Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 NEWS-UFO **

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 99
Join date : 22/12/2010

NEWS-UFO ** Empty
MesazhTitulli: NEWS-UFO **   NEWS-UFO ** Icon_minitimeWed Dec 22, 2010 9:31 pm

Lajmet e fundit rreth fenomenit UFO


UFO eshte perplasur ne Vietnam

Mediumet Vietnameze njoftojne se nje objekt fluturues i paidentifikuar eshte perplasure disa kilometra large nje ishulli te banuar me njerez ne Vietnam. Thuhet se pas ketij ekplodimi njerezit kane gjetur disa pjese te nje metali te cuditshem me gjatesi prej 1,5 m.

Nderkohe qeveria Vietnamze ka njoftuar se ka ndodhur perplasje e nje aeroplani, por nuk dihet se a eshte aeroplan ushtarak apo civil. Mirepo pas disa oresh kane vertetuar se ne asnje baze usharake te Vietnamit dhe shteteve tjera per rreth nuk ka munguar ndonje aeroplan, te njejten e kane vertetuar edhe kompanite civile.

Sipas mediave dhe njerezve te asaj rrethine behet fjale per nje objekt fluturues te paidentifikuar - UFO.



NEWS-UFO ** Vietnam-ufo-404_674650c


Rishfaqen UFO-t në shkretëtirën e Arizonës

Katër pika të shndritshme në qiellin e natës në Phoenix kanë vënë në lëvizje ufologët dhe mijëra të apasionuarit e fantashkencës. Ngjarja e dokumentuar me foto dhe një video amatoriale, të kujton ngjarjen e mijëra dritave misterioze të mbërritura në shkretëtirën e Arizonës 11 vjet më pare, asnjëherë të deshifruara.

Katër pika të çuditshme me ngjyrë të kuqe kanë qendruar në pozicione të ndryshme, duke marrë disa trajta brenda pak minutave.

Dritat kanë formuar një linjë vertikale, nje trapez dhe një diamant, një trekëndësh, një “U” dhe më pas lëvizën ne shpejtësi ë madhe nga e majta në të djathtë, për t’u zhdukur një nga një.

Dëshmitarët e rastit kanë treguar edhe ngjarjen për mediat, të cilat natyrisht, nuk mund ta linin jashtë vëmendjes një skup të tillë. “Kam parë katër drita në qiell. Janë vendosur sipër kokës tonë dhe më pas janë vendosur në pozicione të ndryshme”.

Disa i kanë regjistruar objektet në qiell me telefonat e tyre apo edhe me videokamera. Filmimet më pas kanë përfunduar nëpër lajmet kryesore të televizioneve lokale dhe në shumë uebsajte informative. Fenomeni që ndodhi gjatë kësaj jave vazhdon të ngelet ende një mister.

Kjo edhe për autoritet ushtarake. Komanda e Fluturimeve Aeronautike e SHBA-ve, ka deklaruar nëpërmjet zëdhënësit të saj se nuk dihet nga kanë ardhur këto drita. “Asgjë e dyshimtë nuk është kapur nga radaret e Sky Harbourit”, ka thënë Ian Gregor në Departamentin e Transportit Amerikan, duke shtuar se “Agjencia nuk parashikon të investigojë në lidhje me këtë fakt”.

Qytetarët e “Luginës së Diellit”, theksojnë se kanë parë qartësisht që shpejtësia e lëvizjes së objekteve ishte shumë më e ndryshme nga ajo e lëvizjes së avionëve apo e objekteve të tjera ushtarake.

Sipas disa të tjerëve, shpjegimi mund të jetë shumë më i thjeshtë. Lino Mailo ka thënë se ka parë fqinjin e tij të lëshojë në ajër disa balona të vogla të lyera me ngjyrë të kuqe dhe të luajë me to. Çdo vit në këtë zonë ka me mijëra sinjalizime për UFO. Këtë herë në fakt misteri ende nuk ka përfunduar.

Pikërisht në këtë zonë, më 13 mars 1997, ka ndodhur një ndër pamjet më spektakolare të UFO-ve në histori, një eveniment që është quajtur si “rasti i dritave në Phoenix”. Një seri objektesh të shndritshme kanë fluturuar qetësisht mbi Squavv Peak, malin e Phoenixit, duke qëndruar ashtu për shumë kohë.

Sipas ekspertëve, këto drita që janë edhe të fotografuara, nuk mund të ishin avionë, helikopterë, yje apo meteorë të rënë, dhe as reflekse të krijuara nga natyra gjeofizike. Në korrik të vitit të kaluar, mbi qiellin e Britanisë së Madhe, pesë objekte të shndritshme kanë bërë një xhiro, duke u zhdukur natën si dhe duke rritur kureshtjen e qindra banorëve të Stratford-Upon-Avon.


Ufo në Zvicër

Nje objekt i paidentifikuar fluturues (UFO) eshte pare duke fluturuar ne komunen Carlo afer Bellizones.

Shume deshmitare pohojne te kene pare kete objekt te çuditshem te shtunen mbremje.

Ky objekt mund te jete stacioni orbitror ISS pjeserisht i dukshem ate mbremje.

Ne mesin e atyre qe kane pare objektin, figuron edhe presidenti i partise se UDC-se per Tiçino Pierre Rusconi.

Ne deklaratat dhene te perditshmes "La Regione" dhe "Il Corriere del Ticino" ai shpjegon qe gjendej ne terrace ne nje ore kur eshte frekuentuese te shihen avion ne qiell.

"Por, ajo qe kemi parë nuk ishte as nje avion, as nje helikoptere".

"Objekti pa forme qe ne e kemi observuar menjehere na preku me shpejtesine afersisht tre here me shume se nje avion dhe me driten shume te forte" deklaroi deputeti i Keshillit te Madh Teçinez.


Çfarë fluturoi mbi Slloveni?
16.10.2008

Siç njoftuan disa portale sllovene lajmesh, të martën rreth orës 18 afë qytetit Nova Gorica ishte shfaqur një objekt i panjohur fluturues, për ç'gjë dëshmuan edhe banorët e asaj ane

Sipas pohimeve të tyre, që i publiko 24ur.com, fillimisht ishte dëgjuar një zhurmë, e pastaj ishin parë objekti i panjohur fluturues.

Për një moment ishte ndalur edhe energjia elektrike, e nuk punonin as celularët.

Një banor i fshatit Sempsa deklaroi se kishte parë një objekt të madh fluturues që po lëvizte mjaft çuditshëm, dhe se kishte ndjerë njëlloj elektrizimi përreth.


UFO-t zbresin edhe në Serbi e Slloveni?
20 Tetor 2008

Duket se jashtëtokësorët kanë zbritur edhe në Serbi e Slloveni, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë, edhe pse kanë filluar menjëherë investigimet e strukturave përkatëse,pasi kanë marrë më parë dëshmitë e banorëve.

Serbi

Banorët e fshatit Ribare, që ndodhet pranë qytetit Shabac të Serbisë, të cilëve u referohet ditët e fundit media serbe, janë të bindur se, këto ditë, fshatin e tyre e kanë vizituar jashtëtokësorë ose kanë qenë dëshmitarë të ndonjë force të paparë, deri tani, të natyrës, e cila shkuli me forcë tjegullat prej qeramike nga çatitë e disa prej shtëpive të tyre, si dhe
rrafshoi plotësisht me tokën një fushë të mbjellë me misër!

Në fakt, takimin e afërt me "jashtëtokësorët" nuk e përjetuan të gjithë banorët e fshatit, por disa prej tyre, për të cilët fshatarët e tjerë thanë se janë njerëz seriozë dhe se nuk do t‘ia lejonin vetes të sajonin e të talleshin, në këtë mënyrë, me banorët e tjerë të fshatit.

"Isha në oborr, kur ndjeva forcën shtytëse të diçkaje dhe filloi të dridhej toka, ndërsa po më dukej se ajo (toka) po më ikte nga këmbët. Nuk do ta harroj kur tingullin që shoqëroi këtë dukuri të frikshme, pasi ishte i panatyrshëm.

Këmbët dhe gjunjët filluan të më dridhen nga frika. U bë errësirë, filloi një shi i fortë në formë rrebeshi. Asgjë nuk shihja, vetëm dëgjoja fërshëllimën e një ere të furishme që nuk e di si filloi menjëherë.

Të nesërmen e gjeta fushën time të mbjellë me misër, të rrafshuar krejt me tokën", tregon një nga banoret e fshatit Ribare.

Edhe banorë të tjerë të fshatit thanë se e kishin dëgjuar zhurmën e tmerrshme që më shumë, sipas tyre, ngjante me uturimën e një avioni që po bie në tokë.

Slloveni

Një ngjarje jo e zakonshme ndodhi ditët e fundit në Slloveni, ku disa njerëz panë me sytë e tyre një objekt fluturues të pazakontë, njofton media sllovene.

Disa banorë nga Ajdovshçina, Ozeljani dhe Shempasi dëgjuan një zhurmë të padëgjuar kurrë më parë, ndërsa panë një objekt fluturues.

Rreth orës 18:00, në një zonë në Luginën e Vipavit, iku energjia elektrike,
ndërsa telefonat celularë mbetën pa sinjal. A.Z. nga Shempasi, pranë qytetit slloven Nova Gorica, vuri në dukje se kishte parë në qiell një objekt të madh që fluturonte në mënyrë kaotike, ndërsa ndjente që ajri ishte plot elektricitet.

"Të gjitha këto së bashku përbënin, me të vërtetë, një çudi të paparë. Kurrë më parë nuk kemi përjetuar diçka të tillë", thanë disa banorë, për të cilët thuhet se kurrë më parë nuk kanë besuar për ekzistencën e jashtëtokësorëve.

NEWS-UFO ** Ovni-a10

Whitley Strieber publikoi nje foto te nje UFO ne toke : »Ajo eshte bere ne jug te Teksasit ne naten e 11 janarit 2009, afer Harlinger, nga nje vajze shume e besueshme.Ky objekt qendroi ne toke disa sekonda.Deshmitarja gjendej me pak se 200 metra. Ai ishte ne menyre te persosur i qete, dhe fluturoi drejt qiellit me nje shpejtesi ekstreme »

Ufo siper Gjermanise

Gazeta britanike The Sun e 3o janar 2009, shkruan qe pilotet luftarake jane vene ne gjendje gadishmerie te larte siper Gjermanise, sepse radaret kane detektuar nje objekt misterioz qe kalonte vendin.

The Sun tregon qe anketuesit kane verifikuar dhe kane eliminuar cdo avion konvencional, ballone dhe gjendje atmosferike jonormale .

Alex Raab, nga byroja e sigurimit ajeror gjerman DFS ka thene « Ne kemi eliminuar cdo mundesi konvencionale, eshte nje mister, dhe ka trubulluar operatorin e radarit sepse ne vazhdimesi eshte paraqitur dhe zhdukur ne ekran.Dhe ne fund thjesht eshte zhdukur »

Asnje e dhene si shpejtesia, zgjatja e observimit apo emrat e deshmitareve nuk jane dhene nga The Sun.


Fotografohen UFO-t


NEWS-UFO ** Ufo10


Një punëtor britanik që punonte në çatinë e një pallati në Convent Garden në Londër, ka
fotografuar me celularin e tij një grup objektesh, për të cilat pretendon se janë UFO.

Në fakt ai nuk i kishte vënë re, por kur i ka shkarkuar në kompjuter fotot, ka pikasur katër
objektet fluturuese. Përveç orës Big Ben, Westminsterit dhe Syrit të Londrës, celulari ka
fotografuar edhe katër UFO-t.

Fotoja e Derek Burton-it është publikuar nga "Daily Telegraph".

Burton punonte në katin e 16 të Orion House, kur ka vendosur të bëjë disa foto të qytetit nga lart për t'ia çuar së shoqes, që nuk kalon shpesh nga qendra e Londrës.

Një burim tha për gazetën "The Telegraph" se fotot nuk janë të montuara.

Kine : Qeveria sheh nje UFO
https://i.servimg.com/u/f82/12/42/55/59/chine-10.jpg

Kete here personalite zyrtare nuk mund te injorojne ate qe ata kane pare.
Kjo ka ndodhur ne 24 shkurt 2009 rreth ores 18 ne nje avion te kompanise Southern Airlines ne drejtimin Nankin te Kines.
Ne avion gjendeshin anetare te qeverise kineze dhe gazetare gjate kohes qe mbahej nje mbledhje.
Ne nje moment nje gazetare sheh nje objekt te çuditeshem qe levizte jo larg avionit.

Reagimi i pare ishte thirrja e sherbimit te sigurimit dhe reagimi i dyte fotografimi i objektit.
Ky lajm eshte dhene nga agjencia zyrtare e shtypit e qeverise se Republikes popullore te Kines, , « Xinhua News Agency ».

Meksike, kapet nje ALIEN.


NEWS-UFO ** Alein-10

Mister ne Meksike ku nje televizion zbulon te dhena tronditese per pranine e nje qenieje jashtetokesore ne vitin 2007.

Pamjet filmike tregojne qarte pranine e nje qenieje te panjohur me koke te madhe qe eshte gjetur nga fshatar i quajtur Marao Lopez. Pas testeve te kryera nga shkencetaret, eshte dale ne perfundimin se ne siperfaqen e Tokes nuk ekzistojne qenie te tilla, ndersa e dhena me tronditese eshte ajo e vdekjes se fshatarit pas nje zjarri misterioz qe perfshiu makinen e tij.

Shkencetaret meksikane shprehen se ndodhen perpara nje enigme te madhe, pasi skeleti ka nje forme te cuditshme dhe dhembet nuk kane rrenje. Alieni ka disa tipare te ngjashme me qeniet njerezore por ajo qe te ben me shume pershtypje jane permasat e medha te kokes ku pjesa e pasme eshte me e zhvilluar.

Persa i perket, Marao Lopez, eksperti amerikan i UFO-ve, Joshua P. Warren thote se flaket qe dogjen makinen ishin shume me te nxehta se ato qe njohim ne aktualisht.

Pista e pare qe duhet ndjekur ne kete rast eshte ajo e hakmarrjes se mundshme te prinderve te alientit te vogel te gjetur nga fshatari.

Ne kete zone jane raportuar shpesh here vizita te cuditshme nga qielli, madje ne fushat me grure jane identifikuar edhe rrathe te cuditshem ne te shkuaren.
Kete ngjarje e ka trajtuar edhe gazeta gjermane “Bild”.



NEWS-UFO ** Grajajajapon

Gruaja e kryeministrit te sapozgjedhur Juki Hatojama, tha se para 20 vjetesh është takuar me krijesa jashte Toke.

"Derisa trupi im flinte, mendoj se shpirti im vozitej ne nje fluturake jashtetokesore ne forme trekendeshi dhe une kam qene ne Venera”, shkruan Mijuki Hatojama ne librin qe e kishte botuar vitin e kaluar.

"Ishte një vend plot me gjelberime”, shkruan zonja Hatojama ne librin "Gjëra te çuditshme qe më kane ndodhur”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://galaxy-ks.n-stars.org
 
NEWS-UFO **
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Paranormale :: Ufologji-
Kërce tek: