Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 99
Join date : 22/12/2010

DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR Empty
MesazhTitulli: DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR   DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR Icon_minitimeWed Jan 05, 2011 8:07 pm

3. TETOR



Sot fillon jeta ime. Prindërit e mi këtë ende nuk e dinë, mirëpo unë jam këtu.

Do të jem vajzë me flokë bjonde dhe sy të kaltërt. Të gjitha formimet e mia janë të gatshme, dihet bile edhe që do të jem e dobët në lule.



19. TETOR



Disa do të thonë që nuk jam personalitet i vërtetë dhe që ekziston vetëm nëna ime.

Mirëpo unë jam personalitet i vërtetë sikurse grimcat e bukës janë ashtu si buka. Nëna ime ekziston, ekzistojë poashtu edhe unë.



23. TETOR



Tash po e hap gojën; paramendoni vetëm, për një vit unë do të qeshem, e pastaj edhe do flas. E di cila do të jetë fjala ime e parë: “nënë”.




25. TETOR



Zemra ime sot filloi të rrah. Prej këtij momenti deri në fund të jetës sime do të rrah pa u ndalur dhe pa pushuar. Dhe pas shumë vitesh kur të lodhet atëherë do të ndalet dhe unë do vdes.



2. NËNTOR



Çdo ditë nga pak rritem. Këmbët dhe duart e mia tashmë janë formuar. Mirëpo do të zgjas derisa të qëndrojë në këto këmbë të mia dhe me ndihmën e nënës të fillojë të eci. Dhe derisa të mund të mbledh lule dhe të përqafojë babain tim.



12. NËNTOR



Në duart e mia formohen gishtërinjtë. O sa janë të vegjël. Do të mund ta ngrejë nënën time për flokë .



20. NËNTOR



Porsa sot doktori i ka thënë nënës sime që unë jetoj këtu nën zemrën e saj. Oh sa e gëzuar duhet të jetë tani. A je e lumtur nënë???



25. NËNTOR



Nëna dhe babai tani me siguri mendojnë se si të më emërojnë. E ata aspak nuk e dinë që unë jam një vajzë e vogël. Dëshirojë të quhem Susi. Ah sa e madhe jamë bërë.



10. DHJETOR



Flokët e mia kanë filluar të rriten. Janë aq të butë dhe të lëmuar, tepër të bukur. A thua vallë edhe nëna ime i ka kësi flokë?



13. DHJETOR



Së shpejti do të mund të shoh, tash është errësirë kudo rreth meje. Kur nëna të më sjellë në jetë, vetë do të mund ta shoh dritën e diellit dhe lulet. Por më së shumti dëshirojë ta shoh nënën time. Si dukesh vallë, nënë???



24. DHJETOR



A dëshiron nëna të i dëgjojë rrahjet e zemrës sime? Shumë fëmijë lindin të sëmurë, por zemra ime është aq e fortë dhe e shëndoshë. Rreh aq barabartë: bum – bum, bum – bum. Nënë ti do të kesh një vajzë të shëndoshë.



28. DHJETOR



Nëna ime më ka mbytur !!! (ABORTUS)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://galaxy-ks.n-stars.org
 
DITARI I NJË FOSHNJE TË PALINDUR
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Islam :: Gjithcka reth islamit-
Kërce tek: