Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pjatat fluturuese ose objektet e paidentifikuara fluturuese - UFO

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TracK

TracK


Numri i postimeve : 110
Join date : 22/12/2010

Pjatat fluturuese ose objektet e paidentifikuara fluturuese - UFO Empty
MesazhTitulli: Pjatat fluturuese ose objektet e paidentifikuara fluturuese - UFO   Pjatat fluturuese ose objektet e paidentifikuara fluturuese - UFO Icon_minitimeWed Dec 22, 2010 11:26 pm

Pjatat fluturuese ose objektet e paidentifikuara fluturuese - UFO


Pjatat fluturuese ose objektet e paidentifikuara fluturuese - UFO Ufo10

Fenomen natyror? Pjellë e imagjinatës njerëzore? Apo realitet?!

Është shumë vështirë të japësh ndonjë përgjigje precize në këto tri (3) pyetje, për shumë arsye, sepse çdo tabor (grup), që përkrah njërën prej kë­tyre tri mendimeve (teorive) ka argumentet dhe kundërargumentet e tij: PËR ose KUNDËR.

Çështja e ekzistimit apo mosekzistimit të pjatave fluturuese, është mjaft e ndjeshme dhe delikate dhe kërkon një trajtim serioz, sepse është e përcjellur me shumë polarizime, kundërthënie dhe mospajtime të theksuara, ndër qarqe shkencore. Prandaj të thuash diç për këtë çështje është njësoj sikur të ecësh nëpër teh të shpatës.

Dihet mirëfilli se shkenca materialiste nuk pranon ekzistencën e asgjëje që nuk preket, nuk shihet e as nuk dëgjohet me shqisa, por athua sa mund të jetë ky vlerësim real, kur dihet se në këtë gjithësi (atë që na rrethon) ka shumë gjëra, të cilat as s'i shohim as nuk i prekim, por jemi të sigurt se ato ekzistojnë.

HISTORIKU I PARAQITJES SË FENOMENIT “PJATAT FLUTURUESE”

Rastet e para të paraqitjes së pjatave fluturuese - ose objekteve të paidentifikuara fluturuese (UFO), u shënuan diku para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, kur pilotët e fuqive aleate pohonin se gjatë fluturimeve të tyre në territorin e Gjermanisë naziste, vazhdimisht përcilleshin nga disa objekte të paidentifikuara fluturuese në formë të topthave të zjarrtë.

Ata këta toptha të zjarrtë i quajtën - “foo fighter”. Në të shumtën e rasteve këta toptha (disqe) të zjarrtë çrregullonin sistemet e aparaturave komanduese në aeroplanë, kështu që disa konstatuan se këto fluturake ishin “Arma psikologjike gjermane” e paralajmëruar, e cila do të duhej t'i dekoncentrojë dhe t'i frikësojë pilotët e fuqive aleate.

Qeveria amerikane e hulumtoi mirë këtë dukuri dhe pasiqë nuk arriti të konstatojë diçka konkretisht rreth saj, u detyrua ta shpallë këtë si rezultat të histerisë masive. Sidoqoftë, enigma e topthave të zjarrtë ka mbetur e pazbuluar sot e kësaj dite. Disa ende mendojnë se ata toptha të zjarrtë ishin fluturaket sekrete gjermane.[25]

Sipas pohimeve të Rudolf Schrieverit, inxhinierit të famshëm nazist të aeronautikës, në vitet 1941/42, ai së bashku me kolegun e tij Habermalin, kishin punuar në projektin sekret “Pjata” - “Teller”.

Fluturakja e tij në formë pjate në fillim të vitit 1945, ishte e gatshme për testim mirëpo përparimi i fuqive aleate pengoi dhe stopoi këto eksperimente, kështuqë fluturakja me gjithë planin e saj u shkatërrua nga vetë gjermanët, vetëm që të mos bjerë në dorë të fuqive aleate.[26]

Vlen të theksohet se as amerikanët, as anglezët e as rusët nuk mundën të zbulojnë deri në fund planet sekrete gjermane lidhur me fluturaket dhe armët sekrete psikologjike.

Që në fillim cekëm se sa i përket çështjes së pjatave fluturuese ekzistojnë tri mendime - teori të ndryshme:

1. Grupi i parë mendon se nuk kemi të bëjmë me kurrfarë pjatash fluturuese, por me dukuri natyrore të shkaktuara nga çrregullimet e ndryshme në atmosferë. Ata pohojnë se në shtresat e larta të atmosferës së Tokës në stratosferë dhe në jonosferë shpesh herë shfaqen dukuri të pashpjegueshme natyrore si: reflektime dritash dhe ngjyrash të ndryshme, të cilat në shkencën e fizikës quhen mashtrime optike.

Njëri prej atyre që e përkrahin këtë ide është edhe kozmonauti sovjetik-rus Jurij Greçko, i cili bëri dy qëndrime të gjata në gjithësi; njëherë 30 ditë e herën e dytë 96 ditë. Ai, tërë këtë pluhur që është çuar rreth “pjatave fluturuese”e quan “senzacionali­zëm gazetaresk”, duke theksuar se nuk është fjala për kurrfarë pjata fluturuese, por kryesisht kemi të bëjmë me dukuri natyrore dhe me reflektime dritash, të cilat shkenca herët a vonë do t'i sqarojë.[27]

2. Grupi i dytë me ngulm pohon se “pjatat fluturuese” s'janë asgjë më tepër se pjellë e imagjinatës njerëzore. Këtë me­ndim të tyre, ata e argumentojnë me faktin se njeriu nga vetë natyra e tij, është i prirur që t'i zmadhojë gjërat dhe t'i senzacionalizojë ato. Këtu thonë ata është edhe çështja e afirmimit dhe dalja nga anonimiteti i disa individëve, e shpesh herë edhe me halucinacione dhe me çrregullime psiko-fizike të X personave që kinse kanë pasur kontakte të dorës së parë me pjatat fluturuese.

3. Ndërsa grupi i tretë, i cili qëndron pas asaj, se pjatat fluturuese janë një realitet i pamohueshëm, këtë e argumentojnë me dëshmitë e shumta autentike të personave serioz e me qëndrim stabil, të cilët nuk shkojnë aq larg e të trillojnë se kanë pasur “kontakte të afërta”, por dëshmitë e tyre i përqëndrojnë kryesisht në atë se kanë parë fluturake të shndritshme në forma ovale, të cilat zhvillojnë shpejtësi të pabesueshme.

Ndër argumentet më të forta të tyre janë gjithashtu dëshmitë e astronautëve, që fluturuan në gjithësi. Shumë prej tyre pohojnë se gjatë fluturimeve në hapësirat kozmike, kanë qenë të përcjellur nga këto fluturake të çuditshme, të cilat nuk i shëmbëllejnë asnjë fluturakeje që i kanë fuqitë më të mëdha botërore.[28]

Maurice Chatelain - fizicient dhe ma­tematicient i njohur, i cili një kohë të gjatë udhëhoqi-drejtoi resorin e Informatave dhe rezultateve hulumtuese të anijeve “Apollo” dhe “Gemini” pranë Agjencisë amerikane për hulumtime në gjithësi (NASA), ndër të tjera shkruan se të gjitha fluturimet nga programi “Apollo” dhe “Gemini” kanë qenë vazhdimisht të përcjellura nga fluturaket e paidentifikuara nga gjithësia.

Mirëpo nga kontrolla e NASA-s, pilotëve (kozmonautëve) menjëherë iu ndalohej rreptësisht të flasin për opinion, atë që kanë parë atje lart.[29] Athua përse?!

A mos ndoshta kozmonautët panë atje lart anije të huaja kozmike, ndërsa NASA nuk dëshiron t'i qesë në opinion për shkak të ndonjë interesi kombëtar amerikan?!!

Sot ekzistojnë shumë fotografi, ku pjatat fluturuese shihen shumë qartë. Disa prej këtyre fotografive u dëshmuan me anë të ekspertizave si mjaft autentike, ndërsa një numër i madh i tyre u zbuluan se janë falsifikate të montuara në mënyrë mjeshtrore.

Sidoqoftë, thonë shkencëtarët, se nëse konsiderojmë se ka jetë në planetet tjera, atëherë jemi të bindur se pjatat fluturuese janë një realitet dhe se vizitorët e huaj nga gjithësia janë duke na vizituar herë pas herë për të shikuar dhe hulumtuar mundësitë se si të kontaktojnë me ne. Por...?!!!

Marrë në tërësi megjithatë misteri i “pjatave fluturuese” ende mbetet enigmë dhe fshehtësi e pazbuluar dhe e paargumentuar me fakte bindëse, dhe si e tillë, derisa të argumentohet ekzistimi apo mosekzistimi i tyre për shkencën dhe teknologjinë bashkëkohore mbetet si një provokim serioz.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pjatat fluturuese ose objektet e paidentifikuara fluturuese - UFO
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Objektet fatsjellese
» Legjenda e Hollandezes Fluturuese
» Hitleri kishte pjata fluturuese!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Paranormale :: Ufologji-
Kërce tek: