Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Regjistrohuni
Galaxy-KS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Legjenda e Hollandezes Fluturuese

Shko poshtë 
AutoriMesazh
TracK

TracK


Numri i postimeve : 110
Join date : 22/12/2010

Legjenda e Hollandezes Fluturuese Empty
MesazhTitulli: Legjenda e Hollandezes Fluturuese   Legjenda e Hollandezes Fluturuese Icon_minitimeSat Jan 01, 2011 1:11 pm

Legjenda e Hollandezes Fluturuese

Misteri i vizualizimit të së shkuarës

Legjenda e Hollandezes Fluturuese Hollan10


Rasti ndoshta më i famshëm i gjinisë së shfaqjes së fakteve të ndodhura në një të kaluar pakashumë të largët është ai lidhur me legjendën e Hollandezes Fluturuese, një anije me vela që do të ecte për shekuj të tërë në lundrim në detet e të gjithë botës, përgjatë rrugës detare jugore të Kepit Horn dhe Kepit të Shpresës së Mirë, ndoshta si ndëshkim për një pakt diabolik të nënshkruar në vitin 1600 nga komandanti i saj.

Midis shikimeve të shumta, ai që përfshiu publikun më të shumtë në numër u verifikua në afërsitë e Afrikës së Jugut, pak përpara shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. Kështu e përshkruan vëllimi "Në botën e të pabesueshmes":

"Mjegulla përmblidhte ujërat e kaltra të False Bay, një stacion balnear shumë në modë në Afrikën e Jugut. Ishte një ditë e nxehtë e marsit 1939 [që në hemisferën australe korrespondon me shtatorin e hemisferës boreale] dhe në rërën e djegur të plazhit Glencairn ndodheshin nja 60 plazhistë.

Papritmas, nga mjegulla u shfaq një anije me vela e çuditshme, në llojin e atyre që dikur siguronin shërbimin e Indive Lindore dhe që nuk shikoheshin tashmë prej vitesh në afërsitë e Kepit të Shpresës së Mirë. Plazhistët që vërejtën shfaqjen e çuditshme thirrën të tjerë dhe shumë shpejt një turmë e vogël eksitohej e zhurmshme në bregun e detit.

Sipas asaj që një gazetë duhej të botonte të nesërmen, anija dukej e drejtuar për Muizenberg me të gjitha velat e ngritura, megjithëse nuk kishte një pikë ajër.

"British South Africa Annual" i vitit 1939 referoi: "Sikur të pilotohej nga një forcë misterioze, anija me vela vazhdoi kursin e saj, ndërsa plazhistët e Glencairn diskutonin me zjarr motivet e drejtimit të anijes, që dukej e destinuar të shkonte e të fundosej në rërat e Strandfontein. Por, pikërisht kur eksitimi kish arritur kulmin, anije misterioze u duk sikur u tret në ajër, saktësisht ashtu siç ishte shfaqur.

Në ditët e mëvonshme u fol shumë për shfaqjen e "anijes me vela fantazëm". Sipas disave, plazhistët e Glencairn kishin pasur një mirazh dhe anija misterioze, për shkak të ndonjë fenomeni të çuditshëm të thyerjes së dritës, ishte imazhi i një anijeje me vela që po kalonte disa qindra milje larg.

Por, siç nënvizonin ata që kishin parë anijen, si kish mundësi të ishte bashi i gjatë dhe i sheshtë, kiçi i ngritur dhe deri lloji i velave i ndryshëm nga çdo anije me vela moderne. Bëhej fjalë në mënyrë të paekuivok për një anije tregtare të shekullit të XVII-të.

Helene Tydell, e cila ndodhej midis turmës së dëshmitarëve, deklaroi: "Le të thonë çfarë të duan skeptikët, por ajo anije ishte me siguri Hollandezja Fluturuese!""

Duke i qëndruar asaj që thuhet, legjenda e Hollandezes Fluturuese - që ka frymëzuar artistë të shumtë, midis të cilëve Richard Wagner - do të ishte e identifikueshme me një personazh historik tepër të përcaktuar: kapitenin Hendrik Vanderdecken të Kompanisë së Indive Lindore që frekuentonte rrugën e lundrimit nga Amsterdami në Batavia, në ishullin Java, në fillimet e shekullit të XVII-të.

Duket se ai ishte një marinar aq i aftë sa që ta përshkonte largësinë e konsiderueshme në kohëra çuditërisht të shkurtra, edhe pse disa rregullimeve teknike që e kishin bërë anijen e tij më të shpejtë se çdo anije tjetër. Kjo shpejtësi e jashtëzakonshme e spostimeve kish bërë që të lindte thashethemja, se ai kish lidhur një pakt me djallin; ashtu siç flitej, nga ana tjetër, për pilotë të tjerë të aftë në kohën e lundrimit me vela, ndoshta pse njihnin dhe shfrytëzonin disa korrente oqeanike të favorshme, të injoruara nga bashkëkohësit e tyre.

Një version tjetër i legjendës do që një herë, me arritjen në lartësinë e Kepit të Shpresës së Mirë, një kapiten tjetër holandez, njëfarë Bernard Fokke, goditet nga një furtunë e tmerrshme dhe se, duke dashur të tregohej në lartësinë e famës së tij si njeri kurajoz dhe që nuk kishte frikë nga asgjë dhe nga askush, arriti në pikën që të lihej të tundohej nga djalli dhe ta sfidonte Zotin për ta penguar që t'i binte rrotull Kepit.

Ndëshkimi nuk ka vonuar dhe, qysh atëhere, ai u dënua që të vërdalliset papushim nëpër oqeane dhe pa mundur të futet kurrë në ndonjë port.

Shikimet e Hollandezes Fluturuese kanë qenë relativisht të shpeshta me kalimin e kohës. Midis shikimeve të fundit, ia vlen të përmendet ai i Mbretit të ardhshëm të Anglisë, Xhorxhit të V-të, tetar në anijen "Incostant" në vitin 1881 dhe ai i katër dëshmitarëve që e panë të çajë ujërat e Kejptaunit, për t'u zhdukur pastaj prapa Robben Island në shtator të 1942: ky qe edhe i fundit i serisë.

Pak javë më parë, me 3 gusht, dy oficerë të luftanijes britanike "Jubilee" kishin anijen e çuditshme, shikim që ishte bërë pothuajse njëkohësisht edhe nga ana e ekuipazhit të një nëndetëseje gjermane.

Por, ai i kryer nga Duka i Klarensit, Eduard, dhe nga vëllai i tij, Xhorxhi, Mbret i ardhshëm i Anglisë, mbetet gjithsesi më dramatiku, për shkak se mëngjesin, pasi kish kaluar anija me vela fantazëm, pothuajse 200 metra nga "Incostant", në ujërat e Ngushticës Bass (midis Tasmanisë dhe Australisë Juglindore), për t'u zhdukur më pas menjëherë, pa lënë asnjë mbeturinë në rrugën e saj, marinari që e kish parë ra nga kulla e vrojtimit të anijes, duke u bërë copë-copë.

Gjithçka u regjistrua në mënyrë skrupuloze në ditarin e tij nga tetari i shquar, me objektivitet pothuajse flegmatik, me stil të pastër britanik: nga ai regjistrim mësojmë se qenë plot 13 njerëzit që e panë qartazi anijen me vela misterioze.

Për të tentuar që të jepet një shpjegim racional, është folur për mirazhe dhe, natyrisht, janë nxjerrë mite të ndryshëm, nga ai homerik i heroit që lufton me hyjnitë e detit për të çarë rrugën e kthimit në shtëpi, në atë të Hebreut fajtor, të cilin Zoti do ta dënonte për t'u vërdallisur pa gjetur prehje në Tokë, pse kish hedhur një gur kundër Jezùsit gjatë "via crucis".

Por teoria e mirazhit nuk shpjegon pse dëshmitarët nuk panë një anije me vela çfarëdo, por një të tillë të shekullit të XVII-të, me të gjitha velat e ulura, ndërkohë që nuk frynte asnjë pikë erë; dhe ajo e mitit nuk shpjegon asgjë, pasi nuk mund të mbështetet në mënyrë të arsyeshme që Mbreti i ardhshëm Xhorxhi i V-të, Duka Klarens dhe të gjithë plazhistët e False Bay panë atë që parë apo që besuan se panë, sepse kishin lexuar Homerin apo pse kishin dëgjuar të flitej për legjendën e Hebreut fajtor dhe, më pak akoma, pse kishin lexuar veprën e Wagner të titulluar "Hollandezi Fluturues" apo ndoshta "Baladën e marinarit të vjetër" të Samuel Taylor Coleridge.

Jo, këto janë gjithçka, përveçse përgjigje: janë thjesht dëshmia e faktit që disa njerëz nuk e durojnë idenë se ekziston një mister, që nuk i nënshtrohet arsyes dhe do të ishin të gatshëm të përdornin edhe hipotezat më qesharake, boll që të bënin të heshtte çdo dyshim.

Një prej shpjegimeve më të besueshme, sipas mendimit tonë, për fenomene të kësaj natyre, mund të formulohet, duke mbajtur parasysh teorinë e përpunuar nga shkrimtari dhe inxhinieri aeronautik anglez J. W. Dunne, në librin e tij të famshëm "Eksperiment me kohën".

Dunne ka hedhur hipotezën se koha rrjedh jo si përpara një vëzhguesi i jashtëm i fiksuar në kohë, por që duhet të ketë një kohë tjetër, në bazë të së cilës mund të vlerësohet ai aktivitet, i cili i përket kohës së parë; dhe një kohë tjetër akoma, në bazë të së cilës lëviz ajo kohë e dytë e kështu me radhë deri në pafundësi.

Për pasojë, koha nuk do të ishte gjë tjetër veçse një kohë seriale, ku koha e zgjatjes fizike, të cilën mund të vëzhgojmë me shqisa dhe ta masim me sahate dhe me kalendar, shtyhet dora-dorës në një kohë të fundit, absolute, në gjendje që t'u rezistojë të gjithë kohërave të tjera relative.

Në libër, Dunne i formulon kështu konkluzionet e tij, duke mbajtur parasysh si relativitetin ajnshtajnian, ashtu dhe intuita të tilla të Henri Bergson dhe të filozofëve të tjerë bashkëkohorë, përveçse të eksperimenteve të tija lidhur me hipnagogjinë, mbi ëndërrat, mbi telepatinë dhe fenomene të tjera paranormale. "Në mënyrë shumë të përmbledhur, do të thoja kështu:

1. Serializmi zbulon ekzistencën e një lloj "shpirti" të arsyeshëm - një shpirt individual sesa një parim të përcaktuar në kohën absolute - një shpirt pavdekshmëria e të cilit, për shkak se ekziston në dimensione të tjera të kohës, nuk e kundërshton fundin evident të individit në dimensionin kohor të fiziologjikes dhe ekzistenca e këtij shpirti nuk i kundërvihet zbulimit të fiziologjikes, nga e cila rezulton se, aktiviteti i trurit në bazë të çdo përvoje tokësore dhe të çdo aktiviteti intelektual shoqërues.

2. Ai demonstron se natyra e këtij të fundit dhe e zhvillimit mendor na jep një përgjigje të kënaqshme "pse"-ve lidhur me evolucionin, me dhimbjen, me lindjen, me gjumin dhe me vdekjen. Ai na zbulon ekzistencën e një Vëzhguesi të të gjitha gjërave, i cili është burimi i gjithë asaj vetëdijeje, atij synimi dhe asaj ndërhyrjeje që përbëjnë bazën e të menduarit mekanik të pastër; dhe Ai përmban në vetvete një vëzhgues më pak të përgjithësuar, që është personifikimi i të gjithë jetës gjenealogjikisht të lidhur dhe që është i aftë për mendime dhe parashikime të tipit njerëzor, por me një cilësi që shkon shumë përtej aftësive tona individuale. Tek Vëzhguesi suprem ne, vëzhguesit e veçantë, dhe ajo pemë gjenealogjike e të cilës jemi degë, jetojmë dhe gjejmë qenien tonë. Por nuk na pret asnjë lloj "absorbimi": tashmë jemi absorbuar dhe tendenca është drejt diferencimit.

3. Prova që Serializmi i jep unitetit të të gjithë mishit në një "Trup Suprem" dhe të të gjithë shpirtërave në një "Shpirt Suprem", jep bazën logjike të nevojshme të çdo teorie të etikës.

4. Ai na shpjegon ëndërrat; na shpjegon profecinë, na shpjegon vetëdijen dhe "arbitrin e lirë", ndërsa në zbulimin e tij të raporteve ndërvepruese midis fushave të paraqitjes së përgjithshme dhe individuale, ai jep elementin e parë thelbësor të çdo shpjegimi të atij fenomeni, që në mënyrë shumë të përafërt quhet "komunikim telepatik".

5. Ai nuk kundërshton as fizikën, as fiziologjinë e kohëve tona.

Nuk do të mund të vihet mënjanë me lehtësi një teori që i përmban të gjitha këto rezultate".

Dunne - që më pas i ka zhvilluar më tej këto koncepte në një libër tjetër, "The Serial Universe" të vitit 1934 - në fakt është përbuzur nga filozofët e Nëntëqindës, edhe pse teoria e tillë e Kohës seriale ofron mundësinë e shpjegimit të fakteve të ndryshme në rast të kundërt vështirë të kuptueshëm, midis të cilave të shikuarit e objekteve apo e personave të së kaluarës, si legjioni romak i humbur në malet skoceze apo Hollandezes Fluturuese.

Në fakt, në një teori të tillë, koha që ne e quajmë të tashme, si në një lojë kutiash kineze, ndodhet në një suksesion kohërash të mëtejshme, gjithmonë e më të gjera dhe gjithëpërfshirëse, deri në një Kohë të Fundit apo Kohë Absolute, që përkon me një Vëzhgues Suprem, themel logjik dhe ontologjik i të gjithë kohërave të mundshme.

Veç kësaj, na sjell në mendje kronovizorin e Padre Ernetti - makinën për regjistrimin e imazheve të së kaluarës - i bazuar pikërisht mbi konceptin që ngjarjet të cilat verifikohen në kohë nuk pushojnë së ekzistuari përgjithmonë, dora-dorës që e tashmja bëhet e kaluar, por mbijetojnë në një dimension paralel me tonin: një lloj depozite "akashike" ku reziston, jashtë kohës, gjithçka që ka qenë, që është dhe që do të jetë.

Duke integruar intuitën e Dunne lidhur me kohën dhe mbi universet serialë, me atë lidhur me "depozitën akashike" të të gjitha enteve reale apo edhe vetëm të mundshme, mund të arrihet në një tentativë të shpjegimit të fenomeneve si ato lidhur me të shikuarën e Hollandezes Fluturuese.

Praktikisht, bëhet fjalë për fenomene, në të cilat realizohet një vizion autentik i së kaluarës (në raste të tjera i së ardhmes), që i detyrohet një hendeku në rrjetin e një Kohe të rastësishme, nëpërmjet së cilës del jashtë, si të thuash, materiali lidhur me një kohë tjetër, duke u derdhur në një kohë të ndryshme nga ajo: e kaluar ose e tashme; që shpjegon respektivisht vizionet e së kaluarës dhe ato të asaj që akoma duhet të ndodhë dhe që megjithatë në atë tjetërkund, për të cilin kemi folur, tashmë ekziston dhe ka ekzistuar ka mundësi përgjithmonë.

Nëqoftëse është kështu, atëherë duhet pranuar se arbitri i lirë nuk është aspak i paragjykuar, pavarësisht se e kaluara tashmë ka ndodhur në Kohën Absolute: sepse ne, të zhytur siç jemi në një prej Kohërave të rastësishme të shumta, asgjë nuk dimë për atë që qëndron përtej kufijve të botës tonë të vogël.

Domethënë, asnjë mirazh dhe asnjë iluzion: ata dëshmitarë panë realisht një anije me vela të Gjashtëqindës, e cila avanconte me velat e shpalosura dhe veçanti të tjera shumë realiste, përfshi nganjëherë vetë kapitenin apo ndoshta timonierin; ose më mirë, ata panë gjurmën "akashike" të lënë prej saj gjatë udhëtimeve të saj realisht të kryera dhe të ruajtura në Kohërat e mëtejshme, e gatshme për t'u rishfaqur atëhere kur prodhohet një çarje aktuale në muret e Kohës tonë.

Nëse pastaj bëhet fjalë realisht për anijen e një kapiteni të mallkuar nga Zoti për shkak të krenarisë së tij të çmendur dhe blasfeme, ky është një problem tjetër, në të cilën luan peshën e tij, padyshim, sugjestionimi i veprave letrare dhe muzikore të disa artistëve të romanticizmit europian.

Por në vetvete fenomeni është real: u pëlqen apo nuk u pëlqen adhuruesve të një shkence arrogante dhe totalitare, që do të donte të ishte në gjendje të shpjegonte gjithçka dhe të zbulonte deri copën më të vogël të misterit, me mjetet e saj të varfëra pastërtisht sasiore dhe materiale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Legjenda e Hollandezes Fluturuese
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pjatat fluturuese ose objektet e paidentifikuara fluturuese - UFO
» Kulla e Djajve, legjenda e fisit Su dhe hipoteza shkencore
» Hitleri kishte pjata fluturuese!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaxy-KS :: Mistere :: Mitologji-
Kërce tek: