Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Astrologjia dhe mjekësia

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 99
Join date : 22/12/2010

Astrologjia dhe mjekësia Empty
MesazhTitulli: Astrologjia dhe mjekësia   Astrologjia dhe mjekësia Icon_minitimeSat Jan 01, 2011 11:46 am

Astrologjia dhe mjekësia


Shumë mjekë gjatë punës së tyre e shfrytëzojnë astrologjinë. Konsiderohet se është shumë e rëndësishme që të bëhet një krahasim i horoskopit të mjekut dhe pacientit për të parë nëse nënshenjat e tyre janë në baraspeshë

Shumë mjekë gjatë punës së tyre e shfrytëzojnë astrologjinë. Konsiderohet se është shumë e rëndësishme që të bëhet një krahasim i horoskopit të mjekut dhe pacientit për të parë nëse nënshenjat e tyre janë në baraspeshë.

Me fjalë të tjera, nënshenjat e këtyre dy personave duhet t’i takojnë elementit të njëjtë (ujit, zjarrit, ajrit, tokës, ose metalit) dhe duhet të jenë në këtë aspekt të përputhura me njëra-tjetrës.

Nëse pacienti e ka nënshenjën e peshores, atëherë edhe mjeku i tij do të duhej ta kishte nënshenjën e peshores, ujorit, ose binjakëve. Aspektet e përputhshme në mes të mjekut dhe pacientit ofrojnë kurajë dhe mirëbesim të dyanshëm, derisa ato të papërputhshme mund të shkaktojnë aversion të dyanshëm.

Ndikimi i Hënës në shëndetin e njeriut

Pas Diellit, Hëna është trupi qiellor që ka ndikimin më të madh në organizimin e njeriut. Cikli menstrual te femrat përputhet me kohëzgjatjen e Hënës lunare, ndërsa periudha e fillimit të frytit deri te lindja e tij, zgjat plot nëntë muaj.

Fazat e ndryshme të Hënës ndikojnë në paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme e sidomos të krizave mentale. Pasi që Hëna është mbledhëse e energjisë së Diellit, ajo njëkohësisht është edhe transmetuese e kësaj energjie në trupin e njeriut.

Kur një person e ka Hënën e dobët në horoskop, atëherë ai person do të marrë më pak energji diellore dhe më lehtë u nënshtrohet sëmundjeve të ndryshme. Hëna ndikon në organet shumë të ndjeshme të trupit, si: lukthi, shpretka, stomaku, gjoksi dhe mitra.

Po ashtu edhe shtatzënia, lindja dhe sistemi nervor drejtpërsëdrejti janë të lidhur me ndikimin e Hënës. Hëna ka ndikim edhe te trashëgimia gjenetike.

Shërimi nën ndikimin e Hënës

Në kohën e Ptolomeut, të pajtoheshe me operacion e të mos e analizoje mirë pozitën e Hënës, do të thoshte ta rrezikoje jetën personale.

Qysh në kohët e lashta njerëzit nuk operoheshin gjatë ditëve kur Hëna ndodhej në shenjën e bricjapit, sepse gjatë atyre ditëve dobësohet funksionimi i organizmit.

Po ashtu pacientët atëbotë nuk janë shëruar as gjatë ditëve kur mbi Tokë paraqitej Hëna e re, sepse gjatë këtyre ditëve besohej se ndodhin ndryshimet e mëdha atmosferike. Kjo praktikë vazhdon edhe sot.

Koha më e përshtatshme për shërim janë ditët kur Hëna është e pozicionuar në shenjat: akrepi, peshqit ose shigjetari.

Ndërsa nuk preferohet kurimi gjatë kohës kur Hëna është në perëndim e sipër për shkak të mundësisë së gjakrrjedhjes së madhe.

Mjekët që konsultohen me astrologji po ashtu nuk operojnë organet, apo pjesët e trupit gjatë kohës kur ato janë nën ndikimin e Hënës. P.sh. është shumë rrezik të operohet koka në kohën kur hëna është në shenjën e dashit...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://galaxy-ks.n-stars.org
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 99
Join date : 22/12/2010

Astrologjia dhe mjekësia Empty
MesazhTitulli: Shendeti sipas horoskopit   Astrologjia dhe mjekësia Icon_minitimeSat Jan 01, 2011 11:49 am

Dashi

Mjekësia astrologjie e vendosë këtë shenjë të furtunës dhe shtrëngatës duke e paraqitur atë me figurën e kokës që mban sy të mbyllur dhe nofullën e poshtme me dhëmbë paksa të shtrënguar. Gjithashtu edhe me trurin si organ motorik që ruan ndjesinë e baraspeshës.
Deshtë janë të ndjeshëm veçmas në regjionin e kokës, kanë më shumë marramendje, zjarrmie të lartë apo ndezje.
Mu për këtë, që ata të ruajnë fuqitë dhe shëndetin e mirë, mjekësia astrologjike ju preferon të merren me aktivitete më të "nxehta", respektivisht të ushtrojnë sporte të ashtuquajtura luftarake, në të cilat deshët mund ta tregojnë veten mirë.
Gjimnastika, vallëzimi dhe e ashtuquajtura Terapi e Rajshit (thënë shkurt e shqip: seks).
Mirëpo, tek njerëzit që i përkasin kësaj shenje, edhe skijimi dhe çiklizmi kanë efekte shumë të mira. "Deshët" edhe përpos nevojës së zbrazjes së energjisë së madhe, megjithatë duhet të pushojnë shpesh dhe relaksohen mirë gjatë ushtrimeve fizike.
Në këto momente i rezervoni vetes kohë dhe çaste të mjaftueshme kur mund të merrni në dorë sërish ndonjë libër, po ashtu të dëgjoni edhe muzikë, ndërkaq mendimet që ju sillen çdo ditë në kokë t'i hiqni qafe, së paku për ca qaste.
Këshilla: Sa më shpesh që keni mundësi bëni masazh të fytyrës. Ky veprim i vë në lëvizje lumenjtë limfatik dhe mënjanon me këtë edhe dhimbjet e kokës.

Demi

Shënjuesit të Demit i përket regjioni i qafës dhe grykës së bashku me gurmazin, bajamet, veshët, hundët, gjuha, buzët dhe zverku (zverku i demit!) si dhe balli, respektivisht sytë e ballit.
Sistemi i demit është ndërrimi i oksigjenit, pra përpunimi i ushqimit, me çka jo vetëm organet e tretjes, por edhe gjëndrat e regjionit të ballit janë pjesëmarrëse në veprim.
Demat janë të pirur të vuajnë për kohë te gjatë nga sëmundje të ndryshme, Sëmundjet tek ta zakonisht shtrihen në rrugë joproporcionale (pra të mbitheksuar) veçmas në regjionin e organeve dhe të sistemit të frymëmarrjes.
Demat janë gjithashtu të pirur që të kenë mbipeshë të theksuar dhe të tejkalojnë paksa me marrjen e ushqimit. Masat e preferuara për ta janë: agjërimi, masazh, puna në kopsht, muzika e mirë dhe qëndrimi në natyrë të pastër.
Këshilla: filloni me një regjim të agjërimit (dietës) dhe do të vëreni se sa të ç'lirë do të ndjeheni në pjesë të ndryshme të trupit.

Binjakët

Këtë shenjë përcaktojnë përherë duart dhe krahët e shtrirë në mënyrë pothuajse të egër e me plot gjestikulime.
Sistemi i binjakëve është tërësisht sistemi qendror i nervave dhe i kanaleve të ajërt (Bronhet) së bashku me mushkëritë, si dhe sistemi i imunitetit dhe gjëndrës së ashtuquajtur Thymus.
Zakonisht binjakët janë të pirur të vuajnë nga mushkëritë (ngase në parim ata pinë duhan së tepërmi!), nga pengesat në sistemin nervor dhe nga ndezjet në brinjë e gjoks.
Ndikojnë pozitivisht ushtrimet në të marruarit frymë, bisedat, terapitë për ç'lirim dhe terapitë për nxehje si p.sh. akupunktura.
Me rëndësi të veçantë për ju edhe: i ashtuquajturi “tush në oksigjen”, ne formë të shëtisë në ajër të pastër.

Gaforrja

Gaforrja shënjon lukthin, tek gratë- gjinjtë si dhe mitrën, gjëndrat e pështymës, pastaj më tej të gjitha vrimat e lëkurës (mbështjellësit) të trurit, bebëzën e syrit, mbështjellësin (lëkurën) e zemrës dhe membranat e nervave.
Gaforret janë të pirur të vuajnë nga sëmundjet e lukthit, nga depresionet, hypohondria. Ata duhet të jenë më optimist, gjërat t' i marrin më shtruar.
Terapitë e preferuara janë kurat në ujë dhe marrja në mënyrë të veçantë i çajit të malit/barishte (si tip lulelakre, por me stap të gjatë dhe fleta të gjera).
Këshilla: nëse keni mundësi dhe hapësirë bëjeni një kopsht personal me lloj-lloj barishte duke filluar nga çaji i kamomilës, çaj nane etj..
Nëse nuk keni kopsht, atëherë mbusheni një bidon të bukur në terrasë ose diku në dritaren pranë tavolinës së kuzhinës. Angazhimi me këtë lloj aktiviteti do t’ju qetëson..
Ky lloj i “hobit” të ri , juve si tip social që jeni, do t’ua rivendos baraspeshën e humbur dhe do t’ju bëjë të kënaqur.

Luani

Zemra, shpretka, shtylla kurrizore si dhe arteriet shënjojnë shënjuesin e diellorit luan. Luanët kanë tendenca të vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut por edhe nga dhimbjet e shpinës.
Ata, mu për këtë, do të duhej që më shpesh të pushojnë e ç'lirohen, të bëjnë shëtitje të gjata dhe të mos e mbivlerësojnë gjithnjë e më shumë vetveten.
Për luanët terapitë tipike janë ato të ashtuquajturat terapitë e vallëzimit, banjat në diell dhe qëndrimi në lartësi. Këshilla: Gjithnjë kur të keni kohë të lirë, shtrijuni në bankë në një cep të kopshtit, dhe nënshtrojuni rrezeve jopërclluese të diellit.
Për shënjuesit e zjarrtë si ju, drita është balsam i shpirtit. Për ju, po ashtu, edhe lëvizja është e nevojshme.
Luanëve, deshve dhe shigjetarëve ushtrimet fizike të rregullta ju bëjnë shumë mirë. Do të ishte mirë që së bashku me partnerin tuaj të regjistroheni në një shkollë vallëzimit.
Lëvizjet ritmike ju bëjnë shumë mirë në mbajtjen e trupit, dhe ju ndihmojnë që të ç'liroheni fizikisht dhe shpirtërisht.

Virgjëresha

Këtë shenjë e përcaktojnë zorra e trashë, gjëndrat e stomakut dhe organet tjera që dërgojnë elemente për tretje ( mëlçia e zezë, vreri). Sistemi i virgjëreshave është sistemi i vlerësimit të ushqimit. Virgjëreshat janë të pirur të vuajnë nga pengesat dhe vështirësitë në sistemin e tretjes në regjionin e zorrëve.
Për këtë arsye ata/ato do të duhej t'i kushtojnë rëndësi ushqimit (mos të punojnë shumë, natyrisht jo edhe pak!) dhe para së gjithash: të qeshin shumë.
Virgjëreshat e mbajnë shëndetin përmes dietave dhe ushqimeve me origjinë natyrore, me bimë shëruese dhe barishte të ndryshme, që ndikojnë në qetësimin e sistemit tretës, përmes kurave të agjërimit dhe meditimit. Familjet e tyre, miqtë etj. nuk mund ta marrin as me mend se sa vibrime të ndjeshme kanë nervat e kësaj shenje.

Peshorja

Shënjuesit të peshojës i përket pjesa e veshkave si dhe korja e veshkave pranë, mëshikëza dhe regjioni i ijëve.
Sistemi i peshores (apo funksionet) krijojnë baraspeshë dhe rregullojnë: p.sh. vlerat e PH-së së gjakut të veshkave, temperaturën përmes "termostatit" në tru.
Të lindurit peshore priren të kenë ndezje në veshkë dhe mëshikëz, por edhe gurë në veshkë.
Terapia tipike e peshoreve është ajo me muzikë dhe përmes vallëzimit.
Ndihmojnë edhe terapitë përmes bisedave që ka mundësi të bëhen edhe me miq. Këshilla: përdoroni sa më shumë lëngje në formë të çajeve natyrale.

Akrepi

Shënjuesit të akrepit i përket zorra e trashë dhe zorra e zgurdhit. Gjithashtu edhe organet e sekretimit, pra edhe gjëndrat embrionale. Sistemi i akrepit ngjallë jetën e re dhe eliminon atë të vdekurën, atë të përfunduarën.
Akrepat janë të pirur të vuajnë nga sëmundjet e organeve që prodhojnë sekret dhe atyre gjenitale.
Por nganjëherë edhe nga pasojat e jetës së tyre të stilit herë ekscesive e herë tërësisht ekstreme.
Akrepat do të duhej t' i adaptohen stilit të jetës "së lehtë, por edhe të vështirë" dhe të mos kërkojnë që të jenë të fundit, duke prodhuar më shumë ndjesi mirëkuptimi për të tjerët - shumë e rëndësishme - sa më shpesh të çlodheni e çliroheni përmes muzikës së lehtë , përmes leximit të librave me tema të lehta ose duke qëndruar në rrethe miqsh të ngushtë.
Këshilla: Mësohuni njëherë emirë të çliroheni. Sa më shpesh bëni marshe në natyrë, të lirë dhe pa kurrfarë qëllimi dhe trysnie.

Shigjetari

Shigjetarit si tip sportiv, vital i përgjigjen nyejt e këmbëve dhe kofsha e epërme, pastaj vijnë: frymëmarrja dhe nxjerrja e thellë e saj, përshtatja e syve me ambientin etj. Sistemi i shigjetarit është sistem i lëvizjeve të njeriut në nxitim.
Shigjetarët vuajnë nga lëndimet e natyrës sportive por të lehta, që vijnë edhe si rezultat i neglizhencës, pastaj nga lëndimet e nyejve të legenit dhe jo rrallë edhe nga lëndimet në fytyrë. Shigjetarët herë pas herë kanë nevojë të ndërrojnë stilin e jetës.
Gjithsesi kjo bëhet edhe në shenjë të ruajtjes së optimizmit, si diçka tepër me rëndësi për organizmin e njeriut. Terapitë tipike të shigjetarëve kanë të bëjnë me sport: të ushtruarit e çiklizmit, vrapimi i lehtë, kalërimi, lufta me skermë, noti, fluturimi dhe ngjitja në lartësi.
Shigjetarët i lodhë ndeja, rutina dhe struktura e njëjtë e ditës, por edhe disa prej lojërave a aktiviteteve të njëtrajtshme në kohë të lirë.
Shigjetarët kanë nevojë për ndryshime, që t' i ofrojnë shpirtit të tyre ushqim përherë të freskët. udhëtimet janë balsam për shpirtin e tyre dhe ruajnë freskinë e trupit dhe mendjes.

Bricjapi

Bricjapit të ftohtë dhe konservativ, sipas pikëpamjeve të mjekësisë astronautike, i përkasin eshtrat dhe nyejt, para së gjithash gjuri, gjëndrat tiroide, gjëndrat dhjamore, dhëmbët, qimet e lëkurës dhe thonjtë.
Bricjapët në pleqëri vuajnë nga reuma, tendosja e muskujve, të ajurit e nyejve, dëmtimet e gjunjëve etj.
Pikërisht për këtë, bricjapët duhet të pinë shumë ujë, ta gëzojnë e shijojnë si të nxehtit ashtu edhe lagështirën e natyrës sa më shumë e sa më shpesh që munden dhe mos ta çajnë kokën edhe aq për rregullat e mirësjelljes të rrethit dhe shoqërisë.
Të jesh fare i lirë - kjo është deviza e bricjapëve. Terapitë e bricjapit janë - dieta, që kanë për bazë para se gjithash ato prodhime me origjinë bimore, si rrënjë, zabardhoku i patates, pastaj hudhra, preshi, qepa, rrepa e kuqe etj.
Përpos këtyre edhe veprimet lehtë të zbatueshme: agjërimi, ngjitja nëpër lartësi, marshimi etj.
Këto veprimet e fundit mund t' i bëni edhe më lehtë në shoqëri, duke iu bashkuar ndonjë grupi alpinistësh a marshuesish të rregullt. Këshilla: shkarkohuni sa më shumë nga obligimet e brendshme, me të cilat vazhdimisht e ngarkoni veten.

Ujori

Kësaj shenje të jashtëzakonshme dhe shumë mbresëlënëse i përkasin pjesët e shpatullave të poshtme dhe venat e saj, pastaj pulpat (e këmbëve), thembra dhe pjesa e shpinës.
Funksionalitetin e kësaj shenje e karakterizojnë: bartja dhe ushqimi kapilareve me oksigjen, sistemi i përgjithshëm i venave dhe sistemi i pavetëdijshëm nervor - i ashtuquajturi ndryshe edhe sistemi vegjetativ.
Ujorët janë të pirur të vuajnë prej shtangimit të pulpave të këmbëve, shtangimit të muskujve, të ftohurit e nyejve të këmbëve. Shpirtërisht ujorët reagojnë rrallë, por nuk do të duhej që të lëndohen në atë shkallë që ata pastaj ta kalojnë çdo kufi të reagimit.
Terapitë tipike të suksesshme të shërimit për ujoret janë: terapia përmes fushës magnetike, akupunktura elektronike, dhe bioenergjia (e njohur edhe me emrin Reiki)

Peshku

Shënjuesi i fundit i rrethit të shtazëve- peshku, i përshkruhet sistemi i këmbëve, respektivisht lëngu përçues i tij (gjaku dhe limfa). Peshqit ëndërrues vuajnë nga shputat e këmbëve, sëmundjet që vijnë si rezultat i të ftohurit të gjatë e të thellë, por edhe mungesave të lëvizjeve dhe si rezultat i pasivitetit të theksuar.
Ata do të duhej të lëvizin më shumë (sa shpirtërisht aq edhe fizikisht!), të kenë qëndrim të qartë për jetën dhe mos të rrëshqasin drejtë ujërave të pesimizmit dhe kotësisë.
Terapitë me të mira të kësaj Kategorie (peshkut) janë: drenazha e limfave, meditimi, jeta në gjallëri, masazh e zonave refleksive të këmbëve, ushtrimet e sensibilitetit, qëndrimi në det, noti dhe nxitja për t' u shkëputur nga të menduarit për gjëra të imta, të përditshmërisë.
Këshilla:Hidhuni një çast në krahët e ëndrrave. Aty janë dhuratë e veçantë për ju!
Që të jeni të kënaqur në brendi të shpirtit, sikur akrepat, edhe juve do t' ju bënte mirë ndonjë aktivitet i natyrës sociale. Mendimet se po ju ndihmoni të tjerëve, ndikojnë pozitivisht në vet harmonizimin e mendjes dhe shpirtit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://galaxy-ks.n-stars.org
 
Astrologjia dhe mjekësia
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Ezoterizem :: Astrologji-
Kërce tek: