Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 ~Sulmi I Qabes Nga Ebrehe~

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 99
Join date : 22/12/2010

~Sulmi I Qabes Nga Ebrehe~ Empty
MesazhTitulli: ~Sulmi I Qabes Nga Ebrehe~   ~Sulmi I Qabes Nga Ebrehe~ Icon_minitimeWed Jan 05, 2011 8:10 pm

Qabja, jo vetëm nga Arabët por edhe nga ata që e vlerësonin kishte një shenjtërim dhe një rëndësi të veçantë. Që në kohën kur është ndërtuar Qabja nga gjitha anët vinin për ta vizituar Atë. Për këtë arsye Meka ishte një qytet i rëndësishëm si nga ana vizitore ashtu dhe nga ana tregtare sepse aty u mblidhnin dhe u argëtonin njerëzit e ardhur nga gjitha anët. Këtë gjë mbreti i Jemenit Ebrehe nuk e donte aspak dhe nga smira që kishte ndërtoi një ndërtesë të madhe në qytetit San`a të Jemenit me qellim që të tërhiqte vizitorët e Qabes nga vetja. Pas kësaj hap lajmin gjithandej duke u thënë njerëzve pse shkoni e vizitoni Qabeb e Arabëve ejani e vizitoni ndërtesën time, unë ata që do vizitojnë këtë ndërtesë do ti mbajë dhe do ti ushqej pa pagesë. Kur dëgjojnë Arabët këtë gjë u vjen shumë rëndë në veçanti fisit Kurejsh. Disa prej tyre erdhën tek ndërtesa e Ebrehesë. Ebrehe i respektoi në mënyrë të veçantë sepse ai kujtonte se ata kishin lënë vendin e tyre të shenjtë dhe kishin ardhur tek ndërtesa e tij për ta vizituar. Për këtë arsye u dha për të ngrënë, për të pirë dhe u dhuroi për të fjetur brenda ndërtesës që kishte bërë. Por ata nga mesi i natës ngrihen shkatërrojnë, bëjnë pis çdo vend të ndërtesës dhe largohen nga aty me një herë. Kur Ebrehe shikon gjendjen në mëngjes tërbohet dhe vendos të shkojë në Arabi dhe të shkatërrojë Qaben. Përgatiti një ushtri të madhe me elefantë të cilët në atë kohë ishin si ushtria e tankeve sot. Emri i elefantit më të madh ishte Mamud. Erdhi deri tek mali Kubejs nga ku u shikonte Qabja dhe aty vendosi të bënte pushim. Në këtë kohe vëren kopenë e deveve të gjyshit të Pejgamberit a.s Abdulmuttalibit dhe i rrëmben të cilat ishin rreth 200 copë. Pas kësaj ngjarje Abdulmuttalibi shkon pranë Ebrehes dhe i thotë: “ më kthe devetë që më ke rrëmbyer kam ardhur për ti marrë sepse ato janë të miat”. Ebreheja i thotë: “ dmth ti kërkon vetëm devetë e tua? Unë kujtova se erdhe të më lutesh për të mos prishur Qaben sepse unë kam ardhur për ta prishur atë”. Pas kësaj Abdulmuttalibi i thotë “ po unë kam ardhur për të marrë devetë e mia sepse unë jam i zoti i tyre ndërsa i Zoti i Qabes është All-llahu xh.sh dhe Ai e di mirë se si ta ruajë Qaben”.Këto fjalë e trembën Ebrehenë dhe i futën një dridhje në trup. Abdulmuttalibi pasi i mori devetë erdhi në Mekë shkoi tek Qabja kapi mbulesën e zezë të Qabes dhe iu lut Zotit duke qarë: “ O Zot! Ti e di shumë mirë se ne nuk kemi forcë ti bëjmë pritë atij Ebrehes së çmendur prandaj të lutem ruaje Ti Qaben sepse Ti je i Zoti i sajë”. Ebreheja e ngriti ushtrinë nga aty ku ishte vendosur për pushim. Filloi të ngiste elefantin më të madh Mamudin nga Qabja por nuk lëvizte nga vendi si Mamudi ashtu dhe devetë ai filloi ti ngiste me zor duke përdorur dhunë mbi to por më kot ato nuk pranonin në asnjë mënyrë që shkonin nga Qabja. Sa i kthente nga Siria Jemeni apo Iraku iknin me vrap por sa i kthente përsëri nga Qabja ato u shtangin në vend dhe nuk bënin as lëvizjen më të vogël.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://galaxy-ks.n-stars.org
 
~Sulmi I Qabes Nga Ebrehe~
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ndertimi i Qabes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Islam :: Gjithcka reth islamit-
Kërce tek: