Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Natyra e realitetit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TracK

TracK


Numri i postimeve : 110
Join date : 22/12/2010

Natyra e realitetit Empty
MesazhTitulli: Natyra e realitetit   Natyra e realitetit Icon_minitimeSat Jan 01, 2011 8:00 pm

Natyra e realitetit

Natyra e realitetit Light


Do ta filloja këtë shkrim në mënyrën më të lehtë për vete, si për tërheqjen e qastit apo për gjetjen e qëllimit të jetës suaj, por dua që së pari t'i kuptoni disa koncepte që janë bazë e gjithçkasë dhe pa to duket gjithqka si e pakuptimtë dhe kufi i pamundur. Gjëja e parë që duhet të bëni është të kaloni lehtas nëpër gjëra.

Bota që do të shpalos para jush është bota e së fshehtës. Rregullat e realitetit fizik që keni njohur më parë, këtu nuk vlejnë asgjë. Këtu nuk ka kufizime, gjithçka është e mundur. Mund të tingllojë si fantazi, por është aq e vërtetë sa edhe dielli që lind në lindje.

Kjo është bota ku ne jetojmë me një 'shef' të vështirë që kërkon nga ne të punojmë si skllevër, e ku gjysma e botës lufton për ushqim e ujë të pijshëm...Në sytë tanë kjo kurrë nuk do të ndryshojë dhe kur dëgjoni të flitet për krijimin e një realiteti të ri, shumica mendojnë se është e pamundur. Por e kanë gabim.

Ajo që ju "shihni" nuk është thjesht ajo 'e vërteta', por sido qoftë ju duhet ta keni të qartë se realiteti mund të ripërcaktohet. Gjithçka dhe çdo gjë. E si? Do të shohim në vazhdim, vetëm të keni durim dhe mos të mërziteni.

Duhet ta pranoni me veten tuaj se gjithçka mund të ndryshojë, por duhet të jeni të hapur. Kur them të hapur nuk mendoj të jeni naiv e të pranoni gjithçka që ju thuhet, por ato që ju thuhen t'i diskutoni me qëndrim të hapur. Nëse keni një qëndrim fiks për gjërat që ju rrethojnë dhe për realitetin tuaj, ndaloni së lexuari këtu, mos humbni kohë më tepër.

Thashë se gjithçka mund të ndryshojë. Arsyeja kryesore që e them këtë është se realiteti që ju rrethon është i krijuar nga vetë ju, dhe si i tillë mund të ripërcaktohet. Ky nuk është vetëm një mendim i dëshiruar apo një këshillë, por Fizika Kuantike ka vërtetuar se 'vetdija njerëzore' është ajo që krijon realitetin. Antikët e dinin këtë.. Ajo është e shkruar në Zohar, që është themel i Judaizmit, pastaj në tekstet e lashta të Hinduizmit, të cilat ndihmuan në lindjen e Budizmit, pastaj doktrinat e fshehta të Alkimisë, Hermetizmit etj. Këto njohuri kanë qenë rreth e rrotull botës për mijëra vjet...

Pa JU nuk ka asgjë. Të paktën s'ka asgjë 'materiale'. Universi është një burim i informacionit dhe i energjisë në një gjendje të pafund mundësish që konvertohen në realitet material me vetëdijen tonë që ju e quani "e vërteta".

Kur e shikojmë jetën tonë të përditshme, shohim gjithë këtë kaos, parregullsi, gjithë këto dështime, varfëri, luftëra dhe fatkeqësi të ndryshme – është e vështirë ta pranojmë se Ne jemi ata që tërheqim dhe që krijojmë realitetin tonë.

Pyetja e parë që iu vie në mendje shumë njerëve kur ua thua këtë është: E si mund t’ia kem aq inat vetes sa t’i shkaktoj kaq dëme?! A jam unë përgjegjës për fatkeqësitë?! A thua unë vendosa të kem jetë të varfër?! .....
Do të doja të thoja një përgjigje të thjeshtë, por kjo përgjigje ka shumë nivele brenda vetës. Ju them: Po! Ju keni zgjedhur në mes gjithë atyre mundësive që ju ofron Universi, ju keni krijuar realitetin tuaj kështu si e keni tani. Pa ‘JU’ nuk eksiston asgjë kështu ‘si është’...

Njohuri nga shkenca

Bota që ne e shohim rreth vetes ka nivele të shumta të ekzistencës. Ajo që shohim, që prekim, që dëgjojmë apo nuhasim është realiteti material. Në këtë realitet të gjithë jemi qenie të veçanta, objekte, gjini, personalitete etj. Në këtë nivel gjithçka është e qeverisur nga ligjet tradicionale të Fizikës. Ligji i Tretë i Njutonit thotë: " Actioni contrariam semper et æqualem esse reactionem: sive corporum duorum actiones in se mutuo semper esse æquales et in partes contrarias dirigi. - Për çdo forcë ekziston gjithmonë një kundërvepim i barabartë me kah të kundërt: ose për forcat e dy trupave mbi njëri-tjetrin janë gjithmonë të njëjta dhe në drejtime të kundërta." (//wiki//)

Në thelb ky ligj do të thotë se gjërat janë të ndara dhe nuk lëvizin apo nuk ndryshojnë gjendjen pa shkak ( pa ndonjë forcë të jashtme si ngrohje, goditje, shtyrje apo tërheqje). Pra, gjithçka ka një shkak dhe pasojë dhe nëse doni të bëni ndonjë gjë të ndodhë, ju në thelb duhet ta bëni atë përmes një forme të punës fizike (ose shkëmbim energjie).

Realiteti material është ai që ka atomet dhe molekulat, i kemi parë gjatë shkollimit tonë dhe ngjajnë me një sistem të vogël diellor, me elektronet që sillen dhe një bërthamë në mes. Duket se gjithçka është në rregull dhe ka shumë kuptim.

Megjithatë, ky nuk është niveli i vetëm i realitetit. Ajo që kemi mësuar në shkollë, nuk është krejt e saktë. Te atomet nuk kemi vetëm elektrone dhe një berthamë të vogël, por Ekziston edhe një Re e mjegullt e ngarkuar me elektricitet. Reja më tepër merret si 're e mundësive' dhe mund të gjendet kudo dhe kurdo. Me këtë ne hymë në fushës e Fizikës së Kuanteve.

Tradicionalisht jemi mësuar që bërthama përbëhet nga protonet dhe neutronet. Por, kjo nuk është e gjitha. Bërthama përbëhet edhe prej grimcave tjera nën-atomike si: bosonët, leptonët, kuarket etj., që në nivelin themelor janë të përbëra nga energji e pastër që lëviz me shpejtësinë e dritës (300.000 km/s) dhe dridhje ‘në dhe nga ekzistenca’.

Jo të gjitha pyetjeve në këtë nivel mund t’iu përgjigjemi duke u mbështetur rreptësisht në kufij të shkencës.
Shihni në nivelin e realitetit të kuanteve, pothuajse nuk vlejnë ligjet e Fizikës tradicionale. Në këtë nivel GJITHÇKA ekziston në një gjendje të pastër, në një nivel të mundësive të PAFUND. E çka bëhet e vërtetë, kjo varet nga ‘vëshguesi’... ‘vetëdija’ ...’Ju’...

Çka është vetëdija, pra? Ku ekziston? Nëse gjithçka është në nivelin e potencialit të pastër, atëherë kush po e ‘shemb’ këtë potencial në realitet? Kjo na sjell në nivelin e tretë të realitetit: Realiteti Shpirtëror. Realiteti shpirtëror është zona e NJË ndërgjegjëje Universale që na rrethon, mban, krijon, gllabëron dhe ËSHTË GJITHÇKA.
KJO është Vetëdija përtej kohës dhe hapsirës, pa fillim dhe pa fund, universale dhe burim i realitetit. Kjo nuk është diçka e veçantë, ky burim është pjesë e çdo gjëje dhe JU jeni pjesë e tij.

Po shtoj edhe disa citime:
“Si njeri që i ka kushtur tërë jetën e tij shkencës, në studimin e çështjeve, unë mund t’ju them se rezultatet e hulumtimeve të mia, në lidhje me atomet janë të shumta. Nuk ka lëndë të tillë. E gjithë përmbajtja rrjedh dhe ekziston vetëm në saje të një force... Ne duhet ta marrim prapa këtë ekzistencë të forcës së vetdijes dhe mendjes inteligjente. Kjo mendje është matricë e gjithë çështjes.” - (Max Planck - babai i Fizikës Kuantike, në një fjalim në Firence, Itali)

“Doktrina se bota është e përbërë nga objekte, ekzistenca e të cilave është e pavarur nga vetëdija e njeriut rezulton të jetë në konflikt me mekanikën kuantike dhe me faktet e vërtetuara nga eksperimentet." – (Bernard d'Espagnat - fizikant teorik)

“Në cilësinë e vëzhguesit dhe të krijuesit, ne jemi vazhdimisht duke ribërë botën tonë. Çdo mendim që kemi, çdo gjykim, megjithëse i pandërgjegjëm është duke pasur një ndikim. Për çdo moment mendja e vetdijshme është duke dërguar një synim” – (Lynne McTaggart – gazetar dhe autor)

Ndoshta të gjitha këto koncepte duken interesante, por si të filoni të shihni rezultate? Si do t’ju ndihmojnë këto në jetën tuaj? Si ta ndryshoni atë?

E para: Ju mund ta ripërcaktoni jetën tuaj dhe është shumë e lehtë, ndoshta ndër gjërat më të lehta që keni mësuar ndonjëherë. Them e lehtë sepse kjo është në natyrën tuaj të vërtetë, nuk keni nevojë të luftoni për ta mësuar, thellë ju e dini dhe nëse jeni të gatshëm mund ta bëni.

E dyta: Mund të tingllojë si lajm i keq, për shkak të programimit masiv të njeriut, ju keni qenë të ekspozuar ndaj keqkuptimeve dhe keni rrënjosur thellë besimet, qëndrimet dhe modelet e sjelljes së pandërgjegjshme. Kjo ndoshta do t’ju merr kohë deri sa të jeni në gjendje ta përdorni fuqinë e mahnitshme që është brenda jush dhe që ka qenë gjithënjë aty. Kjo kërkon trajnim dhe përpjekje të konsiderueshme që më në fund ‘të zgjoheni’.

Cila është zgjidhja?! Ju tashmë keni filluar të lexoni dhe keni arritur në këtë pikë, kjo do të thotë se jeni duke u bërë të vetdijshëm për potencialin brenda jush, jeni të gatshëm të merrni më shumë informacion dhe jeni gati për të ecur më tej...
(vazhdon)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Natyra e realitetit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Okultizem :: Spiritualitet-
Kërce tek: