Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Sekretet e njeriut te detit!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TracK

TracK


Numri i postimeve : 110
Join date : 22/12/2010

Sekretet e njeriut te detit! Empty
MesazhTitulli: Sekretet e njeriut te detit!   Sekretet e njeriut te detit! Icon_minitimeSat Jan 01, 2011 1:55 pm

Sekretet e njeriut te detit!


“Që nga çasti i largimit kanë kaluar ditë e net, nëpër valë të përmallimit, ti me shokë lundron në det…” Deti është ngërthyer thellë në sytë e tij blu, disi të trishtë e të veshur me një vel lotues, ndërsa tregon për jetën në det dhe arsyet pse e la detin për tokën.

Hasan Begiçi është 60 vjeç dhe tani punon si instruktor në një autoshkollë. Deri 9 vjet më parë lundronte deteve dhe oqeaneve, tani “lundron” mbi katër rrota, por darkave vijon të mbajë lidhjet me profesionin e mëparshëm përmes detit.

Pranon se detaria është një profesion i vështirë, ku humbet e fiton. Ai vetë, ashtu si pothuajse të gjithë marinarët, ka humbur rritjen e dy fëmijëve të vet, por po i gëzohet mbesës së vogël, Kiarës. Shijon çdo moment të rritjes së saj.

Disi me trishtim dhe buzëqeshje kujton kokrrat e misrit që dikur e bija, Valbona, përdorte për të numëruar ditët që kishin ngelur nga kthimi i tij. Tashmë ajo dhe Olsi kanë jetët e tyre, familjet e tyre. “Jam i përmalluar për fëmijët.

Kur ishin të vegjël ata isha i ikur unë dhe kur unë lashë detin më ikën ata”, thotë se kjo është karakteristikë e jetës së çdo marinari: Kishte nga ata që kur ktheheshin në shtëpi fëmijët u thoshin xhaxhi… E teksa zhytet në kujtime ndalet dhe te letrat e grave të marinarëve që shpesh mbërrinin në portet ku ndalonin e ktheheshin në objekt ngacmimesh. “Kishte gra që i mbulonin me shenja buzësh”.

Të lundruarit që herët i ka dhënë një tjetër dimension jetës së tij. Ka shkuar në vende ku shumë njerëz ende ëndërrojnë të shkojnë, ka parë njerëz, vende e kuptuar kultura të ndryshme, ka prekur horizontet imagjinare dhe ka ëndërruar si të gjithë të kthehet në shtëpi për t’u rinisur sërish. Hasani i ka jetuar dy kohërat në marinë. Hyri djali i ri në flotën shqiptare. Ishte viti 1970 dhe u largua në vitin 2001.

Plot tri dekada jetë në det. Mes aventurash, peripecish, largësish. “Po deti është si gruaja që lind. I harron dhembjet dhe i kthehesh së njëjtës eksperiencë.

Kur del në tokë i harron ato që kalove dhe shkon sërish drejt tij”, thotë Hasani, një shprehje të njohur ndër detarë. Para viteve ‘90 të qenit marinar ishte një profesion i nderuar dhe i paguar, sot është kthyer në një profesion të vështirë dhe që shkakton veç të tjerash probleme ekonomiko-financiare për familjet e marinarëve.

Ai thotë se marrëdhënien e keqe në të paguarit me vonesë, ose më saktë të mospaguarit në kohë të marinarëve nga punëdhënësit, shqiptarët e kanë të huazuar: “E kemi importuar. Edhe në Greqi haset rëndom ky fenomen”. Kujton se njëherë u bllokuan me anijen “Vora” në Mogadisho, pasi shteti shqiptar nuk kishte shlyer taksat.

Histori që përsëriten në botën detare, po ndalimi ishte i shkurtër në kohë. Lundrimi nisi shpejt e gjithçka zgjidhej në kohë, pa konflikte. E ndërsa krahason dy periudhat, para dhe pas vitit 1990, Hasan Begiçi ndalet te kujdesi, mirëmbajtja për anijet. Kur flota i përkiste shtetit, mirëmbajtja ishte kryesore. Riparimet të plota bëheshin në shtetin fqinj, në Itali. Tani pronarët thjesht i shfrytëzojnë mjetet lundruese, anijet për të siguruar fitime.

Përpos mosinvestimit për mirëmbajtje, pas rënies së regjimit komunist pronarët e rinj të anijeve as nuk i siguronin më. Ai vetë ka qenë motorist në anije dhe tregon se atëherë “anijet ishin ofiçina lëvizëse, ndërsa sot nuk ka më specialistë”.

Jo pa njëfarë keqardhjeje thotë se anijet “Vlora” dhe “Vampo”, një anije që dëshmonte marrëdhëniet shqiptaro-kineze dhe që pas prishjes me Kinën u emërtua “Shkodra”, përfunduan të prera për skrap. Kur punonte me flotën shtetërore kaloi dhe një situatë të vështirë shëndetësore. Ishte viti 1989.

Pas kontrolleve mjekësore në Itali, operohet në Sofje të Bullgarisë dhe e kthejnë me avion në Rinas: “Gjithçka ishte gratis, pa asnjë lloj detyrimi financiar. Atëherë kujdeseshin për shëndetin e marinarit”.

Ndonëse dietat atëherë ishin simbolike, afro 1 dollarë në ditë, kujdesi për marinarët ishte në lartësinë e duhur. Edhe trajtimi me paga për kohën ishte i mirë, ndonëse kur flisnin me marinarë suedezë kuptonin diferencën e madhe në trajtimin financiar me të tjerët. Por atëherë këto gjëra as që mund të diskutoheshin. Të ishe marinar ishte privilegj dhe asgjë nuk diskutohej.

Më parë me 18 vjet e 9 muaj punë në det dilje në pension, tashmë ligji ka ndryshuar dhe Hasani pret të mbushë moshën për të gëzuar pensionin, ndonëse është më se aktiv dhe plot energji për të vijuar me dhënien e instruksioneve për kursantët e autoshkollës ku punon.

Në Durrës janë të shumtë ata që e njohin si një nga njerëzit e parë që bleu dhe solli makinë në qytet menjëherë pas ndryshimit të sistemeve në vend.

Kujton lundrimet drejt Kinës në vitet 1970-1978 kur deklaronin se kishin ngarkesa me oriz, po nën një sasi të vogël të këtij produkti ushqimor shteti ynë importonte armë dhe tanke. Flota shqiptare angazhohej edhe në kryerjen e tranziteve të ngarkesave të ndryshme para viteve ‘90.

Në tokë, më i sigurt se në det. Toka të jep siguri, po thellësitë misterioze të detit e kanë tërhequr gjithmonë. Ka lundruar mbi të, padashur ta trazojë nënujin. Ai ishte gjithmonë aty, bashkëshoqërues i denjë, i dashur dhe shpesh i frikshëm.

Deti të ndryshon. Kaq i pamasë, i errët dhe i mistershëm dhe nëse ti përballesh me të, mund të kalosh çdo gjë tjetër në jetë, me vetminë, frikën, natyrën. Deti ka fuqinë magjike të tërheqjes. Bëhet pjesë e jotja dhe nuk të braktis kurrë. Është aty, brenda teje.

Begiçi kujton lundrimet e vështira në Gjirin e Biskajës në oqeanin Atlantik, një gji që ndodhet midis brigjeve veriore të gadishullit të Pirenejve dhe brigjeve jugperëndimore të Francës; në detin e Kinës, gjithashtu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sekretet e njeriut te detit!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lotët E Njeriut Janë Më Të Shtrenjta
» 15 sekretet e lumturisë
» Zbulohen sekretet e jashtëtokësorëve

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Paranormale :: Parapsikologji-
Kërce tek: