre që keni përjetuar, apo për planet në të ardhmen.

12. Përcilleni bashkëshortin tuaj me lutje

Ata gra të cilat nuk punojnë dhe i përtojnë të ngriturit herë në mëngjes kur burrat e tyre shkojnë në punë, duhet të ulen dhe të mendojnë edhe një herë. Të përcjellësh burrin për në punë, do të thotë ta bësh atë të ndiejë se ka lënë në shtëpi gjysmën e zemrës së tij. Madje, t’i thuash burrit “ne nuk duam tia dimë për uri e varfëri, neve na duhesh vetëm ti”, kjo do ta motivonte atë akoma më shumë.

13. Silluni mirë me familjen e bashkëshortit tuaj

Fjalët e rënda që bashkëshortët mund të thonë për familjet e njëri tjetrit, ndikojnë shumë në marrëdhëniet në çift. Ju nuk duhet të minoni dashurinë tuaj duke folur për të tjerët. Respekti që bashkëshorti i tregon familjes së bashkëshortes apo anasjelltas, do të shtoje edhe dashurinë dhe respektin e ndërsjellët në çift.

14. Përdorni fjalë të bukura kur i drejtoheni njëri tjetrit

Ironizimet që bëhen në jetën në çift, ftohin marrëdhëniet midis tyre. Madje, ajo ndikon edhe në besimin tek njëri tjetri. Në momentin kur në martesë humbet besimi, atëherë nis edhe humbja e lumturisë.

15. Mos mbani asgjë të ndarë, gjithçka të jetë e përbashkët

Çiftet, kur martohen duhet të dini që gjithçka kanë është e përbashkët. Si e mira, ashtu edhe e keqja, si në të sëmurë, ashtu edhe në të shëndoshë, ata duhet të jenë të bashkuar. Kurrsesi nuk duhet që pasuria e njërit të ndikojë në marrëdhënie. Nëse burri punon dhe fiton më shumë, kjo nuk duhet të ndikojë. Madje, gjëja më e mirë që duhet të bëhet, është bashkimi i të ardhurave të të dyve, vendosja në një vend të caktuar dhe secili të marrë sipas nevojës. Në një çift, nuk mund të ketë aspak gjëra të tilla si kjo është e imja dhe kjo është e jotja. Në momentin që pranohet të vihet kurorë, atëherë çdogjë është bashkuar në një.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://galaxy-ks.n-stars.org
 
15 sekretet e lumturisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zbulohen sekretet e jashtëtokësorëve
» Sekretet e njeriut te detit!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Mistere :: Enigma-
Kërce tek: